Meme 12: Kilet.

95 13 6
                                    

Damn gurl

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Damn gurl... that fake smile! 😅🤣

***

Unë: Nuk jam e shëndoshë, jam sexy me tepricë. 😌😎
Ndërgjegja: Boll gënjeve veten kur e di që je bërë si lopë. 😒
Unë: Ëhëhë... qepe se na flliqe. 😤😅
Ndërgjegja: Je ti që po flliq veten se po flet me vete. 🙄

***

Gjithsesi, ajo çka duhet të dini është që, mos u ndieni në siklet nëse shtoni ndonjë kile më tepër në trup. Kilet nuk tregojnë asgjë për personalitetin tuaj të brendshëm. Duhet ta doni veten për atë që jeni dhe që përfaqësoni ju si njerëz, me të mirat dhe të këqijat tuaja, me përsosmëritë dhe defektet tuaja, paçka se të tjerët duan t'ju ulin moralisht. Mos i dëgjoni ata, se ata atë punë kanë. S'kanë gjë më të mirë për të bërë se sa të llomotisin çdo ditë. Fakti se shtove një kile më shumë nuk do të thotë se po kryen një krim. Është gjë natyrale, diçka që kujtdo mund t'i ndodhë. Dikujt nga stresi, dikujt nga ndonjë shkak tjetër.

Është e rëndësishme që në disa raste të kini kujdes nga kjo gjë, sepse kilet e tepërta ndonjëherë mund të kenë pasoja të dëmshme... por mos e teproni duke ndenjur pa ngrënë, apo të tentoni të provokoni të vjellën për të nxjerrë jashtë atë që keni ngrënë ngaqë mendoni se do shtoni kile në trupin tuaj. Mos e shndërroni veten tuaj në anoreksikë apo bulimikë, sepse pasojat do i vuani vetëm ju.

Dhe... duajeni veten, por duajeni fort. Duajeni ashtu siç nuk mund të doni askënd tjetër. Edhe kaq pak mjafton që ju të ndryshoni realisht për mirë. 😊

Arti i MemeveWhere stories live. Discover now