~30

799 30 13
                                    

Aurora POV~
Bera te largohesha nga turpi vetem kur ne nje moment ndjej doren e Teodorit te me terheqe dhe me puthi. Filloi te me puthte lehte dhe po i ktheja puthjen. Pasi u ndame Teodori me perqafoi.
A: Teodor cfare bere?-thashe drejt tij me ze te ulet.
T: Te putha ty.
A: Ishte puthja ime e pare qe i jap nje djali.
T: Puthja e pare😳po ti me ke then qe ke qene e lidhur me nje djale me pare.
A: Ishte lidhje femijesh 2 her u perqafuam apo jo.
T: Me behet qejfi qe puthjen tende te pare e mora une. Auror-tha ai dhe me mori fytyren ne duart e tij- ti je e imja- tha ai dhe per nje moment thashe se vdiqa. Aq shume u emocionova saqe doja te therrisja nga gezimi.
T: Auror ti je e imja dhe do te jesh gjithmone e imja. Une te dashuroj Auror dhe te dua me shume se veten time qe diten e pare qe te pash zemra ime rrahu per ty dhe do te rrahe deri diten e fundit te jetes sime. Se pranoj dot te te afrohet dikush tjeter afer qe nuk jam une dhe cunat.  Vetem ta mendoj qe ti te jesh me dike tjeter me vjen te pelcas. Te dua Mia bella roza-tha ai drejt meje dhe iu sula buzeve te tij.
A: Edhe une te dashuroj Bukuroshi syblu-thashe drejt tij pasi u shkeputem nga puthja. Me mori ne nje prej perqafimeve te tij qe me pelqenin shume dhe po me puthte koken.
T: Bella roza eja hym brenda ne shkoll sepse te gjithe po hyjn brenda.
A: Teodor-thashe drejt tij.
T: Po vogelushe?
A: Faleminderit.
T: Per cfare vogelushe?
A: Per gjithcka dhe per diten e sotshme qe ma zbukurove sa nuk ka.
Ai mori fytyren time ne duar dhe filloi te me puthte neper fytyre.
T: Ti meriton gjithe boten bella roza. Te dua- tha ai drejt meje me puthi dhe njeher si te shuante mallin e atyre buzeve mishtore dhe perqafe u drejtuam drejt hyrjes se shkolles.
Po beheshim gati dhe shoh drejtorin te ngjitet ne podium. Filloi te falenderonte dhe me pas degjova te fliste per nxenesit me te mire.
Drejtori: Atehere dua te ftoj nxenesit me ekselente te shkolles sone te cilet tashme kane dhe nje pozicion pune ne kompanine "Fashion Art" te cilet jane: Aurora Flin, Katerina Morris, Leon Mendes, Elios Prey dhe Reina Roberts.
U ngjitem ne podium u reshtuam te gjithe dhe po qendronim me koken lart. Isha kaq e lumtur qe kishim arritur kete dite pasi ishim munduar shume per t'u bere dikush ne jete.
Isha kaq e lumtur per veten time qe arrita te plotesoja nje nga objektivat e jetes sime diplomimin me nota te larta. Jam kaq e gezuar qe ja arrita dites te shoh prinderit e mi te cilet me veshtiresi dhe mund me dhane gjithcka dhe arrita t'i bej krenare dhe mbi te gjitha tua shperbleja sadopak ate lodhje. Jam e lumtur qe motra ime me sheh me lote gezimi nga karriget e salles dhe ndihet krenare per motren qe rriti. Jam krenare per veten qe arrita me forcat e mia te behesha dikush ne jete dhe pse jo te behesha nje shembull frymezimi per nje person tjeter. Asnjehere nuk duhet te dorzohesh pavaresisht fjaleve qe njerzit mund te thone. Ka shume persona qe mendojne negativisht dhe jane pesimiste thone: "ajo nuk mundet" apo " s ka per te arritur askund" ose " nuk e ben dot". Edhe pse keto fjale iu kumbojne ne vesh kurresesi mos hiqni dore nga endrrat tuaja dhe vazhdoni para me me shume fuqi dhe guxim sesa me pare. Kthejini fjalet negative ne fuqi pozitive per veten duke ecur para per t'u treguar atyre qe nuk u besuan se une mundem dhe ja arrita qellimit.
Drejtori: Dua te ftoj dhe 5 nxenesit tane qe kane qene ekselente dhe tashme gezojne kompanine e tyre "Fashion Art": Teodor Stani, Amos Bros, Era Stani, Lea Stani dhe Kris Darvin- pas fjales se drejtorit ne podium hipen te 5 dhe moren certefikatat tona dhe po na i jepnin. Lea po ia jepte Elios, Amosi Kates, Era Leos, Krisi Reines dhe Teodori mua. U afrua afer meje dhe me psheretiu.
T: Jam krenar per ty dashuri-tha ai dhe syte mu mbushen me lote gezimi.
Teodori mori mikrofonin dhe po mbante nje fjalim.
T: Ateher faleminderit te gjitheve jam shum i lumtur qe po kthehem perseri ne nje dite kaq te vecante per te gjithe ju. E kam kaluar vete kete faze dhe i njoh shume mire emocionet qe te gjithe ju keni. Kjo dite shenon fillimin e nje kapitulli te ri per jeten tuaj si personale ashtu dhe profesionale. Do te perballeni me veshtiresi,deshtime,trishtime ama ne fund ajo cka ka rendesi eshte lumturia me te cilen do te shperbleheni. E di qe do keni shume momente qe do lodheni dhe do te mendoni te hiqni dore ama kurre mos e zgjidhni si opsion sepse nuk do tiu ndihmoje. Vazhdoni besoni ne veten tuaj dhe njerzit qe ju kane qendruar prane dhe gjithcka doni do ta arrini. Me vullnet dhe besim e pamundura behet e mundur.
Sonte kam ardhur jo pervec faktit qe 5 punonjesit e mi me te mire po gjithashtu dhe miqte e mi me te mire tashme po diplomohen por edhe per faktin se si kompani kemi vendosur qe ne kete shkolle te bejme nje investim kundrejt nxenesve me nota te larta dhe te japim akoma me shume bursa studimi per personat qe nuk mund te perballojne pagen e shkolles. Se bashku me ekipin tim dhe shoket e mi me te mire vendosem gjithashtu te ndertojme nje godine te re ku do te mund te praktikoni aftesite tuaja dhe te shpalosni talentin tuaj jo vetem mbi skicime por edhe mbi copa tekstilesh- degjova duartrokitje te shumta dhe ndihesha kaq e lumtur qe njoha dike si Teodori kaq i dhemshur dhe njeri shpirt mire- ju falenderoj te gjitheve-tha ai dhe zbriti nga podiumi.
Drejtori: Dua te ftoj dhe nje prej nxenesve te shprehe mendimin e tij. Aurora?- tha ai drejt meje.
U ngrita dhe u ngjita ne podium. Kisha shume emocione dhe isha e papergatitur.
A: Emm..pershendetje te gjitheve. Me falni por isha e papergatitur per kete gje. Dua si fillim te falenderoj familjen time mamin,babin motren dhe vllain qe me kane qendruar gjithmone prane. Dua te falenderoj njerzit e mi me te dashur qe kam nje jete qe i njoh dhe jam e lumtur qe i kam ne jeten time: Kat,Leo,Elio,Rein ju falenderoj pafund qe jeni me mua dhe jam pafund e lumtur qe e realizuam endrren tone sebashku dhe pame njeri-tjetrin sesi arrinte te realizonte me sukses endrren e tij prej vitesh. Dua gjithashtu te falenderoj dhe 5 personat me te rinj qe kane hyre ne jeten tone 2 muajt e fundit dhe kemi nje marrdhenie fantastike. Amos,Kris,Era,Lea ju falenderoj per gjithcka dhe jam shume e lumtur qe u njohem. Dhe ne fund dua te falenderoj ate qe e beri te mundur realizimin e nje prej objektivave tona Teodor faleminderit.
Ateher te dashur zonja dhe zoterinj dua tiu tregoj te gjitheve se gjithcka ne jete arrihet. Me besim dhe perkushtim,pune dhe lodhje gjithcka behet e mundur. Mos ndaloni kurre se enderruari pasi gjithcka e ka nje motiv. Dua tiu them qe jam krenare per veten time. Nuk dua te krenohem apo tregoj mendjemadhesi ama jam krenare ketu ku jam sot. Ndihem e lumtur teksa shoh mamane time apo dhe babain tim te cilet qajne nga gezimi dhe, qe me veshtiresi dhe pune te palodhshme me sollen ketu ku jam sot. Jam pafund e lumtur teksa degjoj mamin dhe babin tim te thone jemi krenare per vajzen qe rritem. Jam e lumtur qe shoh motren time te ulur ne podium teksa me ben shenja te ndryshme per te me bere te qesh dhe me pas te beje shaka me mua-dhe te gjithe po qeshnin- jam e lumtur teksa shoh vellain tim te ulur bashke me bashkeshorten dhe femijet e tij dhe me shohin me admirim dhe plot dashuri. Jam e lumtur ketu ku jam sot dhe do te jem nje shembull frymezimi per dike i cili ka humbur shpresat dhe mendon se nuk mundet. Me besoni gjithcka arrihet edhe pse perpara do te kalosh pengesa nga me te ndryshmet. Disa do t'i kalosh lehte dhe vete dhe tek disa do te rrezohesh ama njerzit e tu te dashur do te ngrene doren dhe do te ndihmojne qe gjithcka te mire apo te keqe ta kalojne me ty. Besoni veten tuaj dhe me pas te tjeret perreth dhe gjithcka do te jete me mire se dje por jo me bukur se neser. Faleminderit.-thashe une dhe te gjithe filluan te duartrokisnin dhe brohorinin me te madhe. Zbrita nga podiumi dhe te gjithe filluan te ngriheshin dhe largoheshin drejt daljes ku do te hidhnim kapelet tona dhe me pas do te benim foto me pelerinat e veshura...

VAZHDON...
Pershendetjeee te gjithevee. Shpresoj tiu kete pelqyer kjo pjese dhe fjalet❤️❤️ motivuese. Jane fjale te dala nga shpirti dhe me besoni gjithcka eshte e mundur.❤️❤️ Shihemi pjesen tjtr puuuccc😘😘

Dashuria Dizajni Jone💘Where stories live. Discover now