78.

456 27 19
                                    

Pasi mbërritën në destinacion...

Një makinë e errët po udhëtonte drejt vendit ku do të qendronin tashmë ata të dy. Rruga nga aeroporti drejt ndërtesës së madhe zgjati 15 minuta. Dhe shumë shpejt, makina u gjend përpara një porte të madhe të një vile luksoze. Porta u hap nga njëri prej rojeve, dhe makina hyri brenda. Sapo ndaluan përballë asaj shtëpie, Aleks fiku makinën, ndërkohë që Flavio dhe Megan zbritën prej saj.
-Aleks, zbriti ato valixhe dhe lëri aty. Thirr një nga shërbyesit që të vijë t'i marrë ato valixhe e t'i çojë sipër. Dhe mos harro të çosh makinën në garazh, - tha Flavio.
-Patjetër, zotëri, - u përgjigj Aleks.

Ndërkohë që mbaroi me urdhrat e tij ndaj Aleksit, Flavio ktheu vështrimin e vetë nga Megan. Ajo kish ngelur me gojë hapur qëkur zbriti dhe nuk po ia shqiste sytë atij oborri të madh, të mbushur me gjelbërim.
-Ku jemi këtu? Mos jam në ëndërr dhe nuk jam zgjuar akoma? - reagimi i saj bëri që në fytyrën e Flavios të krijohej një buzëqeshje.
-Jo Megan, nuk je në ëndërr. Kjo është shtëpia ime.
-Shtëpia jote? Ok... sa njerëz jetojnë këtu? - vazhdonte ende të ishte e hutuar.
-Hmm... unë, Aleksi, truprojat e tjerë, rojet e portës, shërbyesit dhe shërbyeset e shtëpisë.
-Shtëpi i thua kësaj ti? Kjo është kështjellë, e marrtë e mira! Vetëm shtëpi nuk mund ta quaj një ndërtesë të tillë kaq të madhe.

Flavio qeshi kësaj radhe.
-Hahahah! Epo... ki parasysh që unë jam një bilioner, Megan. Dhe si një i tillë, mund të jetoj vetëm në një ndërtesë të tillë.
-Dreqin, është kaq e madhe! - Megan akoma nuk kishte zbritur me këmbë në tokë. I dukej si ëndërr.
-Prit kur të hysh brenda, - tha ai duke buzëqeshur.

***

Nuk mund t'i besonte syve që në atë moment po gjendej brenda asaj vile. Pamja ishte komplet luksoze, e mbizotëruar nga dizajni klasik dhe ngjyrat e ngrohta, por jo aq të ngrohta sa të vrisnin sytë. Një një pjesë të shtëpisë mbizotëroin detajet antike spanjolle kryesisht në mobiljet që gjendeshin brenda, të ndërthurura me modernen e ditëve të sotme. Ishte një kombinim i dyanshëm në dizajn, që çuditërisht, si ai antik dhe ai modern bashkëvepronin mirë në këtë shtëpi.
-Oh Zot... më mbaj Flavio, do të më bjerë të fikët. Këtë që po më shohin sytë nuk e kam parë as në ëndërr.

Vazhdonte ende të mos e merrte veten, ndërkohë që Flavios i vinte për të qeshur. Në fakt, ajo nuk kishte dhe aq faj pse reagonte në atë mënyrë, sepse nuk kishte jetuar kurrë në një ndërtesë të tillë. Për këtë, Flavio ishte mëse i bindur.
-Mirë atëherë, meqë po më thua të të mbaj...
Nga një ëndërr me sy hapur tek i vetmi realitet që njihte në gjithë atë shtëpi, Megan e gjeti veten shumë shpejt në krahët e tij. Kështu e vështroi në sy.
-Flavio...
-Kam një surprizë për ty, - i pëshpëriti ai, me një zë të ëmbël.
-Vërtet?
-Po. Kështu që mbahu fort, derisa të mbërrijmë atje.

Me Meganin në krahët e tij, Flavio shkoi drejt shkallëve që të çonin në katin e dytë të vilës. Ngjiti shkallët dhe, duke ecur iu afrua një dere. Me siguri atje fshihej surpriza për të cilën ai po fliste. E zbriti Meganin nga krahët e vetë dhe, me dorën e djathtë hapi bravën e derës.

Hynë brenda, duke ecur ngadalë. Ndryshe nga pjesa tjetër e asaj vile ku mbizotëronte klasikja dhe antikja e ndërthurur me modernen, kjo dhomë kishte një pamje tjetër, në të cilën dukej qartë se mbizotëronte ngjyra rozë dhe e bardhë. Ishte një dhomë në të cilën mbizotëronte feminiteti në ato detaje që i përshtateshin karakterit të Meganit. Kështu, Flavio u gjend pas shpinës së Meganit, me duart mbi supet e saj.
-Kjo do të jetë dhoma jote për sa kohë që do të qendrosh këtu, Megan. I ke të gjitha ato që të duhen. Plus, si çdo dhomë gjumi e mundshme në këtë shtëpi, ke një derë që të çon drejt e në tualet. Kjo të shërben ty që të mos dalësh nga dhoma e të kërkosh tualetin në ndonjë cep tjetër të shtëpisë. Ke një garderobë plot me veshjet që të përshtaten, si edhe me disa veshje që ndonjëherë do të të duhen në rast pune. Ke edhe pasqyrën, tavolinën e saj, si dhe disa produkte kozmetike që të përshtaten me pamjen. Dhe sigurisht, kësaj dhome nuk mund t'i mungojë ai krevat i madh ku mund të shtrihesh gjatë e gjerë, sipas qejfit tënd.
-Flavio... unë...
-Apo... do të të pëlqente të flije në një dhomë me mua? S'do e kisha aspak problem nëse do të flije natë për natë në shtratin tim, - i pëshpëriti në vesh, me një buzëqeshje djallëzore.
-Jo jo, është ok. Fundja... unë kam nevojë për privatësinë time shumicën e kohës, kështu që e pranoj këtë dhomë me gjithë qejf, - buzëqeshi ajo, në siklet e sipër.

Haters - Lovers (Shqip)Where stories live. Discover now