Shije lirie

113 11 9
                                    

Vajza qe bindte veten se ajo ndrojtje ndaj dashurise shkaktohej nga ana e erret qe kjo e fundit fsheh, jo ajo e bukura e librave apo filmave qe te jep krahe per te fluturuar e te riperterin nga e para, sot po sheh ne pasqyre shembellimin e saj te veshur me fustan bore te bardhe. Sa e ndjesi e cuditshme kjo, lumturi e perzier stresin a do te shkoje gjithcka mire ndoshta edhe me pak frike te pashpjegueshme. Nderkohe qe jashte degjohen zerat e grave te fisit qe me kane ndihmuar te pergatitem, une po perpiqem me gjithe qenien time te shijoj absolutisht cdo sekond sepse e di qe pas disa oresh, kur kjo aventure te kete mbaruar, gjithca do te kthehet ne kujtime e nuk do t'ia lejoja vetes te veniteshin me kalimin e kohes.

Une nuse, une e martuar, une ne dasmen time, gjithcka po ndodh tani, ne kete moment...kujt ia merrte mendja se kjo fantazi e kycur thelle ne skutat e mendjes time do te behej nje dite realitet. Jeta qenka me te vertete nje lojtare shume me e forte sesa duket, aq e forte sa te shembe nje keshtjelle te tere planesh te ndertuara me mund gjate gjithe viteve te jetes e te arrije ne fund te plotesoje gjithmone tekat e saj.

Por ndryshe nga filmat, une nuk kam kohe mjaftueshem te reflektoj per vendimin qe po marr, sepse, sic gjithcka ne Shqiperi, edhe dasmat jane shume te zhurmshme, gati gati nje kaos. Marsi hap deren si pa te keq, pa trokitur e pa marre leje dhe me nje ze ankues me thote te ulem poshte sepse po me pret burri im i ardhshem.

Ah po, burri im, besoj se vec ate harrova ta permend ne te gjithe kete dialog me mendjen time. Luisi eshte perkufizimi ideal i personit qe kam kerkuar gjate gjithe jetes, atij qe mendoja se ekzistonte vec ne mendjen time e do te qendronte pergjithmone aty, pa arritur te konkretizohej ne nje figure fizike. Nese gjithmone une kam qene mbeshtetja per te tjeret, pa pritur te njejten gje ne kembim, ai ne heshtje arriti ta rrembente kalane e jetes time dhe te behej aq i rendesishem sa nje nate pa folur me te me dukej nje shekull. Ai u be mbeshtetja dhe streha te cilen kam kerkuar kaq gjate neper zemra te huaja. Kurse tani, vec disa minuta na ndajne nga casti kur une do te krijoj folene time me djalin qe iu bashkua ate pasdite fund-dhjetori ne kafenene e Milanos grupit tone e me pas nuk u nda kurre. Besoj se jam gati!

Nuk e le me ne pritje Marsin e cila po mbante dorezen ne menyre qe dera te mos mbyllej, dhe duke treguar kujdes te mos shqyej fustanin i cili ne fakt nuk ishte ai i endrrave por i vetmi qe mu pershtat me trupin tim vocerrak, zbres shkallet e pafunda ku me pret Luisi. Kemi qene bashke kur zgjodhem si fustanin tim ashtu edhe kostumin e tij, prandaj paraqitja nuk na ben pershtypje asnjerit. Ajo qe me le pa fryme eshte aura e tij e cila nuk ka ndryshuar qe nga dita e pare qe u takuam. Ato syte e kafenjte te celet me duket sikur kam gjithe jeten qe i njoh...pastaj kur kombinohen dhe me nje harkim te lehte buzesh si ky i tanishmi, me bejne te ndihem si ne shtepi.

-Uau, ende nuk me besohet qe kemi arritur ne kete pike se bashku Vogla. Po te pyes per here te fundit: A je e sigurte?-ai me shtrengoi fort duart si te donte te me thoshte te mos e braktisja kurre.

-Ti me te vertete je i cmendur. Kemi lene qimet e kokes ne kete dasme dhe mendon se une do te heq dore ne momentin e fundit!-dua ta shtensionoj situaten sepse nje gje e tille me duket budallallek me dy bishta,-Por meqe ti i ke qejf filmat dhe fjalet e bukura: Po, Luis. Ne jete gjithmone kam dashur t'i bej qejfin te tjereve dhe rralle here kaq qene e sigurte ne zgjedhjet e mia, por kjo nuk vlen per ty. Mezi po pres te behem gruaja jote.

Me te thene keto fjale zgjetem fare pak per t'i lene nje puthje fare te vockel ne buze e cila ndoshta me ka kushtuar grimin perfekt, realizimi i te cilit zgjati dy ore, dhe i mbeshtetem te krahu i Luisit, si nje pike orientimi per kembet e mia te cilat dridhen pak nga emocionet e pak me teper nga takat e larta vrastare.

Dera e salles hapet dhe syte e rreth 200 te ftuarve jane mbi ne te, seili me i emocionuar se tjetri. Nuk jam mesuar me qendren e vemendjes, jo se nuk e kam pasur qejf, por fale Zotit jam rrethuar nga njerez te zhytur ne të, te cilet me kane mesar shume mire si te mbijetoj ne kete mes. Barkun brenda, veshtro me konfidence sikur te mos ekzistonte askush pervec teje dhe drejto shpinen. Hajde Mona, disa ore jane. Pastaj dashuria dhe martesa nuk kornizohen ne syte e njerzve te kesaj salle. Vec ti e di se cfare eshte Luisi per ty dhe se cfare jeni ne gjendje te beni per njeri-tjetrin. Qetesohu dhe shijoje!

Mora fryme thelle dhe buzeqesha duke i shtrenguar doren fort Luisit dhe fillova marshimin drejt altarit pa kthyer koken as majtas as djathtas per nje shenje te mundshme qe mund te me shperqenderonte. Kesaj radhe do te isha une ajo qe vendosja, e ne fakt ashtu ndodhi. Edhe gjate kercimit nuk arrita te ndiqja dot hapat qe kishte caktuar koreografi (me duket se harrova t'jua them se jam keq ne kercim, jo se dua vete, thjeshte nuk jam trajnuar sa duhet) por fale Zotit, Luisi arriti te koordinohej sic duhet. Besoj se mund ta kuptoni pse kam zgjedhur ate si bashkeudhetarin tim. Nuk ngurrova as kur i thashe "po" punojesit te bashkise qe na kurorezoi. Pas shume kohesh vendosa vete, per dicka timen dhe nuk pendohem aspak. Paska nje shije te cuditshme. Shije lirie...

KRYQEZIMWhere stories live. Discover now