Miremengjes interes

38 5 14
                                    

Kisha mbetur e ngrire me syte e ngulur ne telefon duke veshtruar mesazhin e shkruar e zeza ne te bardhe i cili me buçiste ne koke. Siç duket edhe zemra qe po çante kraharorin nuk e besonte dot ate çfare syte kishin lexuar.

"Ku je?", i shkruajta menjehere duke u munduar te ruaj qetesine pasi habia ime as nuk nuk e perkeqeson situaten e as nuk e ndreq ate.

-Luis,-iu drejtova me sy lutes por ne faj njekohesisht, sapo Teo mu pergjigj-Mateo, ai shoku im qe ishte ne dasmë, eshte ne nje gjendje shume te keqe. Duhet te jem prane ti,-Fjaline e fundit e thashe me ze te ulet dhe disi e frikesuar per reagimin e tij. Edhe pse Luisi i ka dhene te gjitha provat se eshte nje njeri i mrekullueshem, plaget e se kaluares jane me te thella.

-Patjeter! Hajde te te çoj une! A mund t'ju ndihmoj me ndonje gje?-ai u ngrit para meje ne gatishmeri te plote e aty e kuptova se isha martuar me nje xhentëllmen te vertete.

Luisi ndali makinen perballe pallatit ku banonte familja e Teos. Shume pak gjera kishin ndryshuar qe nga koha kur kam kaluar aty per here te fundit. Pjesa perballe pallatit ishte ende e pashtruar e dy kasolle qenjsh gjendeshin ende aty, kurse te zotet kishin dale jashte tyre per te shijuar freskinë e nates. Ashtu siç beja edhe dikur, ngrita koken ne kerkim te dritares se katit te katert me grrila ngjyre jeshile per te dalluar apartamentin e Teos nga dy te tjeret qe gjendeshin rresht. Drita e dhomes se tij arriti te depertonte deri tek une fale te çarave te vogla te grrilave e kjo me lehtesoi disi. Te pakten ai ishte mire.

Rrembeva çanten dhe dola nga makina rrufeshem duke harruar te pershendes Luisin dhe menjehere u ngjita ne katin e katert te atij apartamenti tipik shqiptar qe uleriste "i ndertuar ne komunizem". Trokita ne deren e pare qe me doli perpara pa ditur nese i perkiste familjes Koçi apo jo, sepse, ndoshta eshte per tu çuditur por ne 5 vite miqesi me Teon un nuk kisha qene asnjehere ne shtepine e tij.

Nje zonje bjonde kaçurrelse me hapi deren dhe dallova menjehere figuren e dashur por disi te ngurte si gjithmone te Aniles, pastaj zerin e saj shume te ngjashem me te Mateos te me fliste:

-Mona!-tingelloi mjaft e lumtur qe me pa,-Paske ardhur?!

Me ftoi te futesha ne korridor e me puthi ne te dyja faqet. Anilen e njoh nga takimet me prinder ku mund te kete ardhur maksimumi tre here dhe nga bisedat ne WhatsApp kur perserisnim me Teon e ajo vinte te na tregonte per ndonje kusheri te sajin qe shkonte te studionte jashte shtetit, apo per ndonje histori suksesi qe jepej pasditeve te Rudina.

-Urdhero brenda,-me ftoi ne dhomen e ndenjes dhe kaloi para per te me treguar rrugen. Nderkohe une veshtroja perreth dhe mundohesha te beja lidhjen me mjedisin qe kisha pare ne kamera.

Salloni ishte pak a shume ai qe kisha imagjinuar. Nje dhome e kendshme, jo shume e madhe, e lyer ne nje te verdhe te embel. Divanet ngjyre blu te erret, te vendosur petballe bufese te linin hapesire per te vezhguar mjaft mire fotot e vendosura neper korrniza. Nje foto familjare, foto e femijeve dhe nuk kishte si te mungonte...nje foto nga diplomimi i Mateos.

-Mora vesh qe je martuar,-tha Anila teksa vinte drejt meje me qerasjet qe çdo amvisë shqiptare i mban ne shtepi,-Mu be shume qejfi. Me trashegime e u plakshi bashke. Nga ku e kemi dhendrin?

-Eshte shqiptar, nga Durresi por eshte lindur e rritur ne Itali,-thashe teksa fusja ne goje nje biskote.

-Me cfare merret?

-Eshte dentist,-iu pergjigja krenare per bashkeshortin tim e ajo beri nje mimike sinonim i fjales "qenka i mëkëmbur".

-Marshalla! Po ti a punon?

-Po, punoj,-filloi edhe njehere pjesa e sikletshme,-Jap anglisht ne nje gjimnaz si dhe mesoj femijet e emigrantave azilantë ne menyre vullnetare.

-Per bukuri te Zotit,-tundi koken por e di qe perbrenda edhe ajo po me gjykonte. Ne fund te fundit eshte mamaja e Teos, dardha nen dardhe bie. Sapo lexova mesazhin u ngrita per te dale ashtu siç isha, pa rregulluar floket, me nje pale xhinse te shkurtra e nje kanotiere te zeze e si duket kjo i ra ne sy Aniles pasi po me shikonte nga koka tek kembet.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Oct 08, 2022 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

KRYQEZIMWhere stories live. Discover now