Erdhem ne!!

47 8 13
                                    

Gjithcka po shkonte ashtu sic e kishim planifikuar une dhe Luisi, fale Zotit pa nderhyrjen e nje halle apo tezeje qe do te beje ligjin e mbremjes. Muzika gjalleronte, te rinjte kercenin sikur te kishte qene ky rasti qe kishin pritur per ti thene "jo sot" gjithe streseve dhe defreheshin sikur te mos kishte te neserme. Nderkohe une dhe tashme im shoq, ishim "fshehur" ne tavolinen e ciftit duke ngrene cfare na dilte perpara.

-Sikur ai punojesi i bashkise te zgjatej dhe me teper, te betohem se do ta kisha gllaberuar te terin nga uria. Po vdes, a me kupton,-iu sula pjates se Luisit si nje luan i cili sapo pa prene e tij,-Te lutem shikoje pak kete antipasten. Shih si me lutet qe ta ha. Mam' me vjen keq se ke hallin e kilogrameve, por kjo shoqja ketu eshte shume e bukur per te mos u ngrene,-kerkoj falje per "mekatin" qe po kryej dhe me te rrembyer pirunin, antipasta perfundon nga pjata ne buzet e mija. 

-Hallin e kilogrameve? Sikur nje hall i tille te ekzistonte vertete nuk do te kishim zgjedhur kete fustan Mona, prandaj t'u befte tul e dhjame zemer,-Luisi qesh kur shikon gjendjen time dhe me pastron buzet me peceten e bardhe mendafshi e cila ishte e dizenjuar per funksion tjeter. 

-Mona hajde pak te lutem!-me lutet vellai im, xhelati i viteve te femijerise time,-Kemi nje problem te vogel.

Ne ate moment sikur bota ndaloi se rrotulluari sepse me ne fund, pikerisht kur e binda veten se asgje nuk mund ta prishe naten me te bukur te jetes sime, del nje problem i pabindur qe nuk do te me lejoje te festoj e qete kurorezimin e nje kapitulli te ri. 

Perplasa me force pjaten por fale Zotit muzika ishte aq e larte sa te mos terhiqte vemendjen e dasmoreve dhe ndoqa nga pas Drenin i cili po printe drejt daljes.

-Po cfare ka...-u nisa t'i thoja por kur rrezja e shikimit me kapi tri silueta te njohura, e kuptova se problemi per te cilin po fliste Dreni nuk ishte aspak i vogel.

Te gjithe vitet e gjimnazit me kaluan para syve kur Mateo dhe Luna thirren te gezuar "shprehjen tone": "ERDHEM NE!!". Nje ndjesi sikleti me pushtoi komplet trupin dhe papritur u  mpiva. Nuk dija si te reagoja: ata me kishin munguar me te vertete shume por pse valle nuk u lumturova qe i pashe pas tete viteve? Ndoshta e ka fajin dasma. Asnjehere nuk jam mesuar te jem qendra e vemendjes, aq me teper kur shoqerohesha me ta prandaj gjithe keta sy te ngulur mbi mua po beheshin vrastare. 

Ajo heshtje do te kishte vazhduar po te mos ishte per Lunen qe erdhi dhe me perqafoi fort duke me tundur sa majtas-djathtas.

-Kujtove se shpetove prej nesh ti picirruke?

-Me falni njihemi gje ne,-Teo vendosi gishtin tregues ne koke sikur po kujtohej pastaj me kapi per dore dhe me rrotulloi 360 grade. 

-Ti nuk ke goje te flasesh,-Luna i ra lehtas ne shpatull per ta qortuar,-Sa shpejt i harrove ato ditet kur duhet te ndiheshim te privilegjuar nese na hapje telefonin! Megjithate,-ndaloi pak hovin dhe me veshtroi nga koka tek kembet,-as kjo gjeja ketu nuk mbetet pas se bashku me tradhtaret e tjere qe premtuan se nuk do ta harronin njeri-tjetrin pas gjimnazit. 

-Lunaa, mos ma prek Monen se shiko paska qene e zene me pune te tjera, nuk ka pasur kohe,-shoku me shtrengoi ne ate gjysmeperqafimin tipik ku koka ime mberrinte deri te qafa e tij dhe arrija ti ndieja fare mire aromen e parfumit qe e kishte nderruar. Sa idiote edhe une! Atehere kemi qene adoleshente, nuk dinim ku e kishim koken. Pse zhgenjehem qe nuk po degjoj me te njejten arome pas te ciles isha dashuruar ne klasen e njembedhjete. Madje tani me vjen te shkul leshte e kokes kur kujtohem sesi gjeja nje pretekst ta perqafoja Teon cdo dite vetem qe nje pjese e parfumit te me ngjitej edhe mua.

-Po si e moret vesh per dasmen?-ishin fjalet e para te cilat nxorra nga goja, me siguri jo me te pershtatshmet per t'u thene ne nje situate te tille. 

-Ti mund ta kesh harruar premtimin por Dreni jo. Ai na shkroi ne Instagram dhe na ftoi ne dasmen tende. Ne sigurisht qe u cuditem se c'ne ti dhe dasma, po per kete do te flasim nje dite tjeter,-Luna me shkeli syrin dhe filloi te fliste perseri sikur t'i kishin mohuar te drejten e fjales gjate tete viteve te kaluara,-Si miq te mire qe jemi, normalisht qe do te te mbeshtesnim ne ate qe eshte dita jote me e bukur prandaj ja ku jemi.

Ok nje minute, te korrigjoj dicka "ate qe ishte dita ime me e bukur", deri para se te vinin ata te dy. E vertete qe e kemi bere ate premtimin se do te jemi prezent ne dasmat e njeri-tjetrit, por dreqi e marrte dua qe vemendja te jem une dhe burri im nje here te vetme. Sepse e di qe sa here ata shfaqen diku, me doemos do te behen qendra ime e Universit dhe nuk do te arrij dot te perceptoj gje tjeter pervec Lunes dhe Mateos. Keshtu ka qene gjithmone dhe keshtu do te vazhdoje deri ne pafundesi sepse nuk ka aspak lidhje me pjekurine por me mua si person, me vendin qe kane ne zemren time keta individe me, apo pa meriten e tyre. Ndoshta prandaj jam munduar t'i mbaj sa me larg vetes. Ndoshta fraza "kam harruar" qe i thashe me pas Lunes ishte thjesht nje justifikim. Ndoshta une doja te harroja...

KRYQEZIMWhere stories live. Discover now