Nje jete me ty

33 6 19
                                    

Dita e bukur e dasmes u pasua nga dite te tjera edhe me te bukura te marteses. Ishim akoma ne Shqiperi, e kjo si rezultat i deshires se Luisit, se po te ishte per mua nuk do te qendroja asnje sekonde me teper. Shqiperia ma ka nxire jeten mua, e une ia kam pire lengun asaj per tetembedhjete vite me rradhe. Burri im po ben naten dite qe edhe ky vend te mbushet me kujtime te bukura per mua dhe dalengadale, ashtu si milingonat punetore, po ia del. Mund te them me plot goje se muaji i fundit ka qene me i bukuri i jetes time, me i paqti, me i lumturi sepse e di qe nje lumturi e tille nuk eshte e perkohshme, por kam nje jete te tere per ta eksploruar.

Ndoshta eshte edhe nje forme "demshperblimi". Luisi urren t'i mbetet borxhli kujt, kurse une urrej faktin qe ai "dikushi" jam edhe une. Ne jemi burre dhe grua, dy gjysma qe puthiten persosmerisht e Zoti na kryqezoi pikerisht me njeri-tjetrin mes gjithe ketyre 7 miliarde qenieve njerezore. Ndoshta keto fjale u desh ti thosha ate nate kur mberritem ne dhomen e hotelit.

Para 1 muaji...

Pas shume puthjeve e perqafimeve me shoket e vjeter, cifti tashme i rraskapitur, pra ne mberritem me ne fund ne dhomen e hotelit.

-Me fal...per gjithcka,-Luisi ndali para deres dhe me kapi krahun per te me kthyer nga vetja. Fjalet e Teos do t'i kene sjelle edhe atij mjaft kujtime te cilat mendoja se i kishim groposur me kohe.

-Te lutem, e kemi diskutuar edhe me pare kete, me duket e tepert ta rihapim serish. Ajo cfare ndodhi, ndodhi. Jeta vazhdon,-i perkedhela faqen me doren e djathte e ai me puthi pellemben e saj. Isha e sfilitur per gjume, e nje bisede e tille vetem sa do te mi shteronte edhe me teper fuqite. Boll surpriza kisha kisha patur ate nate.

I kerkova Luisit te me zberthente pak fustanin e nuserise, e me pas iu drejtova tualetit per ta hequr fare, se bashku me grimin dhe lirova koken nga pesha e karficave te vendosura per te mbajtur te palevizur trendafilin e bere me floket e shtuar. Mbusha pellembet me uje dhe zhyta fytyren ne lengun vital brisk te ftohte qe me kthjelloi disi. Pastaj u ktheva ne dhomen e hotelit per te gjetur Luisin te shtrire ne krevat me kostumin e dasmes. Duart i kishte mbeshtetur pas koke dhe syte i mbante te mbyllur duke te dhene pershtypjen se po flinte.

KRYQEZIMWhere stories live. Discover now