2

1.1K 71 72
                                    


Mesimi ate dite kishte vazhduar normalisht. Ishte studente ne fakultetin e mjekesise dhe kjo gje kerkonte vemendje maksimale, punonte fort, shume fort vetem e vetem qe te bente krenare familjen e saj.

E kush s do donte qe te bente krenare familjen e saj. Ishte e vetmja vajze e Behrameve dhe prisnin shume nga ajo.

Rrugen per ne shtepi e beri ne kembe sepse nuk ishte shume larg. Kishte vene kufjet ne vesh dhe po degjonte muzike shqip. Muziken e kishte pasion, edhe kercimin, shkonte ne kurs kercimi ne kohen e lire.

Me kufjet ne vesh po ecte per ne shtepi kur nje makine iu afrua prane, ndaloi prane saj, ajo ktheu koken dhe e pa. Ishte makine me xhama te zinj, nuk mund ta shikonte personin qe ishte brenda por dukej vetem pak qe ishte nje djale me syze te zeza ne koke dhe nuk e dallonte dot se kush ishte.
Ai i ra borise nje here, qe do te thote vdekje dhe ia beri me gisht asaj.

Ajo qeshi dhe i ra makines me shqelm.

-Ah ropt e shpis sipas gjatesise ku ti keni mor. Mua do me frikesoni ju a, keni gjet personin e gabuar mor. S me rruhet hic.

Pasi qeshi edhe njehere u largua per ne shtepi. Sapi hyri brenda ne shtepi te gjithe ishin mbledhur aty pasi e kishin marre vesh se cfare kishte ndodhur.

-E dija qe me kishe ngjare mua, por qe te jesh kaq budallaqe nuk e di- I tha Ajani sapi hyri ne shtepi.

-Do filloni ju tani a?- Ia ktheu ajo e bezdisur.

-Nuk je ne rregull ti?- E pyeti Lioni serioz.

-Xhaxha, babi, nuk eshte hera e pare qe me ka ndodhur nje gje e tille, madje ju keni qeshur perhere kur une e kam bere kete gje.

-Sepse nuk ishte aq serioze sa tani o budallaqe-I tha Rejani i shqetesuar per motren e  tij.

-Situata eshte me serioze nga sa e mendon- I tha Miri duke iu afruar- Duam qe ti te jesh e sigurte.

-Nje sekonde tani- Tha Amaris- ma shpjegoni pak situaten. Pse eshte kaq serioze?

-Ata te cilet e kane kercenuar nuk jane njerez dosido, jane te rrjetit te Kartelit me te fuqishem te Londres.

-Mirepo a s jemi ne me te fuqishmit e Londres? -Pyeti Hejzell

-Jo nuk jemi. Ata kane shume lidhje neper bote, dhe duan te na heqin qafe neve pasi na shohin si kundershtaret kryesore- i tha Ajani.

-Dhe perderisa te kane kercenuar ty nuk bejne shaka. Je shume e rrezikuar. Edhe ne shkolle eshte rrezik.

-Une nga shkolla nuk largohem, gjejeni nje menyre. Jeni gjithe keto burra per marshalla ketu, nje femer e mbroni.

-Normalisht qe te mbrojme- Tha Rejani- Por ne nje menyre qe ty s te pelqen.

-Si pershembull?

-S ka dalje, shkollen do e besh me mesues privat dhe te zgjedhur nga ne, kursin s ka shanse me e vazhdu, do shkeputesh lidhjen me shoqerine.- Filloi t ia numeronte Lioni.

-Cfareee? A je ne vete xhaxha? Cfare po thoni? Do me burgosnii?

-Po sikur te shkosh tek Xhejsoni?- pyeti Amaris.

-Eshte nje zgjidhje shume e mire- tha Ajani, por te gjithe e dinin pergjigjen e Xhejsonit dhe te Hejzellit.

-Jo. Une s kam nje vella tjeter, jua kam thene edhe me pare. Pastaj edhe nese pranoj une ai s don te ma shohi bojen mua e jo me gje tjeter. Ju lutem ca thoni aman, ai s don ta dije a jam gjalle apo jo. - Te gjithe kishin ulur kokat dhe s po flisnin, gjithcka cka ajo tha ishte mese e vertete. - Keshtuqe gjeni nje zgjidhje tjeter dhe une te mos kem te bej me ate njeri qe as emrin s dua t ja permend. - tha dhe pastaj ngjiti shkallet per ne dhomen e saj ku u hodh mbi krevat permbys rendshem.

-Pse duhet te me ndodhin mua keto gjera O Zot? Kujt i kam bere keq, pse po denohem? - pyeste veten por pa pergjigje. E ku ta dinte ajo qe ajo cka ajo e quante denim akoma s kishte filluar.

Kishte ndenjur nje ore ashtu shtrire dhe e kishte zene gjumi. Kur hapi syte pa qe ne krevatin e saj ishte ulur Lioni.

-Xhaxhii. Me trembe.

-Gjithmone kam dashur qe te kisha vajze vete, nuk e di pse por kam pasur nje deshire te paimagjinueshme per nje vajze. I kisha gjetur edhe emrin madje. Ama zoti s ma dha, me dha tre djem, jam mese i lumtur per femijet qe kam ama ti nuk je vetem vajza e vellait tim, je edhe vajza ime. Njejte si vajzen time te kam pasur. Kur ke qene e vogel mezi flije naten, nxiheshe nga te qarat po te te mos te mbanin ne krahe. Kur prinderit e tu i zinte gjumi ose ishin te rraskapitur per gjume te mbaja ne krahe dhe shetisja te gjithe shtepine mbare disa here brenda nates derisa te zinte gjumi. E kur te zinte gjumi doren tende te vogel e mbaje gjithmone ne faqen time. Kane kaluar aq shpejt vitet, je bere 20 vjece tani. Gjithmone ne shtepine tone do te mbetesh e vogla jone, vajza jone e vogel. Me vjen keq qe s te mbrojme dot, dikush tjeter duhet ta beje ne vendin tone.

-Xhaxha ju lutem mos me coni tek Xhejsoni, me mire me lini te vdes. Kurre vec tek ai ju lutem jo.

-Jo tek ai.

-Por kush??

-Tajson Gega.

-Kush mor? Ai geji a? Po ik mor xhaxh ai eshte gej fare, ai s me duron mua, une se duroj do ate. E sigurt qe per dy dite do vriteshim.

-Duhet te ndryshosh mbiemer.

-Me gjeni dike tjeter. Kush s do donte te martohej me mua aman? Une jam si shpirt.

-S do jete martese e vertete.

-Sido te jete, une dua dike me te cilin te argetohem, te flas. Ai s flet nje llaf aman, si qesh najher buza.

-Epo me te do te vazhdosh jeten normalisht, vec do te jetosh me te ne nje shtepi derisa situata te qetesohet.

-Jooo. Ai eshte yhyyyy hala me kohen e qepes.

-Ti nga e din?- pyeti duke qeshur Lioni.

-Une di gjithcka mor- tha me
krenari

-Bukuroshja ime- tha duke e puthur ne balle.

-Ore une s kam gje qe do bej celebrim me te, maksimumi nje vit apo jo- dhe Lioni pohoi me koke- por une dua t bej jete mor, njehere je ne lule te rinise, s te vjen me kjo jete. S behesh me e re, pavaresisht qe une e re do jem gjithe jeten aman.

-Ti atij do ia marresh shpirtin.

-Ai do ma marri shpirtin mua. Ca t presesh nga nje malok mo.

-Dibran.- tha Lioni duke e korrigjuar.

-Sido t jete moo, m plasi fort mu.

New part babies ❤

Hem hem hemm, filloi te futet ne histori ky boti e 😂

DibraniWhere stories live. Discover now