1: Fate të kryqëzuara

356 24 45
                                    

Zilja e mëngjesit ra.

-Uff, -e mbylla e mërzitur. -Kush shkon në shkollë tani?

Megjithatë u ngrita dhe bëra çantën gati. Kapa flokët në mënyrë të shkujdesur në një topuz dhe vesha një bluzë Adidas që më rrinte pak e gjerë dhe në të mund të fshihja lehtësisht trupin tim 1 e 38 cm.

-Enxhiljana, -më thirri mami, -pse nuk ha mëngjes? -por unë isha shumë vonë dhe më duhet të nxitoja. Si gjithmonë isha shumë hutaqe dhe e paaftë për tu bërë gati në kohë dhe kjo ishte një nga pikat e mia të forta të personalitetit tim si vajzë e mirë dhe e padjallëzuar.

Duke nxituar si dreqi u përplasa në vijat e bardha me dikë. Kjo më acaroi aq shumë saqë menjëherë e gjuajta me shpullë. Por në momentin që ngrita kokën (e ngrita shumë lart sepse personi me të cilin u përplasa duhet të ishte të paktën dy metër e  gjysëm), pashë para syve një burrë  muskuloz dhe të nxehtë, zeshkan dhe të mbushur me tatuazhe me kafka, trëndafilë, dhe në parakrahun e tij kishte një tatuazh që lexonte "family". Sytë i kishte në një ngjyrë kafe të thellë e cila më magjepsi sepse nuk kisha parë kurrë sy të tillë aq të magjishëm. Flokët e tij i merrte bukur era dhe i ledhatonte fytyrën me mjekër të parruar që mbante erë aftershave. E bëri gjithë trupin tim 1 e 38-sh të dridhej dhe të shkrihej para nxehtëllëkut të tij.

-A i ke sytë në ballë? -më thirri me një zë kumbues dhe akoma më të nxehtë se trupi i tij, dhe më kapi kyçin e dorës me duart e tij të forta duke më lënduar e duke lënë një shenjë në ngjyrë mavi. Ajo më bëri të dashurohesha akoma më shumë me këtë të huaj. Ngaqë u mahnita shumë me pamjen e tij nuk arrita ti thosha asnjë fjalë.

-Ik mu hiq sysh, -më tha dhe e rrëzoi trupin tim 1 e 38 në asfalt me forcën e trupit të tij 2 e gjysëm metër. Sa i nxehtë!

Diçka dukej se i ndërroi mendjen kur më pa të shtrirë me këmbët disi të hapura që i tregonin dukshëm kofshët e mia të mirëformuara.

-Merreni lidheni dhe futeni në bagazhin e Bugatit 20 milionë dollarësh, -urdhëroi vrazhdë njerëzit e tij dhe ata iu bindën pa bërë fjalë. Njëri nga ata më kapi nga kofshët dhe nuk e pati të gjatë, pasi djali i rrezikshëm i  nxehtë e qëlloi me pistoletën që mbante në brez.

-Nëse e kap edhe njëherë ndonjë nga ju nga kofshët, fundi do të jetë i njëjtë. Do t'jua shpërthej trutë! -bërtiti dhe zëri i tij tronditi gjithë lagjen. -Ajo është e imja!

Fakboji personalWhere stories live. Discover now