3: Ezel

188 21 42
                                    

Gustavo vendosi që atë natë të më lejonte të rrija në një dhomë më vete, dhe jo e lidhur me zinxhirë. Të them të drejtën, kjo më bëri të ndihem disi e nënvlerësuar. Si mendonte ai se unë nuk isha e fuqishme mjaftueshëm për t'i duruar ata zinxhirë dashurie? Unë kur isha e vogël ndihmoja mamin të shkundte tapetin e madh të sallonit.

Gjithsesi, vendosa t'i mbaj mëri dhe të bëja të vështirën. Nuk do të haja darkë derisa ai ta vinte re. Dhe nuk do të më bëhej fare vonë për veten. Kur nuk i bëhet vonë atij...

Në dhomë hyri një nga njerëzit e tij. Ishte tullac dhe barkalec dhe mbante gjatë gjithë kohës syze dielli. Nuk e mbaj mend po më duket sikur edhe ata të tjerët kështu ngjanin. Vetëm Gustavo ishte i veçantë.

Ishte e pritshme që ai do të më sillte ushqim. Por unë e kisha fjetur mendjen. Madje i kisha kënduar një ninullë dhe i kisha treguar një përrallë që ta zinte gjumi më shpejt. Nuk do të haja derisa të më sillte ushqim Gustavo me këmbët e tij, dhe të më ushqente me duart e tij (të përdorte duart e tij për të më ushqyer, jo të haja duart e tij, edhe pse kjo është disi e nxehtë).

-Ç'ma sjell këtë? Ma hiq sysh, -fillova të bëj si vajzë e keqe edhe pse isha vajzë e mirë.

-Bosi mafiozi urdhëroi që ti duhet të hash, mos bëj fjalë kot.

-E kush është ai që të më urdhërojë mua? -edhe pse në të vërtetë do të bëja gjithçka për të, për sytë e tij që më shikojnë mua dhe zërin e tij që më thërret ëmbël "bebevajzë".

-Të lutem, ndryshe do të përfundoj i vdekur, -foli njeriu i shëmtuar. U mendova një moment dhe mora një vendim.

-Në rregull, do ha, por vetëm nëse më tregon se çfarë traume ka kaluar ai.

-Nuk na lejohet ta përmendim, -tha ndër dhëmbë.

-Nuk do t'i tregoj askujt, -i thashë dhe ai nisi të mendohej. Natyrisht që në të dyja rastet i vdekur do përfundonte, kështu që nuk kishte zgjidhje tjetër.

-Po ja, -nisi të fliste dhe unë po i mbaja veshët pipëz, -bosi mafiozi ka kaluar një traumë shumë të rëndë kur ka qenë 12 vjeç. Gjithçka ai donte ishte një tortë Batmani për ditëlindjen e tij. Asgjë më shumë. Mezi e priste atë ditë. Nga ta dinte ai se si do të kthehej në një ditë të mallkuar për të... Atë ditë, kur ai zbriti poshtë për të parë në frigorifer tortën...

-Mos më thuaj! -mu mbushën sytë me lot. Nuk doja, nuk doja të ishte ajo që mendoja.

-Po, torta nuk ishte me Batman! -aty u shkreha në lot. Nuk i meritonte. Nuk meritonte asgjë nga ato që i kishin ndodhur. E kishin lënduar që në vogëli, pa menduar për pasojat. Çfarë prindi mund të jesh që ta bësh atë gjë?

-Dhe pastaj bosi mafiozi mori hak, -tha ai ndërkohë që vazhdonte të qante bashkë me mua, -i vrau të dy prindërit me çiften që gjuante i ati thëllëza.

-Po gala gjuante? -e pyeta ende duke u mbytur nga lotët.

-Nuk e di. Bosi mafiozi nuk flet kurrë rreth kësaj.

Nuk e ngacmova më shumë. Zemra më rrihte fort. Ai kish vuajtur aq shumë...

Fakboji personalWhere stories live. Discover now