4: Dashuri e ndaluar

170 17 11
                                    

Ato ditë që kalova me Gustavon ishin shumë më ndryshe nga çfarë i kisha menduar, pasi zemra e tij e akullt po zbutej dalëngadalë dhe sytë e tij të mahnitshëm të pakrahasueshëm me asgjë tjetër më parë më shihnin sikur të isha gjëja më e shtrenjtë për të.

-Sa budallaqe që je moj Enxhiljana! -mendova më pas. -Si mund të dashurohet me një vajzë të thjeshtë si unë një bos i mafias italiane?

Tunda kokën për t'i larguar këto mendime të pabaza dhe në atë moment Gustavo hyri në dhomë kur sapo kishte dalë nga dushi dhe ishte vetëm me një peshqir të lidhur në bel. Oh Zot, trupi i tij me ato forma aq muskuloze dhe përrallore më bëri të më lëshonte goja lëng.

-Sot do të dalësh me mua për darkë. Bën mirë të vishesh bukur se dua të më bësh përshtypje, more vesh?

-Po sikur të mos dua të vij? -e kush ishte ai që më urdhëronte ashtu, tek e fundit, jam një vajzë e ndershme dhe e mirë dhe duhet ta mbroj nderin tim.

-Mos më kundërshto, bebevajzë. Do dalësh me mua edhe pikë.

Më pas rojet e tij më çuan në një dhomë shumë të madhe që ngjante si një dyqan veshjesh, aq shumë veshje kishte atje. Mu morën mendtë nga gjithë ato ngjyra pasi nuk kisha parë asnjëherë diçka të tillë më parë.

-Bosi mafiozi i ka blerë këto për ty, -më tha ai roja. -Bëhu gati shpejt.

Zgjodha të vesh një minifund që t'i nxirrja në pah kofshët e mia magjepsëse dhe lart një bluzë që më rrinte pas trupit, pak e parehatshme për trupin tim 1.38cm por do të duroja pak vetëm për një darkë. Kur zbrita për në makinë Gustavo mbeti pa fjalë nga pamja ime.

-Dukesh e mrekullueshme, -më tha dhe më kapi nga beli duke më afruar pranë vetes. Menjëherë ndjeva flutura në stomak. Nuk kisha ndier asnjëherë diçka të tillë më parë. Si një vajzë e mirë e ndershme dhe e turpshme që isha nuk kisha patur ndonjëherë të dashur sepse i kam shumë inat këto gjëra dhe fokusohem vetëm e vetëm te mësimet.

Shkuam në një restorant shumë të shtrenjtë dhe luksoz ku shkojnë vetëm njerëzit e pasur dhe u ulëm shumë afër njëri-tjetrit. Ai kishte veshur një këmishë të cilën e kishte lënë zbërthyer që i tregonte fare qartë gjoksin e tij shumë të bëshëm. Mendova se ishte rasti perfekt për t'i folur për traumën e tij aq të rëndë.

-Dëgjo, Gustavo, unë e di se çfarë të ka ndodhur ty.

-Çfarë? -thirri ai i inatosur me zërin e tij shumë të thellë. -Po si guxojnë ata të të tregojnë. Do të shkoj e tua mbush trupin me plumba.

-Jo prit, prit, -fillova ta ndjek por këmbët e mia të shkurtra nuk e arrinin dot. Papritur nga takat që kisha veshur u pengova dhe gati do të rrëzohesha, po të mos ishte për krahun e tij të fuqishëm që më mbajti.

Ishim aq afër sa frymat tona përplaseshin me njëra-tjetrën dhe arrija të nuhatja aromën e tij prej menteje. Papritur rrëshqita dhe gabimisht u puthëm. Atij i pëlqeu kjo kështu që e vazhdoi puthjen, por unë i hoqa menjëherë buzët e mia të virgjëra dhe bëra përpjekje për tu larguar nga ai.

-Çfarë ke bebevajzë, mos ki frikë, -më tha duke më parë në sy, ndërkohë që unë dridhesha e tëra para tij. Zemra më rrihte fort. Çfarë po ndodhte me mua?

Fakboji personalWhere stories live. Discover now