2: Dashuri bardhezi

263 23 55
                                    

Kur hapa sytë ndodhesha në një dhomë  luksoze me ca gjëra prej xhami të varura në tavan që i kisha parë në telenovelat e famshme me njerëz të pasur. Mu duk vetja si në film. U mundova të lëviz por trupi im 1 e 38 ishte i lidhur me zinxhirë aq fort, saqë e vetmja gjë që mund të lëvizja ishin qerpikët e mi shumë të bukur natyralë që s'kishin parë kurrë rimel me sy sepse unë jam gjithmonë natyrale dhe s'ja kam idenë se çfarë është mejkapi.

-Oh, -mendova. -Po sikur vetë djali i nxehtë të më këtë lidhur me këta zinxhirë? Sa provokuese!

Në ato momente në dhomë hyri ai. Zemra po më rrihte fort nga emocionet dhe po bëhesha qull. Në djersë. Kishte veshur një këmishë të zezë të cilën e kishte lënë zbërthyer dhe i tregonte shumë hapur gjoksin e tij të lëmuar me formë aerodinamike më të madh se timin. Mora frymë thellë dhe prita të më fliste, pasi natyrisht, duhet të parapërgatitesha për t'i rezistuar zërit të tij të magjishëm.

-Nëse po mundohesh të shpëtosh, më lër të të them se e ke të kotë, bebevajzë. Askush nuk ia ka dalë, dhe ti nuk je aspak ndryshe.

Në atë moment zemra ime u mbush e tëra dhe në sekondën tjetër u thye në mijëra copëza. Djali i vetëm që kisha njohur dhe mendoja se s'do më zhgënjente kurrë, sapo më tha se isha njësoj me të gjitha vajzat, kur unë nuk jam aspak e ngjashme me ato. Unë s'kam veshur kurrë fustane dhe nuk jam bërë kurrë pjesë e muhabeteve të tyre shumë vajzërore. Unë gjithmonë kam veshur komplete Adidas dhe kam luajtur futboll me çunat. Madje futbollisti im i preferuar është Lorik Cana.

Kjo gjë më bëri të mos i flas më kurrë pasi nuk ia falja dot atë gjë që më bëri. Madje harrova gjithçka që më pëlqente tek ai dhe tashmë doja vetëm të largohesha prej atij vendi aq të zymtë dhe egoist që më la të dergjesha e thyer emocionalisht deri në pikën e fundit.

-Pse nuk flet? Ta ka ngrënë macja gjuhën? -më tha në një mënyrë që më provokoi shumë. Gjithë jetën kam dashur që të më bëhej ajo pyetje e cila më bëri të dashurohesha edhe njëherë nga fillimi me djalin e nxehtë. Mirëpo diçka nuk më linte të qetë.

-Si e ke emrin? -më në fund guxova t'i them duke e parë drejt e në sy. Po, po! Drejt e në sytë e tij të thellë në të cilët mund të humbisje lehtësisht.

-Gustavo, por ti mund të më thërrasësh baba sheqeri.

Ah! Kjo fjali më shkriu të tërën si një akullore me fruta pylli. U mata t'i flisja më tej mirëpo ajo buzëqeshje tejet provokuese më linte të pafjalimtë.

-Po ti si quhesh, bebevajzë? -sa i ëmbël dukej dhe linja e mjekrës së tij perfekte ishte aq e mprehtë dhe e thepisur sa do të vrisja veten me kënaqësi majë saj, nëse do të ishte shkëmb.

-Enxhiljana, -u përgjigja me zërin tim shumë të butë dhe të ëmbël si të një zane mali. Ula sytë poshtë dhe u skuqa e tëra sepse isha një vajzë shumë e turpshme dhe kisha siklet të bëja biseda të tilla të pista.

-Më pëlqen, -tha dhe u largua nga dhoma. Aty hyri më pas një nga njerëzit e tij.

-Bosi mafiozi nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kaq i vrazhdë dhe mizor. Por një traumë e rëndë në jetën e tij e shndërroi në këtë njeri të akullt dhe pa ndjenja që shikon tani.

Kjo gjë më bëri ta mirëkuptoj për çdo veprim të tijin, dhe më erdhi shumë keq për të.

-Çfarë traumë? -u interesova. -Ju lutem, më thoni. Unë mund ta rregulloj atë.

Fakboji personalTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon