6: Mes dy dashurish

66 8 10
                                    

Kur u zgjova, vura re se nuk isha aty. Nuk mbante erë pasuri dhe luks përreth meje, por një lloj ere nostalgjike, një lloj ere... Oh jo!! Erë varfëri!!

U ngrita e tmerruar dhe pashë mamin dhe babin që më shikonin sikur të isha rrëmbyer nga një mafioz për ditë të tëra.

-Mos u shqetëso bija jonë, gjithçka do të jetë mirë. Tani je sërish me ne.

Çfarë kishte ndodhur? Ku ishte Gustavo im, babasheqeri im, hajduti i zemrës sime? Më mungonte dëshpërimisht që në sekondat e para. Trupi im ndjente mall për të tijin, buzët e mia ishin bërë zjarr për puthjen e tij. E mora menjëherë në telefon. Kishte ca shpjegime për të më dhënë.

-Babasheqer...

-Bebevajzë...

-Babasheqer...

-Bebevajzë...

Zemra mu copëtua nga ajo bisedë e dhimbshme. Ndihesha kaq e zhgënjyer, kaq e tradhëtuar, kaq vetëm!

-Si munde të më lësh vetëm, o tradhëtar!! Hë, pra, më thuaj, si? Si munde ?? Mendoja se më doje! Mendoja se isha jeta jote, bebevajza jote, vogëlushja jote!! Pas gjithë atyre që kemi kaluar bashkë... pas gjithë kësaj kohe së bashku... si ta bëri zemra të më lije kështu???

-Bebe, -zëri i tij kurrë më parë nuk kishte qenë aq i butë. -Kur të zuri gjaku dhe re në krahët e mi, aty e kuptova se kishte diçka ndryshe... Ti arrite të zbusje zemrën time të akullt, dashuria jote e zjarrtë e shkriu akullin dhe më bëri të ndihem fajtor. Unë, mafiozi më i madh i botës, që nuk di se çfarë është dashuria, u dashurova kokë e këmbë me ty, vogëlushe. Dhe bëra atë që ishte e drejtë. U pendova që të rrëmbeva dhe të ktheva pranë familjes tënde.

Jo, jo! Nuk mund ta duroja diçka të tillë! Ishte vuajtje e tepërt për mua! Oh, jo!! Zemra ime po rënkonte.

-GUSTAVO!! -bërtita. -Ti je familja ime. Zemra ime të kërkon vetëm ty.

Zbrita nëpër shkallë si e marrë, duke i urryer këmbët e mia të shkurtra dhe trupin tim 1 e 38 që nuk vraponte dot më shpejt. Por, në fund të shkallëve, u befasova!!

-Oliver?...- para syve të mi qëndronte shoku im i fëmijërisë, që më shikonte me sytë në ngjyrë kafe.

-Mos je çmendur gjë? Ai është mafioz, është toksik, është njeri i rrezikshëm. Mos shko më tek ai, rri këtu me mua.

-Nuk mundem Oliver, të lutem më kupto! Ai është fati im. Sytë e mi janë verbuar nga dashuria. Zemra ime rreh vetëm për të.

-Por ai nuk është për ty! Nuk të meriton! Është njeri i ligë, i rrezikshëm.

-Pse e urren kaq shumë Gustavon Oliver?? Ti je vetëm shoku im. Pse e urren? Hë pra pse? Fol. Pse?

-Sepse...

-Hë, pse?

-Sepse... Sepse unë të dashuroj!!!

Bota ime në ato momente mu shemb para syve. Zemra ime e brishtë dhe e pafajshme nuk e përballonte dot diçka të tillë.

-Po, po! Të dashuroj, të dua, të dashuroj si i marrë!! E dëgjove mirë Enxhiljana. Gjithë këto vite e kam mbajtur të fshehur dashurinë për ty, me shpresën se ti do të më vije re. Çfarë s'kam bërë për ty, kam hedhur veten në zjarr. Kam bërë gjithçka për ty, por ti je një mosmirënjohëse, që nuk e di se çfarë është dashuria.

Aty u ndjeva shumë keq. E urreja faktin që isha aq tërheqëse dhe simpatike, saqë dashuroheshin të gjithë djemtë pas meje, madje edhe Oliveri. Ishte kaq e vështirë të kishe thjesht shokë!! Të ishe pjesë e djemve. Të gjithë dashuroheshin me mua. Dhe kjo ndodhte pa u munduar fare. Literalisht, nuk kisha nerva të merresha me veten, si ato vajzat që vënë shumë mejkap dhe vishen me fustane dhe taka si e si t'u bien në sy djemve. Dhe ata gjithsesi më shikonin vetëm mua.

-Më fal, por unë të kam parë gjithmonë si shok... asgjë më shumë.

Ai rregulloi xhaketën e tij me kuadrata të kuq dhe të zinj dhe më pa i zhgënjyer me sytë e tij kafe.

-Djemtë e mirë gjithmonë përfundojnë të fundit, -tha më pas.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 08, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Fakboji personalWhere stories live. Discover now