6

809 46 56
                                    

Festa kishte mbaruar dhe te gjithe kishin ikur
Ndersa tre miqte kishin shkuar tek vendi i tyre i vjeter

- nuk me besohet qe ma bere kete gje - tha Rafaeli duke bere si serioz
- cfare te bera bir - pyeti duke qeshur Enea

- qe erdhe pa me treguar - tha ai
- epo nese do te tregoja s'do vishesha dot si spiderman - tha Enea dhe ata qeshen

- me duket se e paske pas fiksim ate - tha Bledi duke ju zgjatur nga nje birre
- po pra e thash me nje gur vras dy zogje edhe plotesoj fiksimin edhe surprizoj shokun - fliste Enea duke qeshur
- robt je I madhe - tha Rafaeli duke I ren ne shpatull

- e mbani mend kur kemi ardhur ketu per here te pare - tha Bledi duke i ber te qeshnin e  te kthehshin pas ne kohe

Flashback

Kishin kaluar dy vite nga ikja e Eneas dhe ate vere ai ishte kthyer per te qendruar ne vendin e tij
Ata ishin 17-vjec por nga pamja e tyre dhe zhvillimi qe kishin nuk e tregonin moshen qe kishin

- aman bir  vetem sonte mos bejm sherre - tha Bledi ndersa hynin brenda ne club
- jam dakort bir nese nuk na provokon kush - tha Enea duke qeshur

Si te rinje qe ishin kishin dal duke kercyer ne pist dhe pran tyre shkuan  tre  vajza dhe vazhduan te kercenin me to

Rafaeli ju afrua njeres shume pran dhe ajo i vendosi duart rreth qafes se tij
Teksa kercenin ashtu te ngjitur dhe gati duke u puthur
Kur per nje moment Rafaeli ndjen nje dore qe e terheq duke e larguar nga ajo vajza

- cfare dreqin po ben - bertiti ai drejt atij djali
- cfare ben ti me femren time - i tha ai duke bertitur dhe te gjithe u kthyen drejt tyre duke I pare

- epo mesa duket nuk ja ploteson te gjitha perderisa erdhi vet tek une - tha Rafaeli dhe te gjithe qeshen
- aa te qifsha robt - tha ai duke I gjuajtur dhe Enea e Bledi shkuan menjehere pran mikut te tij

Edhe shoket e atij djalit shkuan aty
- ore ne si me qen mjalt mor burre me e terheq sherrin - fliste Enea teksa I gjuante nje djali
- une s 'dal mo me ju - thoshte Bledi duke goditur dike tjeter

Pasi mbaruan dhe u lodhen duke goditur dolen jashte lokalit per tu kthyer ne shtepi
Ndersa ecnin rruges kuptuan se dy makina po I ndiqnin

- qija robt bir po na ndjekin - tha Bledi duke kthyer koken pas
- le te vijn - tha Enea duke ndalur
- ec o palle t'ja fusim vrapit se ata jan me shume se ne - tha Bledi
- po pse frikacak jemi ne - tha Rafaeli

- ecni se me vdekshin gjithe do marr prinderit tuaj ne telefon e pastaj mjere ju - kercenoi Bledi serioz
- aa legen muti - than te dy nje zeri

Kur vazhduan te vraponin e kuptuan se edhe ata kishin zbritur nga makinat e po vraponin pas tyre
Enea pa magazinen nga large dhe ju beri me shenje qe te shkonin pas tij

Hyne dhe u fshehen ne disa fuci qe ishin aty dhe i degjonin teksa ata bertisnin dhe kerkonin ti gjenin dhe mezi mbani te qeshuren

Pas disa minutash ku gjithca ra ne qetesi ata dolen
- shpetuam per pak - tha Rafaeli duke qeshur
- po pra - tha Bledi
- nga sonte ketu do te jet vendi jon ku do te mblidhemi - tha Enea dhe djemt ran dakort me te

End flashback

Ajo nate kaloi duke biseduar per kohet e vjetra dhe per shoqerin e tyre
Kishte filluar te zbardhte kur Rafaeli u kthye ne shtepi

Hapi deren avash dhe hyri brenda u tremb kur degjoi frymarjen e dikujt pas vetes
- heret ke ardhur - tha Klea duke bere qe ai te shfrynte

- offff desh me pushoi zemra - tha Rafaeli duke qeshur
- frikacak mendove se ishte mami - tha ajo serish

- ora pese c' ne zgjuar kaq heret ti - pyeti ndersa hiqte atletet
- erdha te marr pak uje - tha Klea duke shkuar ne guzhine

- po ti c'ne qe erdhe kaq heret sonte - tha duke qeshur ajo
- isha me cunat - tha Rafaeli
- si nuk na e prezantove ate  shokun e famshëm- tha Klea duke e ngacmuar

- ta prezantoj nje dite tjeter ika tani se vdiqa per gjume - tha duke shkuar drejt dhomes se tij
- Raf - i thirri Klea
- urdhero - tha duke u kthyer drejt saj

- fli e mos u zgjova per ne pune se shkoj vetem - tha ajo duke qeshur
- do te ta shperblej- tha duke qeshur ai dhe hyri brenda ne dhome

Kishte shkuar ne pune dhe po rregullonte tavolinat kur Deni e thirri
- eja se I ke rregulluar te gjitha - tha ai duke vendosur nje filxhan mbi banak

- po meqe sot jam vetem doja ti beja me heret - tha Klea duke shkuar drejt tij dhe duke marr filxhanin e saj

Deni qendronte I heshtur dhe vetem e shikonte
- cfare ke se nuk me dukesh mire - I tha Klea

- asgje gjera personale - tha ai duke mos dashur te fliste me shume
- epo mire faleminderit per kapucinon - tha duke buzeqeshur dhe u kthye tek puna e saj

Enea sapo kishte hyre ne lokal ishte ulur ne nje tavolin ne fund te lokalit dhe po qendronte serioz
Asnje nga stafi nuk e njihte se ai ishte pronari i lokalit

Klea u nis drejt tij per te marr porosin
- pershendetje cfare do te porosisni- tha Klea me miresjellje

Enea i largoi syt nga telefoni dhe ngriti koken duke e pare vajzen qe sapo I foli
- nje kafe dhe nje uje - tha serioz dhe Klea u largua

Deni beri porosin dhe ajo shkoi t'ja conte
- ju befte mire - tha ajo serish
- faleminderit- tha ai duke kthyer vemendjen ne telefonin e tij
- sa I cuditshem - tha Klea me vete ndersa ecte drejt banakut

Enea kishte qendruar gjithe diten I ulur ne ate tavolin dhe here - here shikonte se si stafi punonte dhe si silleshin ata me klientet

Lokali ishte mbyllur dhe Klea po rregullonte tavolinat
- mirmbrema - tha Bledi duke hyr ne lokal
- mirmbrema - than Klea dhe Deni duke I buzeqeshur

- o Bled a mund te flas pak - tha Klea duke shkuar pran tij
- po me thuaj - tha ai

Klea vazhdoi ti tregonte per ate djalin qe kishte qendruar gjithe diten duke I vëzhguar dhe ndersa tregonte e shfaqte shqetesimin qe kishte me zerin e saj

- pa merak se merem une me te tani - tha Bledi duke qeshur
Shkoi drejt tij dhe u ul ndersa ai po merej me telefon

- mi ke trembur puntoret - tha Bledi duke qeshur
- a thua - tha Enea duke kthyer shikimin nga ai

- kush eshte ajo - pyeti serish duke pare nga Klea
- s'ke faj se nuk ta kemi prezantuar - tha Bledi

Sapo do therriste Klean brenda hyri Rafaeli dhe e pershendeti me dore duke qeshur
- leje se e kuptova - tha Enea pa e len Bledin te fliste

Ja ben me dore Rafaelit qe te shkonte nga ata
- po rrini pa mu  - tha ai gjoja i merzitur
- e dija qe do vije prandaj nuk te telefonova - tha Bledi duke qeshur

- bir akoma me duket si enderr qe je ketu - tha Rafaeli duke pare Enean
dhe ai e goditi pas qafe e Bledi vazhdoi te qeshte

- po kjo ca ishte - tha Rafaeli duke ferkuar qafen
- qe te te besohet se jam ketu - tha Enea duke qeshur

Ndersa ata flisn dhe po qeshnin Klea shkoi pran tyre
- jam gati - i tha Rafaelit  pa i cuar syt tek Enea

- para se te ikim Enea kjo eshte Klea motra ime dhe ky Klea eshte ai shoku i famshem - tha Rafaeli duke qeshur dhe duke pare nga Klea
- gezohem - tha Klea duke i drejtuar doren dhe Enea i zgjati doren gjithashtu

- praktikisht kjo eshte edhe si motra ime e vogel - tha Bledi duke qeshur
- keshtu qe i bie  do jet edhe si motra jote - tha Bledi serish dhe Enea vetem e pa e nuk foli asnje fjale

Kur Rafaeli dhe Klea u larguan ai vetem po i shikonte
- bir si ka mundesi qe nuk e njihje me pare Klean ti - tha Bledi kureshtar
- sepse dikur une dhe Rafaeli bem nje pakt - tha Enea duke pir birrën e tij
- cfare pakti - pyeti Bledi serish
- ehhh histori e gjate bir  - tha Enea
- kemi  gjithe naten perpara bir - tha Bledi kureshtar dhe Enea qeshi

Flashback.....

E di se sa do me shani perse e kam  len ne kete moment   😂😂😂😂

Gjithçka per tyWhere stories live. Discover now