10

838 45 99
                                    

Po e shikonte I habitur ate qe ishte perkrah Rafaelit dhe nuk po ju besonte syve por e mblodhi veten qe te mos reagonte

- ja tek qenkan - tha Rafaeli kur pa Klean qe ja bente me dore dhe Klaudia buzeqeshi duke pare drejt tyre

- hey grupi - tha Rafaeli duke u afruar pran tyre
- kjo eshte Klea motra ime ndersa ky Bledi nje nga shoket e mij te ngusht ndersa kjo eshte Klaudia - tha ai duke buzeqeshur

- gezohem - than te dy nje zeri dhe Klea u ngrit per ta perqafuar
- po ai tjetri ku eshte - pyeti Rafaeli
- shkoi deri ne tualet para nje minute- tha Bledi

Po qendronin ne tavolin kur drita e telefonit te Rafaelit u ndez dhe ai pa se nje sms i erdhi

Enea

- po te pres jasht duhet te flasim per dicka

Po dal pak jasht- tha duke ju drejtuar vajzave dhe u larguar ndersa Bledi po shikonte me dyshim ikjen e tij

Doli jashte dhe e pa Enean kur ja beri me dor per ti treguar se ku ishte
- cfare ndodhi bir - tha Rafaeli duke shkuar drejt tij

Sapo u afrua nje grusht e rrezoi ne toke
- a u cmende - tha Rafaeli duke e pare me cudi

- cfare dreqin ishte kjo - tha serish ai
- nje borxh i vjeter - tha Enea duke u ulur ne trotuar
- cfare dreqin po thua - fliste Rafaeli i cili nuk po kuptonte asgje

- te kujtohet hera  e pare qe me ke qelluar me grusht - tha Enea duke ja bere me shenje qe te ulej pran tij
- po - tha Rafaeli duke u ulur

- e perse e bere- tha Enea duke ndezur nje cigare
- sepse ti po putheshe me kusheriren time - tha Rafaeli duke e pare dhe duke marr cigaren qe ai i drejtoi

- po ti qe je I lidhur me timen qe disa muaj cfare i bie te te bej une apo te te mbys ne dru - tha ai duke u kthyer drejt tij

- cfare dreqin po thua bir - tha Rafaeli duke mos e besuar ate qe ai i tha
- qe e dashura jote eshte kusherira ime - tha ai duke thithur cigaren
- cfare te betohem qe nuk e dija - tha Rafaeli duke vendosur koken mes duarve

- si nuk e dije !
a nuk u interesove per vajzen qe pelqeje se kush eshte
nga eshte e cfare familje ka - pyeti serioz Enea

- robt jo se kam pyetur kurr per fisin po vetem per familjen e saj - tha Rafaeli duke ngritur koken dhe duke thithur cigaren

- po pakti jon - tha Enea duke qendruar serioz dhe Rafaeli nuk foli
- e di ke te drejt por nuk e bera me qellim bir per kok te Kleas - tha Rafaeli duke u ndjejr fajtor

- une nuk mund te ndahem - tha serish
- epo duhet - tha Enea sepse ne jemi betuar per dicka

- ajo do te lendohet dhe une nuk mund ta duroj kete gje
Nuk e di si ta shpjegoj bir por per mua ajo vajze eshte bere si oksigjeni qe me duhet per te jetuar keshtu qe bir ke te drejt te me godasësh sa here te duash dhe une nuk do te ta kthej por mos me kerko te ndahem nga ajo - tha Rafaeli duke u ngritur ne kembe pas Eneas

Enea vetem e pa dhe ju afrua me pran e ndersa Rafaeli mendoi se do ta godiste ai e perqafoi
- jam i sigurt qe ajo nuk do te kishte gjetur kurr nje djale me te mire se ti - tha duke qeshur

- uhhhhh bir per pak me pushoi zemra mendova se miqesia jon do te mbaronte- tha Rafaeli duke e shternguar me shume dhe Enea vazhdoi te qeshte

Gjithçka per tyWhere stories live. Discover now