Kapitulli 6

36 13 0
                                    

Hoqa dorë nga e shkuara sepse po humbas të tashmen, që prej asaj nate nuk i jam kthyer atyre letrave. As tek zyra ime nuk kam hyrë sepse më duket se qëndron një pjesë e shkuarës sime që s'dua të përballem.
Nganjëherë kam frikë si për të kaluarën e për të tashmen, kam frikë se një ditë do humbas kujtimet. Por gjithashtu kam frikë se një ditë do iki nga kjo jetë dhe s'kam kaluar shumë kohë me personat që dua në këtë jetë. Këto ditë jam përpjekur që mos të mendoj shumë, mos të mendoj në këtë mënyrë, vendosa që thjesht të jetoj si të gjithë. Kalojë një kohë të bukur me familjen time, përgatitja e mëngjesit apo ato bisedat e vogla, janë gjëra të vogla por që të japin jetë dhe lumturi.

- Nori, kam një suprizë për ty- Kleoni më mbyll sytë, dëgjoja Asteriën që po i thoshte diçka me zë të ulët.

- Ku do shkojmë? Çfarë keni përgatitur ju të dy?- i pyes por nuk marr një përgjigje sepse ishte një suprizë. Suprizat nuk tregohen.
S'po më pëlqente kjo errësira që ndodhesha për momentin, sapo mbyll sytë kujtimet dhe mendimet më pushtojnë mëndjen - Kleon, a erdhëm? Dua t'a heq këtë rripin, - Kleoni e di që s'më pëlqen të qëndroj në errësirë kur të tjerët me detyrojnë. Kuptimi dhe ndihma nga ana e tij, më ka ndihmuar që të jem kjo që jam sot. E heq rripin nga sytë e mij, doja pak sekonda që shikimi im të qartësohesh, shikoj disa drita.

- Sa bukur - them e lumtur. Ndodheshim në pjesën e sipërme të shtëpisë sonë, e kishin zbukuruar me drita dhe në mes ndodhesh një tavolinë, - Faleminderit shumë për këtë suprizë të bukur

- Ma, na thuaj të vërtetën. Të pëlqeu apo jo?

- Sigurisht shpirt, është supriza më e bukur në gjithë jetën time. Ti dhe babi jeni si kto drita, jeni drita në jetën time, - ham darkën së bashku. Aty ndodheshin disa dyshek, të cilët ne i kemi vendosur këtu lart që të shtrihemi kur është verë. Shtrihemi të tre së bashku, fikim dritat që të shikonim yjet. Yjet që dukeshin shumë qartë se qielli nuk kishte re. Asteria më pyet për disa yjet dhe biseduam gjatë për yjet, për rrugën e qumështit. Biseduam aq gjatë sa nuk e kisha vë re që e kishte zënë gjumi. Kleoni e merr në krahë. Para se të largohesh, e puth lehtë lehtë tek balli dhe Kleoni e con tek dhoma e saj.

- Për çfarë je duke menduar?- më pyet Kleoni që ishte shtrirë me mua, isha aq e përhumbur në mendimet e mija sa nuk e kisha ndjerë Kleonin kur kishte ardhur. Frymëmarrja e tij e ngrohtë tek qafa ime, më bëri të kuptoi për praninën e tij.

- Asgjë - e përkëdhel lehtë tek faqja

- E di që je duke menduar diçka. Të kuptoj kur ke diçka që të mundon, - Përse me Kleoni mund të flas për gjithçka ndërsa me Amedeo jo.
Amedeo.
Përse duhet t'a përmend emrin e tij?
E urrejë veten. Jo vetëm për arsyen se përmenda emrin e tij por sepse duket që kam ngecur tek nata që i mbylla ato shkrimet. Jam atije tek shkrimet. Sërisht në të shkuarën. Kleoni më puth lehtë në ballë, buzët e tij zbresin poshtë në kërkim të buzëve të mija. Arrinë t'i gjejë buzët e mija, takimi i buzëve të tij për një moment më bën të harroj këto mendimet që më marrin frymën. Kam nevojë për dashuri. Boll fajësova veten. Nuk jam unë fajtore për të shkuarën time, - Ti e di që mund të flasim për gjithçka.

- E urrejë veten. E urrejë veten që po shkruaj librin për veten time, përse duhet të përballem me të shkuarën time kur nuk më pëlqen aspakt e shkuara, - shpërthejë në të qarë. Çdo lot që kam mbajtur përbrenda nga momenti që shkruajta fjalën e parë e deri tani, shpërthyen. Qaj nën krahët e tij, Kleoni pret që unë të shprehje të gjitha ndjenjat që kam mbajtur përbrenda, - Dua t'a shkruaj librin sepse kam frikë se një ditë do humbas të gjitha kujtimet - më në fund thashë me zë frikën time më të madhe.

- Dua që t'a shkruash atë librin por jo të shkatërrosh veten tënde. Nori, nëse ti humbet kujtesën, unë do t'i tregoj çdo kujtimi tënde çdo ditë. Do tregoj takimin tonë të parë çdo ditë pa u mërzitur. Do të tregoj për puthjen tonë çdo ditë. Do tregoj se sa të lumtur ishim kur u bëm prindër. Do të tregoj gjithçka.

- Kleon, çfarë kam bërë për të merituar ty?

- Nori, ne e dashurojmë njëri tjetrin. Por dua që t'i të përballesh me të shkuarën tënde, mos ki frikë nga kujtimet e tua të cilat do t'i mbrosh kaq shumë. Mos ki frikë se do të paragjykoj për gjërat që ke bërë sepse unë të kam pranuar ty për këtë që je. Të dua për Norin që je, me të mirat dhe të këqija që ke, ashtu si dhe ti më do mua, - Kleoni ka të drejtë kur thotë që kam frikë se mos ai më paragjykon. Kjo më ka ndaluar të shkruaj, - Shkrimi është një pjesë e jotja dhe s'mund të jetosh pa të. Ai libër do të ndihmoj që të zgjidhësh disa gjëra me veten tënde.

- Kleon,- s'mund të thoshja asnjë fjalë më tepër përveç emrit të tij. Qaj, lotët s'po më pushonin. Përqafoj fortë Kleoni, kisha nevojë për përqafimin e tij, për ngrohtësinë e tij.

- Do jem gjithmonë me ty. Do jemi bashk.

- Të dua, - qëndrojmë të përqafuar, kishim kohë pa biseduar në këtë mënyrë, ndonjëherë kam nevojë për këtë. Qielli me yjet nën të ishte i mrekullueshëm. Ngrihemi nga aty për t'u futur brenda, ora kishte shkuar 1 mesnatë - Kleon shko shtrihu, se unë do qëndroj pak tek zyra ime.

- Në rregull zemër, por mos qëndro gjithë natën duke shkruajtur - më jep puthje në ballë dhe largohet - Natën e mirë.

Hyjë brenda tek zyra ime, ndihem sikur koha kishte ndaluar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani filluan sërisht akrepat të punojnë. S'di të them nëse e urrejë apo më pëlqen kjo ndjesi. Marr letrat që u betova se s'do i kthehesha më. Por ja ku jam këtu, sërisht me to. Janë një pjesë e imja, ndihem mirë kur i prek ato, kur shkruaj mbi to, më pëlqen të shkruaj. Nisem të shkruaj, dora më dridhesh sepse e dija se për çfarë do shkruaja, babi im. Sikur gjëra të ishin ndryshe, familja ime do ishte ndryshe, unë dhe motra do kishim një familje si të gjithë.

- Nori. Ku je?- dëgjoj zërin e babit që jehonte në gjithë shtëpinë e cila ishte bosh. Babi i kishte shitur gjithçka që mbante brenda kjo shtëpi, çdo mobilje e gjithçka tjetër vetëm për lek. Lek për alkool. Vetëm mua nuk më kishte arritur t'më shiste. Ndoshta dëshira e tij ishte që t'më shiste edhe mua. Nuk e di. Ndoshta dëshira e tij është që edhe të zhdukem. Por ja ku jam, përballë tij.

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now