Kapitulli 13

33 9 6
                                    

Qëndronim përballë njëri tjetrit, askush nga ne s'po fliste sepse që të dy kishim nevojë për pak kohë.
Heshtje...
Heshtja që po mbizotëronte nuk ishte e kot por mbante aq shumë përgjigje dhe fjalë të cilat flisni më shumë sesa fjalët tona. Sesa fjalët tona që nuk mund të shprehnin apo të shpjegonin se çfarë ndodht në mëndje dhe zemra tona.
Heshtja fliste.
Të dy kuptonim fjalët e heshtjes.

- Të urrejë,- ishte pikërisht kjo fjalë theu heshtjen por jo mua. Sepse i prisja të dëgjoja nga Asteria këto fjalë. Ka të drejtë t'më urrejë, dua që t'më urrejë, - Të urrejë, të urrejë,- vazhdonte të përsëriste të njëjtën fjalën deri sa lotët e bllokuan. S'mund të fliste por vetëm qante.

- Po largohem,- ngrihem në këmbë, bëj të largohem. Prania ime thjesht po e lëndonte atë. Gjithçka çfarë donte t'më thoshte, e tha përmes asaj fjalës së vetme që ajo tha.

- Mos u largo. Dua të flas me ty. Më fal për këtë reagimin tim, por gjithmonë kam dashur t'a them këtë fjalë. E kam mbajtur përbrenda këtë fjalë dhe gjithë urrejtjen që kisha për ty. E kam mbajtur aq shumë sa tani që t'a thashë shpërtheva në lot.

- E prisja këtë urrejtjen nga ti. Dua t'më urresh. Të lutem më urre.

- T'a dish që të urrejë shumë,- po e thoshnim kaq shumë fjalën 'urretjen' sa për një moment mendova se çfarë kuptim ka kjo fjalë, - Por historinë tuaj nuk mund t'a urrejë.

- Historinë tonë?, - këtë herë zemra ime tronditet. I gjithë trupi im ngrinë për një moment, as frymë nuk po merrja. Nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte me mua. A vdiqa apo erdha sërisht në jetë ?
Po fliste për historinë tonë kur as unë vetë nuk kisha guxim të flisja. Vajza e gruas që unë dashuroj po fletë për historinë tonë!

- Ti i ke shkaktuar mamit shumë dhimbje dhe shumë lotë. Kur mami filloi të shkruaj autobiografinë e saj më shumë kalonte në zyrën e saj sesa me mua. U bëra xheloze për ato letra.
A ishin më të rëndësishme ato letra apo unë? Unë që isha vajza e saj.
Ndërsa mami shkruante në ato letra të bardha, e shikoja fshehurazi nga dera. Doja të ulesh afër saj dhe t'a pyesja për çfarë fliste historia që po shkruante. T'më tregonte për historinë e saj. Doja t'a pyesja por nuk mundesha. Qëndroja dhe thjesht shikoja. Shikoja mamin duke qarë. Lotët e saj më lëndoni vërtet shumë, e urreja atë historinë që po shkruante sepse po e lëndonte.
E urreja të shkuarën e saj.
Një ditë hyjë fshehurazi në zyrën e saj, doja të lexoja për historinë, mbaj mend që kam lexuar emrin tënd.
Amedeo.
Kudo shikoja emrin tënde. Që në moment të parë të kam urryer sepse ti po e lëndoje mamin tim, po e bëje për të qarë.
Nëse urrejtja do kishte një emër, ajo do të ishte Amedeo.
Ti, letrat, e shkuara juaj, vazhdoni të ishit të rëndësishme për të, aq sa harroi mami veten e saj.
Sëmundja sapo ishte shfaqur në atë periudhë sepse kështu tha doktori. Tani që e  mendoj, më kujtohet që mami kishte dhimbje të tmerrshme koke. Mendoj se kjo ka qenë një arsye më e fortë për t'a shkruajtur atë libër. Atë libër i mallkuar për mua por jo për të. Jo për mamin, sepse për të është më i çmuar sepse e gjitha jeta e saj ndodhet atije, në ato fjalë dhe fjali.
Mami e ka ditur që dicka do i ndodhi prandaj vendosi të shkruaj dhe ato letra që t'i dhashë ty. Nuk e di se çfarë ka ndodhur midis jush, përse lidhja juaj mori fund por diçka e di.
Ti je dashuria e parë dhe e fundit e mamit tim. E di që mami e ka dashur babin tim por ti Amedeo ke një vënd të veçantë në zemrën e mamit tim. E di këtë dhe pse e urrejë veten që e pranojë. Por kjo është një e vërtet. Zemrat tuaj janë të lidhur. Historia juaj e dashurisë është ndryshe edhe pse ju hoqët dorë nga njëri tjetrit, zemrat tuaj kurrë nuk hoqën dorë. Ju vazhduat t'a dashuroni njëri tjetrin por nga larg.

- Historia jonë ka marrë fund, është diçka e kaluarës, - i them Asteriës. Këto fjalë ishin thjesht gënjeshtra sepse dashuria ime për të nuk kishte marrë fund. Rrahjet e zemrës sime akoma nuk ishin normalizuar pas fjalëve që dëgjova, mendoj për ato çfarë Nori mund të ketë kaluar. Për dhimbjen. Për gjithçka.

- Ti duhet t'a takosh mamin tim, - zëri i saj u drodh. Kjo tregonte që dëshira e saj e vërtet ishte që unë mos t'a takoja Norin.

- Faleminderit për gjithçka që më tregove, për historinë dhe ndjenjat e tua. Dhe pse unë meritoj vetëm urrejtjen nga ana jote. Por midis nesh ka mbaruar atë natë kur unë zgjova t'i përmbahesha atij premtimit të mallkuar.  Nori ka një familje të mrekullueshme dhe është shumë e lumtur me ju, qëndroj pranë mamit tënd. Më harro mua. Harroje emrin tim.

- Mami na ka harruar neve, herë na njeh dhe herë jo. Por ty nuk të ka harruar prandaj po të kërkoj që t'a takosh mamin. Të lutem bëje mamin të lumtur në kaq kohë sa i ka ngelur për të jetuar. Dua t'a shikoj mami duke buzëqeshur dhe jo të frikësuar. Frikësohet nganjëherë nga ne dhe duket sikur është në pritje. Në pritje të dikujt.

- Më fal por s'mund t'a bëj. E di që ajo s'do t'më takoj mua, - ngrihem nga karrigia, doja shumë të vrapoja drejt Norit, t'a përqafoja fortë por jo. S'mund të përballem me të.

- Pse?,- bërtet fortë, - Pse nuk do që t'a takosh mamin?

- Asteria, jo vetëm mami jot ka kaluar një kohë të vështirë, gjithashtu dhe unë kam kaluar një kohë të vështirë. Fajësoja veten.
Urreja veten.
Çfarë gabimi bëra, thjesht dashurova, thjesht doja të jetoja gjithë jetën me vajzën që e dashuroja. Gjithçka u shkatërruar, por cfarë më shkatërroi më shumë ishin pikërisht letrat që mami jote i kishte shkruajtur për mua.  Do kisha dashur që kurrë mos t'mi kishe dhënë ato letra, nuk e doja atë të vërtetë. Më dhemb zemra. Kur Nori më tha ato fjalë vërtet doja të vdisja. S'mund t'a takoj, më vjen keq. Mendoj se e meritoj këtë dënim, ky është dënimi që ne duhet t'a vuajmë të dy. Mos të takohemi me njëri tjetrin, - më dhemb zemra por do më dhëmbi më shumë kur t'a shoh atë. Dua t'a mbaj mend ashtu si e kam parë për herë të fundit. Të mbaj mend ato sytë e saj që më shikoni me urrejte dhe me dashuri. Nuk dua të kujtoj një Nori që nuk më njeh.

- Të lutem mendoje njëher. Kjo është e gjitha çfarë mund të bëja për mamin, doja që ajo t'a takonte për herë të fundit dashurinë e saj të parë. Më fal nëse ju kam bezdisur, - Asteria largohet e mërzitur prej vendimit tim. Fjalët e saj po më përsëriteshin pa pushim, ishin pikërisht ato fjalë: 'doja që ajo t'a takonte për herë të fundit dashurinë e saj të parë'. Do jetë kjo valle mundësia ime e fundit për t'a takuar, për të biseduar dhe për t'a prekur Norin.
Vrapoj pas kësaj mundësie, vrapoj aq shpejt sa po më merresh fryma. Doja shumë që t'a kapja këtë mundësi të fundit, le t'më urrejë Nori, dua t'a takoj. Le të mos më njoh, dua t'a takoj. Arrijë t'a kap Asteriën,- Do vij që t'i them lamtumirë...

Ju kërkoj ndjesë për mungesën time dhe që ju kam vonuar pjesën e re, por kam patur disa probleme.
Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re. Faleminderit.

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now