Kapitulli 7

39 14 9
                                    

- Nori. Ku je?- dëgjoj zërin e babit që jehonte në gjithë shtëpinë e cila ishte bosh. Babi i kishte shitur gjithçka që mbante brenda kjo shtëpi, çdo mobilje e gjithçka tjetër vetëm për lek. Lek për alkool. Vetëm mua nuk më kishte arritur t'më shiste. Ndoshta dëshira e tij ishte që t'më shiste edhe mua. Nuk e di. Ndoshta dëshira e tij është që edhe të zhdukem. Por ja ku jam, përballë tij.

- Çfarë do ba?- vazhdoja t'i thoshja ba, se pavarësisht gjithçkaje ai do ngeli gjithmonë babai im. Doja që jetesa ime në një shtëpi me te të merrte fund sa më shpejt

- Do vdesë, - pasi babi thotë këto fjalë pret një reagim nga unë. Nuk reagova fare. S'dija si të reagoja sepse s'po ndjenja asgjë - Hapu fëmijë i pavlerë. Unë po them që po vdes, t'i më qëndron aty si hu.

- A po pret që të qaj për ty? - pyetja ime ishte si një thikë tjetër për të pas reagimit tim. Shkon tek dhoma e tij që ishte bosh, shtrihet në dysheme. Gjëndja e tij vërtet nuk ishte aspakt mirë. E pse mezi po merrte frymë vazhdonte të kërkonte alkool sërisht.

- Më sill një shishen e xhin London Dry

- As tani nuk do heqësh dorë nga alkooli? - e pyes pasi shtrihem në dysheme po njëlloj si babi. Qëndronim përballë njëri-tjetrit. Nuk mbaj mend se kur ka qenë hera e fundit që kemi qëndruar përballë njëri tjetrit.

- Më mirë të vdes me alkool në dorë sesa...,- ndalon së foluri për një moment. Heq shikimin nga unë, më shikon sërisht. Merr frymë thellë duke e përgatitur veten për deklaratën që do jepte -Sesa me ty në krahë. Ti nuk e meriton të jesh vajza ime.

- Ti nuk e meriton të ishe babi im. Nuk kam patur mundësi zgjedhje për prindërit e mi, aman ju kam dashur si prindër që ju kam. Asnjëherë s'kam dashur që ti të zhdukesh ndryshe nga ti. Ndryshe nga ti që përveç se e ke dëshiruar por edhe e ke thënë me zë të lartë.

- Sepse ti e meriton të zhdukesh. Nuk e kupton që po të zhdukesh nuk do vuash kaq shumë. Nuk do vuash nga unë apo nga kjo botë e mallkuar. Përse duhet të lindje në këtë botë? Pse një ëngjëll si ti duhet të vinte në krahët e mij kur nuk të meritoja.

- Mbase sepse ti ke patur nevojë për dashuri, për një familje, për një vajzë,- kjo ishte biseda jonë e parë e vërtet. Po shprehnim gjithçka që kishim për njëri-tjetrin.

- Nori. O Nori,- thotë emrin tim me zë të lartë duke harruar që jam afër tij. Pas thotë emrin tim bie një heshtje. Heshtje. Mbizotëron një heshtje e pashpjegueshme, - Nori dua që ti të jetosh e lumtur.

- A thua se do jem ndonjë ditë e lumtur? Kam frikë të jem e lumtur. Ju e shkatërruat shpresën tek unë, tashmë nuk besoj më në asgjë. As tek fjalët e tua të fundit, - fytyra e babit ndryshon pasi dëgjon fjalinë time të fundit. Ndoshta kjo e vrau vërtet, nuk e di. Ndoshta kjo ishte e vërteta që u përplas në fytyrë, - Të kam dashur shumë babi. Do kishe qenë një hero për mua. Por ti në vënd të familjes dhe në vendin tim zgjodhe alkoolin. Zgjodhe familjen tjetër që të braktisi dhe ti je në këtë gjëndje të mjerueshme. Në këtë gjëndje të mjerueshme sa vjen tek unë, bisedon me mua.
Ku e ke familjen, familjen që shkatërrove familjen time?
Apo as ata nuk të duan?
Urrejë diçka, që ne jemi njëlloj, të dy ne urrehemi nga të tjerët dhe ja ku jemi tani bashk.

-A janë këto fjalët e fundit që do dëgjoj nga kjo jetë e shpifur? ,- thotë babi i pakënaqur nga fjalët që po dëgjon prej meje

- E vërteta ndodhet tek këto fjalët dhe ti po dëgjon të vërtetën.

- Nuk të vjen pak keq tani që jam në momentet e fundit të jetës.

- Mund të zhdukemi së bashku. Le t'i japim fund jetës të dy. A do të bëj kjo më të lumtur?

- Jo

- Prisja tjetër përgjigje

- Nori, - babi humbet ndjenjat, trupi im nuk lëviz. Nuk lëviz që të shkoj për ta parë nëse ka puls, nëse zemra e tij rreh apo nëse frymon. Qëndroj aty pa lëvizur. Emri im e thënë nga babi, po më përsëritesh në tru pa pushim. Afrohem afër babi pasi kishte kaluar disa minuta, vendos dy gishta tek qafa e tij për të parë nëse jetonte apo jo. Jetonte. Ishte akoma gjallë. Doja që t'i hapte sytë për të folur më shumë, kishim shumë gjëra të tjera për të biseduar. Qëndroj e shtrirë përball tij, pulsi sa vinte bëhesh më i ngadaltë. Pra, babai më tha një të vërtetë. E vërteta ishte vdekja e tij. Marr dorën e tij dhe e vendos sipër dorës sime, i'a mbaj fortë dorën që dhe nëse është sado pak i vetëdijshëm, e kupton që jam pranë tij. Po babi, jam pranë teje, bashk deri në fund.

- Babi të kam dashur. Të dua dhe pse nuk e meriton, - këto ishin fjalët që i thashë pasi zemra e tij pushoi së punuari. Mund t'i thoshja këto fjalë pasi babi s'do t'i dëgjonte më.

- Nori, Nori, - dëgjova sërisht zërin e babit, po më thërriste. Hap sytë, as nuk e kisha kuptuar si më kishte zënë gjumi. Shikoj që Amedeo po qëndronte ulur dhe po më lëvizte me një dorë në mënyrë që të ngrihesha nga gjumi. Nuk ishte babi që po më thërriste, por Amedeo, - A je mirë? Më vjen keq për humbjen tënde Nori.

- Babi.

- E di që je e mërzitur,- më përqafon. Amedeo nuk kishte nevojë për fjalë nga ana ime, apo që unë të shprehja se çfarë po ndjenja. Përqafimi i tij thevi diçka brenda meje, disa lotë filluan të rridhnin në faqen time. Këta lotë do jenë lotët të para dhe të fundit për ty ba.
Po, e pranoj, po qajë për ty.
Ditën tjetër së bashku me Amedeo bëm funeralin e babait tim, të cilët ishim vetëm ne te dy dhe askush tjetër. Askush tjetër nuk erdhi për të. Qoftë mami dhe motra ose nga familja tjetër që ai krijoi. Sërisht tek unë përfundove baba, i jap lamtumirën e fundit.
Lamtumirë.
İ dhashë lamtumirën e fundit jo vetëm babit tim por edhe kësaj jete që po bëja. Kap dorën e Amedeo, jam gati që të nis një jetë të re. Të hap një kapitull të ri. Një kapitull të ri që mendova se do ishte më mirë se kapitulli që kalova por rezultoi që vetëm faqet e para ishin të bukura.

- Zemër. Nori, a më dëgjon?, - Dëgjoj zërin e Kleonit që mendoja se isha në ëndërr, por hap sytë dhe shikoj që po më thërriste vërtet - Është mëngjes zemër. Shko shtrihu në krevat që të qetësohesh pak.

- Oo koka, po më dhemb. Zemër dua të fle dhe pak gjumë. Por duhet të çoj vajzën në shkollë

- S'ka gjë, vajzën e çoj unë sot në shkollë. Shko qetësohu se ke gjithë natën që ke shkruajtur,- Kleoni më ndihmon që të ngrihem nga karrigia. Shikimi i tij ishte diku tjetër, nuk ishte tek unë. Po shikonte letrat e mija, le të themi më mirë tek letra që ndodhesh sipër letrave të tjera. Është pikërisht letra që në fillim kam shkruajtur emrin e tij, emrin e Amedeos. U ndjeva shumë keq dhe në siklet, përpiqem që t'i fsheh letrat e pse ishte shumë vonë, - Nori

- Më fal

- Nori, më shiko pak. Mos u ndje keq aspakt për ato që ke shkruajtur. Do pres deri kur ti të jesh gati dhe t'më prezantosh me këto letra, me këtë libër dhe me të shkuarën tënde. Dhe nëse nuk m'i tregon asnjëherë, sërisht s'do jetë problem për mua sepse ti je këtu përballë meje. Ti je këtu me mua.

Nëse ju pëlqen kjo histori bëni vote dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now