1.

109 13 2
                                    

Libri qe ju ka pelqyer.

1. Kush eshte libri juaj i preferuar ne Wattpadin shqiptar?
Ka shumë libra të bukur ,të shkruar në një mënyrë të rregullt,dhe me tematika shumë interesante në Wattpad por unë do të veçoja librin një "Shanc i dytë".Per mua është tjeter nivel.

2. Cfare mendoni se e ben te veçante ate liber?
Mendoj se ajo çka e bën të veçantë ,për mua të paktën,janë përshkrimet ,që janë të rralla në shumicën e librave ,mënyra se si janë zhvilluar ngjarjet,në një rend të rregullt kronologjik dhe fakti se sa shumë të bën të perfshihesh në çdo kapitull ,dhe personazhet të cilët janë njeri me interesant se tjetri.

3. Kush eshte ajo skene qe ju ka pelqyer me teper ne te gjithe librin?
Pjesa që më ka pëlqyer me shumë eshte kur Deni dhe Tajleri duhet të ndeshen me njëri tjetrin ,në boks,por ata nuk e dinë këtë fakt duke qenë se përdorim maska me sa mbaj mend.Pjesa kur zbulojnë identitetin e vërtetë të njeri tjetrin është pjesa më emocionuese dhe me e veçantë për mua.

4. A do e rilexoje serish kete liber?
Do t'a rilexoja me mijëra herë pa u merzitur ,por sa keq që është fshirë nga Wattpadi.

5. Kush ishte personazhi juaj i preferuar ne liber dhe pse?
Personazhi im i preferuar është Tajleri,për faktin që në pamje të parë dukej një njeri misterioz,i ftohtë dhe i painteresuar për gjithçka,ndersa me Denin tregon një anë tjetër të tijën,ku shihet se ai nuk është ai përbindëshi që të gjithë mendojnë.Eshte thjeshte një djalë që ka kaluar vështirësi dhe peripeci te ndryshme ne jeten e tij.

6. Si ka ndikuar ky liber tek ju?
Ky libër ka ndikuar tek une,duke bërë që t'i shikoj gjërat në një këndvështrim ndryshe,të mos paragjykoj askënd ,pasi unë nuk e di të shkuaren e tij,te fal dhe të kërkoj falje,dhe te kaloj sa më shumë kohë me personat me të dashur për mua pasi jeta është shumë e shkurtër dhe asnjëherë nuk mund t'a dimë se cila është dita jonë e fundit.


Libri qe nuk ju ka pelqyer.

1. Kush eshte libri qe keni lexuar, por nuk ju ka pelqyer ne Wattpadin shqiptar?
Në përgjithësi,nuk me pëlqejnë librat që janë copy paste nga filma të ndryshem,ose librat që janë të mbushur nga fillimi deri në fund me emoji,dhe librat që janë shkruar një një gjuhë vulgare.Zakonisht nëse një has një libër të tillë ,nuk e perfundoj fare.Por meqe duhet të përmend një libër ,do të thoja "Dashuri apo urrejtje"që nuk me ka lënë një shije të mirë.E kam lexuar deri në fund vetem për faktin që shumë persona e adhuronin në maksimum,por që mua personalisht nuk me la një shije të mirë.

2. Cfare mendoni se i mungon atij libri?
Atij libri i mungon shenjat e pikësimit sepse nuk merret vesh ku fillon dhe ku mbaron fjalia,përshkrimet,dhe duhet të kishte një fjalor me te pasur pasi gjuha e shkruar ishte shumë e "varfër".

3. Cili ishte personazhi me antipatik ne ate liber?
Personazhi më antipatik ka qenë Eda ,për shkak se dramatizonte çdo situatë dhe nuk me pëlqente tipi ose sjellja e saj le të themi.

4. A do ua sugjeroje te tjereve, pavaresisht se nuk te pelqeu vete?
Mendoj që po.Nese ka persona që i pëlqejne klishetë dhe librat e bazuar në filmat turk ,patjetër.Fakti që mua nuk më pëlqen ky libër nuk do të thotë që nuk mund t'i pëlqejë dikujt tjetër.

5. Nese do i thoje dicka autorit te ketij libri, cfare do i thoje?
E di qe e thënë që e ke shkruar këtë libër vetem sepse t'a kane kërkuar vete lexuesit,por duke qenë se mu kërkua te permendja një libër që nuk me ka pëlqyer ,ky ishte ai që më erdhi në mendje.Je një autore shumë e mirë ,ke shume libra të mrekullueshem ,thjesht ky libër nuk është "i duhuri" ,të paktën për mua.

6. Si ka ndikuar ky liber tek ju?
Nuk është se ka pasur ndonjë ndikim tek une,duke qenë se nuk e kam shijuar dhe nuk jam përshirë shumë në këtë histori.Ndoshta ,thjeshte me është bërë mësim të mos i dëgjoj shume sugjerimet e të tjerëve për të lexuar një histori të caktuar,sepse cdo person ka shije të ndryshme që nuk përputhen me njëri tjetrin.



Njoftim nga faqja jone:
U lutemi te gjitheve qe kur ju nisim nje pyetje per pjesemarrjen ne mesazhet private, te mund te kthenit pergjigje. Edhe nese nuk pranoni te merrni pjese, mund te na pergjigjeni me 'jo'. Faleminderit per mirekuptimin!

Librat në pikëpamjen tuajWhere stories live. Discover now