6.

73 9 2
                                    

Libri qe ju ka pelqyer.

1. Kush eshte libri juaj i preferuar ne Wattpadin shqiptar?
Ka shumë libra të mirë ,por po flas për librin e fundit të bukur që më ka ngelur në mendje "Kujdes prej dështakëve" nga Gisela_P .

2. Cfare mendoni se e ben te veçante ate liber?
Së pari e bën të veçantë zhanri i librit,dhe ndërtimi apo shfaqja e karakterit të personazheve.

3. Kush eshte ajo skene qe ju ka pelqyer me teper ne te gjithe librin?
Fundi ! Fantastik.

4. A do e rilexoje serish kete liber?
Po do e rilexoja me shumë qejf.

5. Kush ishte personazhi juaj i preferuar ne liber dhe pse?
Psikologia,nga lloji i punës që bën dhe përballja me traumat e kaq shumë njerëzve.

6. Si ka ndikuar ky liber tek ju?
Më ka lënë ndjesinë e një filmi të mirë horror,pasi mund t'i përfytyroja skenat shumë qartë.

Libri qe nuk ju ka pelqyer.

1. Kush eshte libri qe keni lexuar, por nuk ju ka pelqyer ne Wattpadin shqiptar?
Kam lexuar një libër nga zhanri mafia,për të kuptuar pse nuk pëlqehen kaq shumë nga të tjerët dhe vërtet që paskan të drejtë ,ose mbase më rastisi mua libri në fjalë i tillë. Bëhet fjalë për "Zemër metalike" nga Enel_maffia .

2. Cfare mendoni se i mungon atij libri?
I mungojnë disa gjëra,por ajo që më vret më shumë syrin është mënyra e shkrimit,komplet i shkujdesur,përshkrime të dobëta por dhe gjuha e përdorur,si dhe konteksti i librit në përgjithësi.

3. Cili ishte personazhi me antipatik ne ate liber?
Është një personazh dytësor,Orieli i cili rrëmben dy vajza Enelin dhe Enyan,për të treguar se çfarë do të thotë të jesh 'mafia'.

4. A do ua sugjeroje te tjereve, pavaresisht se nuk te pelqeu vete?
Mbase do jua sugjeroja atyre grupmoshave që ju pëlqen të lexojnë histori me mafia ,pavarësisht shkrimit dhe faktit që janë të njëjtat histori në thelb.

5. Nese do i thoje dicka autorit te ketij libri, cfare do i thoje?
Autores do i thoja të vazhdojë të shkruajë sa të dojë dhe çfarë të dojë,sepse edhe ajo ka lexuesit e vet që ia pëlqejnë shkrimet ,pavarësisht se ky nuk është rasti im. Thjesht do i sugjeroja të përdorte drejtëshkrim më të rregullt.

6. Si ka ndikuar ky liber tek ju?
Nuk ka ndikuar . Hoqa një kuriozitet për bujën që kanë këto libra,tani thjesht do lexoj çfarë më pëlqen më shumë. :)
Peace !

Librat në pikëpamjen tuajWhere stories live. Discover now