4.

78 7 2
                                    

Libri qe ju ka pelqyer.

1. Kush eshte libri juaj i preferuar ne Wattpadin shqiptar?
Une kam shume, vertet shume libra te preferuar por sot dua te zgjedh "Kujdes prej deshtakeve" i Gisela_P

2. Cfare mendoni se e ben te veçante ate liber?
Se pari, e ben te veçante zhanri. Mendoj se eshte i vetmi liber horror ne te gjithe wattpadin shqiptar. Se dyti, menyra e shkrimit qe mbushet edhe me pershkrime te cilat mezi i gjen ne libra te tjere. Dhe se treti, e ben shume, shume, shume te veçante fakti se ne fillim e gjen veten duke e urryer personazhin kryesor dhe me pas, duke te ardhur keq per te. Kjo eshte diçka qe e ndjen dhe gjerat ndihen vetem ne librat e shkruajtur bukur.

3. Kush eshte ajo skene qe ju ka pelqyer me teper ne te gjithe librin?
Padyshim vdekja e Vaneses dhe menyra se si u shfaq formula e ujit ne fletoren a ne provimin e Alekses, nese jam e sakte. Dhe sigurisht, edhe menyra se si ishte zgjedhur te mbyllej libri.

4. A do e rilexoje serish kete liber?
E kam rilexuar. Do e rilexoja serish, por nuk eshte asnjehere aq bukur sa hera e pare.

5. Kush ishte personazhi juaj i preferuar ne liber dhe pse?
Dilani. Mendoj me pelqen sepse eshte tipi i mashkullit qe me ngjit me teper.

6. Si ka ndikuar ky liber tek ju?
Sigurisht qe per mire. Dua te them, eshte nje liber qe te ben te kuptosh dy gjera dhe te ben te shohesh edhe anen pozitive, edhe anen negative. Gjeja e pare qe te meson eshte se bullizmi eshte thika me e mprehte qe i ngulet njeriut dhe gjeja e dyte qe te meson eshte se pas buzeqeshjeve te mira dhe sjelljeve normale, njerezit fshehin gjera qe s'ti rrok mendja. Nuk e di nese eshte ky mesazhi qe ka dashur te jape autorja, por gjithnje e kam menduar si te tille.

Libri qe nuk ju ka pelqyer.

1. Kush eshte libri qe keni lexuar, por nuk ju ka pelqyer ne Wattpadin shqiptar?
Enklea.

2. Cfare mendoni se i mungon atij libri?
Libri trajton nje tematike te prekur, por qe nuk pershkruhet aspak si e tille. Ka shume gabime drejtshkrimore dhe nje mungese te qarte te pershkrimeve.

3. Cili ishte personazhi me antipatik ne ate liber?
Leo apo sido qe e kishte emrin, i dashuri i Enkleas.

4. A do ua sugjeroje te tjereve, pavaresisht se nuk te pelqeu vete?
Cdokush ka te drejten te lexoje çfare deshiron, por sipas mendimit tim ka libra me te mire.

5. Nese do i thoje dicka autorit te ketij libri, cfare do i thoje?
Te perpiqet te hyje me thelle ne boten e personazhit sepse duke qendruar edhe vete jashte saj, na le edhe neve jashte.

6. Si ka ndikuar ky liber tek ju?
S'ka pasur ndonje ndikim duke qene se s'me ka pelqyer dhe mesazhi eshte dhene me shume siperfaqesor sesa si mesazh i thelle.

Librat në pikëpamjen tuajWhere stories live. Discover now