Mendoj se kritikat ne wattpad varet nga menyra se si shprehen, por gjithashtu mendoj se te gjithe duhet ta pranojme faktin se ketu askush nuk i pranon kritikat. Te gjithe mendojne se ai qe i ben i ka personale me te, ose eshte xheloz per nje arsye qe e dine vetem autoret qe marrin kritikat.
Personalisht, do te them te verteten qe edhe une kam marre kritika dhe nuk kam reaguar ne menyren me te mire te mundshme, por besoj se tani jam mjaft e rritur per ta percaktuar se si mund te reagoj kundrejt nje kritike. Kam dhene edhe kritika qe gjasme jane marre me sy te mire, por jam e sigurt qe jane shperndare mes shoqeve dhe kane qeshur se kinse kam thene ndonje gje idiote.
Problemi me kritikat ketu eshte se, te gjithe themi se i pranojme. Por te thenit gjithmone ndryshon nga te berit, thote nje shprehje.
YOU ARE READING
Opinione për Wattpadin shqiptar.
Non-FictionOpinionet e sinqerta për Wattpadin shqiptar.