Ok, e nisim nga fillimi fare... rrallë ka shkrimtarë të talentuar në komunitetin tonë shqipfolës të Wattpadit. Për mendimin tim, ka plot shkrimtarë të talentuar në Wattpad. Një pjesë e tyre janë të pazbuluar ende, ngaqë mënyra se si shkruajnë hyn tek shkrimet "underrated", ose thjesht, temat që zgjedhin të trajtojnë janë diçka ndryshe nga ato që na kanë parë sytë në listën e trendeve të Wattpadit.
Talenti nuk varet gjithmonë veç prej faktit se libri yt i ka kapur 100K shikime, gjysmë K-je vota dhe 200K komente. Ka raste kur librat i kanë me shumicë këto 3 K-të që përmenda, por që s'janë ndonjë gjë kushedi se çfarë, thjesht gjëra të ngjashme e të përsëritura nga një libër në tjetrin, vetëm username-i i autorit/es ndryshon domethënë.
Për të vazhduar me temën... nuk e di çfarë thonë shumica e autorëve, dhe për të dhënë një mendim timin nuk bazohem nga shumica. Gjithësecili ka mendimin e vetë.
E lexova këtë temë para se të jepja një përgjigje. Shkova te profili i Klaudeta07 , dhe vendosa t'i hidhja një sy të shpejtë njërit prej librave, thjesht për kuriozitet. Më pëlqeu fakti që përdorte shkronjën Ë dhe Ç, dhe që i vendoste shenjat e pikësimit siç duhet. Mua personalisht më pëlqejnë kur shkrimtarët shqiptarë të Wattpadit i përdorin këto dy detaje, pasi kjo gjë shmang migrenën time letrare.
(Ju që nuk përdorni Ë dhe Ç, në rastin tuaj nuk më zë migrena vetëm nëse zbatoni gramatikën letrare dhe shenjat e tjera të pikësimit siç duhet, dhe nëse libri juaj ka përshkrime interesante letrare dhe jo vetëm dialog.)
Për Klaudeta07 si person nuk di çfarë të them pasi nuk e njoh, ndërsa për librat e saj... mendoj se do filloj t'i lexoj tamam... jo t'i hedh vetëm një sy siç bëra për momentin.
YOU ARE READING
Opinione për Wattpadin shqiptar.
Non-FictionOpinionet e sinqerta për Wattpadin shqiptar.