Dita e dyte

327 30 11
                                    

Trupi i Baharit tani ishte i ftohte por fytyra mbante ende nje grimce engjellore te shume viteve me pare. E urrente ate pafajsi. Kishte shpresuar qe pasi ta vriste ajo te shfaqte fytyren e saj te vertete, por asgje pervec tmerrit dhe asaj pafajshmerie nuk ishte shfaqur. Buzeqeshi.
Ne fund kishte arritur qellimin e saj, e kishte vrare.

Lajmeroi nje taksi per ta shoqeruar tek viktima e rradhes. Aksioni i nje dite me pare ia kishte bere te pamundur te ecte, e kishte lodhur si fizikisht edhe shpirterisht. Rrobat mbanin aromen e gjakut dhe floket ishin duke marre formen e tyre natyrale. Ne duar i dukej sikur mbante rrahjet e fundit te zemres se Baharit por nuk ishte e penduar. Arrinte ta ndiente ne supe barren e atij trupi te vrare dhe ne koke degjonte ende zerin e saj, por ishte e veshtire ta ndiente pendimin dhe ndergjegjen e vrare.

Filloi te kerkonte per rroba te tjera te zeza, te vecanta ne zymtesine qe duhej te permbanin. Koka filloi ti punonte rrengje, lojera, hile te vogla e te medha qe nuk arrinte ti kuptonte plotesisht. Nje cekic godiste koken e saj dhe bente qe ne tere vorbullen e mendimeve te mbizoteronin ato me te cuditshmet. Por bashke me mendimet vinte dhe ajo dhimbja e padurueshme e kokes.

Ra ne toke. Cdo gje i dukej e shembur, e shkaterruar plotesisht. Bota rrotullohej rreth saj. Imazhet e Onurit i shfaqeshin, fjalet e tij jehonin ne ate shtepi te vogel. Cdo gje dukej kaq e pakuptimte, kaq bosh. U perpoq te ngrihej ne kembe, te mposhte zerin dhe imazhin e tij por ne perpjekje per t'ia mbathur u zhyt me keq ne llucen e zeze dhe thithese. Tani ndjehej ne nje qetesi te padurueshme qe e thyente vetem buzeqeshja e forte, gati-gati metalike. Ishte buzeqeshja e saj. Bota e jashtme e kishte ndryshuar formen dhe embelsine e buzeqeshjes se saj te dikurshme. Gelltiti me nje fryme ilacet qe ishin ne te vertet thjesht nje gje e padobishme per te qetesuar inatin e saj.

U ngrit perseri ne kembe. Ishte ajo ndjenja brenda shpirtit qe i thoshte te mos linte asgje te paqarte, asgje te munguar. Por i mungonin shume gjera. Nuk kishte arritur kurre te kishte nje puthje nga ato te zjarrtat qe aq shume i kishte pare neper filma. Nuk kishte mundur kurre te shikonte pikat e shiut qe binin ne dritare me Onurin, te dy te perqafuar nen nje batanije te ngrohte. Ndjente qe me Onurin mund te pushtonte tere boten, ta nenshtronte nen kembet e saj. Cdo gje qe mund te bente ishte te  merrte ate taksi dhe te shkonte te strehohej tek krahet e tij. 

Zgjodhi rrobat e para qe i zune syte, cizmet dhe doli nga ajo shtepi. Trupi i Baharit kishte filluar te dekompozohej por nuk mund te mendonte qe kishte ndodhur e njejta gje me shpirtin e saj. Hipi ne taksi dhe udhezoi shoferin drejt adreses se Onurit.

Ishte e lumtur. Nuk ndjente asnje peshe ne ndergjegje, asgje ne zemer qe ti kujtonte kush ishte e mira dhe kush e keqja. Ishte e etur per lumturi e per hakmarrje. Te dyten ndjente qe e kishte marre por te paren jo. Lumturia per te do ishte si nje trendafil delikat ne prag te vyshkjes qe vetem ajo mund ta bente te lulezonte perseri. Taksia ndaloi ne lagjen e vjeter qe ende mbante ere zjarri e myshku. Ne nje mur te asaj lagjeje kishte dhene puthjen e pare, kishte enderruar e shpresuar per gjera te bukura e te vecanta. Si cdo adoleshente e hipnotizuar nga iluzioni perfekt i dashurise.

Hyri ne pallatin 3 katesh, te rrenuar por me shume kujtime brenda. Kontrolloi per celesin poshte 2 vazove me lule.
-Si gjithmone ne vendin e duhur-tha duke hapur deren.
Asgje nuk kishte ndryshuar. Akoma fotot e tyre ishin te pranishme ne ajrin e asaj shtepie. Mori fryme thelle.

Emocionet ishin teper te forta. Zemra i rrihte forte sikur per pak do i ndalonte. Onuri duhej te ishte ne shtepi. Hapi ngadale deren e dhomes se tij te gjumit. Asgje. Krevati ishte i crregullt, dokumente te vendosura vend e pa vend, shishe alkoli te hedhura ne toke qe perhapnin nje arome te padurueshme. Mbylli ngadale deren e u drejtua nga guzhina e vogel dhe mirepritese. Ndjeu aromen e parfumit te tij, pa krahet e tij muskuloze duke gatuar dhe u afrua ngadale. E perqafoi nga mbrapa.
-Onur, dashuria ime.
Ndjeu trupin e tij te clirohej nga prekja e saj. Degjoi emrin e vet nga buzet e tij.
-Ayshegul? Ti je ketu, me ne fund je ketu.
Krahet e tij e pushtuan trupin e saj aq te vockel e te pafuqishem ne ato momente. Aroma e tij po dehte qelizat e saj. Ndjeu puthjet e tij te panderprera ne qafe, faqe, buze.

-Me ka marre malli per ty vogelushe. Me ne fund je ketu.
Puthjet e tij vazhdonin te beheshin me kerkuese, intensive, te egra. Kalonte ngadale gishterinjte neper tere trupin e saj te ftohte. Ayshegul ndjente zemren ti rrihte fort dhe trurin ti thoshte qe po gabonte. Nuk dinte ke te degjonte dhe ke te injoronte. Zemra kishte te drejte por truri nuk mund te gabonte. Onuri filloi ta shtynte drejt dhomes se gjumit, i etur per dicka me shume se puthjet. E shtrihu ngadale ne shtrat dhe ndjeu se si ajo ngadale u perkedhel kur duart e tij preken milimetrat me intime. Zjarri kishte pushtuar cdo pjese te trupit te saj si nje vullkan qe duhej patjeter te shperthente.

...Mengjes...
Ndjeu koken te rrenduar. Nuk arrinte te kujtonte asgje por fakti qe ishte ne te njejtin shtrat me Onurin e beri te kuptonte gabimin trashanik qe kishte bere. Ishte manipuluar prej tij per te njeqindten here dhe tani gjendej ne krahet e tij, nudo dhe e pa armatosur. U cua me shpejtesi per te kerkuar thiken qe kishte fshehur me shume kujdes ne cante. E mori dhe u afrua prane Onurit. E urrente ate buzeqeshjen e tij prej femije ne mengjes, urrente ato puthjet e embla qe vetem ai mund t'ia jepte. E akoma nuk kishte arritur ta puthte. Apo e kishte puthur? Nuk arrinte te kujtonte asgje pervec urrejtjes qe po ndjente.

Afroi thiken tek qafa e tij dhe goditi fort ne nje pike te pacaktuar. Nuk u degjua asnje piskame dhimbjeje, asnje peshperim. Goditi perseri. Asgje. Ne ato momente do donte t'ia nxirrte zemren nga kraharori per te degjuar rrahjen e tij te fundit. Goditi perseri. Heshtja e acaronte, e nervozonte ne maksimum.

La trupin e tij te pajete te shijonte parajsen qe ajo vete i kishte dhuruar. U vesh me shpejtesi dhe u be gati te dilte. Duhet te shkonte tek Demiri. Ai po e priste, per kete ishte e sigurte. Mori cdo gje qe nuk duhej te linte dhe iku. Nuk u perpoq ta kthente koken pas. Ishte teper vone...

Kujtimet e nje vrasesejeWhere stories live. Discover now