Pjesa 3

120 12 0
                                    

Edhe ne endrrat me te arrinte te shihte vdekjen! Ai i dukej kaq i gjalle per te vdekur perseri...ata vdisnin perseri. Ishin ata qe vite me pare i kishin mesuar te ishte nje femer, te ndjente kenaqesite e jetes, te festonte bashke me lumturine e njerezve te tjere. Po ishin pikerisht ata ne ato endrra aq te gjalla, ne mendimet e penguara ku mungonte kthjelltesia. Mesazhi ishte i qarte: Fillimisht duhet te mendonte per ushqimin qe do u jepte atyre jeteve qe kishte marre. Nje enderr e cuditshme nga e cila duhej te zgjohej per te luftuar kunder demoneve qe shkruanin ne mendjen e saj planet me absurde. Tinguj te zhurrmshem qe ngjallnin kuriozitetin e personave jashte asaj dhome. Aysegul qendronte e ulur ne te njejten karrige, duart e nxira kercenin ne ajer me ritmin e vetmise, buzet flisnin fjale te pakuptueshme-kendonin nje kenge ku fjalet nuk ekzistonin dhe aroma e gjakut ishte mbytese. Syte jeshil shndrrisnin ne cmendurine e rradhes qe mendja e saj planifikonte. Nje tjeter vdekje kesaj rradhe ne nje bote ujqerish te uritur. Lotet shfaqeshin ne ate forme psikopatie ku fytyra vishte masken e pafajshmerise. Dhimbje pa arsye ku fshiheshin motivet e cmendurise se 3 diteve kur jeta e saj ndryshoi radikalisht.

"Mjaft shtire nje dhimbje qe nuk ekziston Aysegul! Prano gabimet e tua dhe ndalo kete farse te madhe sepse tashme as une nuk besoj me tek ty."

-Nuk mundem te dorezohem vetem sepse ti ma kerkon. Ndalo se me kontrolluari ndoshta gjithcka do me shkoje me mire

Kishte uleritur fort fjalet qe mendonte. Ndergjegja duhej ta kishte ndihmuar me pare, atehere kur me thiken ne duar kishte marre jetet e 3 personave pa kuptuar se si kishte planifikuar cdo gje. Do kishte deshiruar ta kthente kohen pas dhe te ishte dorezuar perpara miresise dhe dashurise se 2 personave me te rendesishem te jetes se saj.

10 vjet me pare

-Syte e tu me bejne te cmendem Aysegul!
Zeri i Onurit ishte i qete. Ai trup i ngrohte ishte si nje lloj barriere per shpirtin e kalbur. Ne syte e saj ndodhej tere deshira dhe egoizmi qe vete jeta i kishte falur. Ndersa tek ai shihte mbeshtetjen, dashurine per nje bote qe nuk i perkiste plotesisht.
-Cfare dashuron tek une? -pyeti me shpresen e nje "Nuk te dashuroj" qe nuk do mund te bente deme ne zemer.
Fjalet e mohimit do kishin me shume efekt tek nje karakter si i saj. Mendja kerkonte mohimin per te bere qe planifikimi per nje ndarje te ndalonte perpara nje fakti te tille. Por ato fjale nuk dilnin kurre nga buzet e mashkullit qe dashuronte me shume se cdo gje tjeter ne jete.
-Dashuroj syte e tu kur me shohin si gjene me te vyer. Nuk mjafton per ty?
Mjaftonte! Ishte e mjaftueshme vetem nje frymemarrje e renduar apo ato puthjet e dhena me deshiren e trupit te lodhur nga nje nate e gjate pasioni. Ishte kaq e bukur te ishte pjese e nje zemre pa mekate kaq e ndryshme nga erresira qe e rrethonte. Dhe megjithate problemet, xhelozite dhe genjeshtrat nuk kishte ndaluar asnjehere se dashuruari syte e zinj te Onurit. E kishin bere te vuante ne muret e larta te mbushura me kurthe qe presin gabimin me te vogel. Kishte vuajtur ashtu sic kishte jetuar cdo minute aventure. Duart e saj kishin prekur fundin e nje gare te pameshirshme dhe ne nje menyre ose ne nje tjeter nuk kishte arritur te vdiste. Nese ne syte e armiqve ishte e lumtur duhej te thoshte qe brenda vdiste pak e nga pak. S'kishte ndaluar se vuajturi thjesht ne ate rremuje te madhe te ndjenjave perpiqej te rrezohej ne toke pa bere zhurrme, te qante pa lot, te vdiste pa e kuptuar askush. Duhej t'ia dilte edhe pse urrejtja e perndiqte duke sjelle si pasoje momente akoma me te keqija. Deti i madh i se keqes e zhyste cdo here qe perpiqej te dilte. Ose ndoshta, e shihte boten te mbushur me ujqer edhe ne ditet kur dashuria i pushtonte qenien.
U zgjua nga mendimet per te ndjere krahet e Onurit ta rrethonin ne nje perqafim te ngrohte.
-Per cfare po mendon copeza ime e zemres?
Gjithmone e njejta pyetje qe lihej e pashpjeguar qarte. Beri te fliste teksa ndjente perkedheljet e atyre duarve kaq te ndryshme nga te sajat.
-Ndonjehere mendoj se jeta eshte kaq e pavlere per mua. Jam vetem nje femer qe ka pasur cdo gje ne jete dhe ne momentin qe do humbas do deshiroj te vdes derisa cdo gje te kthehet ne nje fiksim. Vetevrasja do jete zgjidhja e vetme!

Onuri ndaloi! Ndjeu frymemarrjen e renduar dhe duart te ndalonin rutinen e embel te perkedheljeve. Onuri ishte nje mashkull qe urrente vuajtjen. Syte e tij e kishin pare ne syte e se emes, ne trupin e saj plot shenja, ne buzet qe kerkonin ndihme ne nje ulerime te shuar. Urrente vdekjen dhe ndjenjen e fajit qe kishte perbere tere qenien e tij. Percmonte, kundershtonte edhe ai boten e qenieve njerezore. Dinte te dashuronte ne formen me absolute duke dhuruar tek nje femer cdo perkujdesje. Perkedheljet e tij ishin dicka me shume se thjesht prekje. Zeri i tij linte nje shenje dashurie qe as nuk kishte imagjinuar te mbante me vete.
-Te kam thene qe vdekja nuk eshte nje enderr e bukur besoj? - zeri i Onurit kishte marre nje ton te ashper - Buzet e tua nuk duhet te thone keto fjale te egra... Mos me detyro te te burgos brenda zemres, te te lidh dhe te bej me ty nje loder te bukur.
Onuri kishte marre nje pozicion dominues. Shikimi ishte kthyer ne dicka kaq te zakonte per Aysegulin. Ne ajer kishte pasion qe digjte trupat e deshperuar per buzet qe puthnin me kembengulje. I njihte kaq mire mendimet qe kalonin ne mendjen e Onurit per tu kthyer ne prekje eksituese ne zonat ku vetem ai dinte te jepte kenaqesine e duhur.

-Mmm dua vertet ta shikoj kete ane tenden poliziotto - tha me zerin qe kishte marre tone joshese.
Trupi kerkonte nje ndjenje me te thelle se ai ekzaltim i momentit. Kerkonte duart e tij qe te preknin ne nje forme me te eger. Donte dhunen, gjakun qe rridhte neper trup, buzet e Onurit qe te puthnin trupin e saj ne format me ekstreme.
-Behu gati per torturen mia bella regina...
Rroba te hedhura pertoke, puthje te egra qe perkedhelnin qafen e saj ne nje forme te ndryshme. Onuri admironte shenjat e kuqe qe shkaktonte kafshimi i tij. Admironte ato ulerima te vogla kenaqesie qe dilnin nga buzet e saj. Donte te ishte pronar i asaj zemre te mbushur me gjak te ndotur te ujqerve qe sulmonin ne menyre te vazhdueshme mendjen e saj.
-Ulerit emrin tim Aysegul...thuaju ketyre mureve se sa shume me dashuron
Ato fjale ishin me shume si nje urdher i dhene ne kohen kur akrepat e zemres dhe trupit bashkoheshin per tu bere nje.
-Te dua Onur...te dashuroj deri ne cmenduri
Uleriti fort ato fjale kaq shume te perseritura.
-Faleminderit qe ekziston Aysegul - foli duke perkedhelur ate trup kaq shume te plasaritur nga duart e ujqerve qe kerkonin ta zoteronin ashtu sic vetem ai mundte.
                                                                                                                                     

                                                                                                                                     End of flashback

Cdo gje i kalonte para syve si nje film me metrazh te shkurter. Ato momente te dashurise ishin kaq te shumta por perseri permblidheshin ne pak minuta. Nuk kishte dashuruar mjaftueshem per te kuptuar qe vdekja ishte e palogjikshme si dhurate perfekte. Kishte dhuruar erresiren tek syte qe meritonin vetem lumturine...

Kujtimet e nje vrasesejeOpowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz