Kujtimet e nje Vraseseje 2

187 18 11
                                    

Pjesa 1
Thone se dashuria nuk eshte e lodhshme kur mban ne krahe trupin e sfilitur te te dashurit tend. Por nuk eshte njelloj kur ne krahet e tu ke nje trup pa jete, te zhytur tashme ne pluhurin e nentokes. Ajri behet i rende dhe trupi rendohet me shume. Lotet nuk mund te te dalin kur fajtorja je vete ti.
Njerezit e shihnin te tmerruar. Frika ne syte e tyre i jepte nje ndjenje keqardhjeje per veten. Ishte nje vrasese me kuptimin e vertete te fjaleve. Ne duart e saj ishte gjaku i 2 njerezve te pafajshem dhe as falje nuk kerkonte dot, e kishte te pamundur.
2 gropa ishin hapur prane njera-tjetres per te thithur ne vetvete 2 shpirtra qe cmenduria e saj kishte vrare. Urrejtja ne syte e 2 nenave qe e tregonin me gisht. Ulerisnin, fajesonin  dhe cirrnin fytyren me thonj. Rrobat e zeza kullonin nga lotet e dhimbjes dhe buzet e tyre ishin enjtur nga aq shume ulerima lehtesimi.
Po per shpirtin c'mund te thoshte? Shpirtrat e atyre nenave e urrenin. Duart qe dikur perkedhelnin floket e femijeve te tyre sot donin te gjakoseshin me te. Dhe ishte aq e drejte!
Dhe lutjet ato nena i kishin ne sy. I luteshin te largohej, te linte ato shpirtra te largoheshin pa dhimbje. Shikonte ecjen e te pranishmeve. Te tere te afermit, koleget kishin vendosur masken e dhimbjes. Lotet e rreme, fjalet e embla dinin ti aktronin mjaft mire. I njihte te tere. E dinte kush genjente dhe kush jo. Dinte dhimbjen e vertete dhe ate te rreme.
Agjentet e policise iu afruan dhe ngadale e shoqeruan ne makinen e blinduar.
-Ky do jete edhe fundi im-peshperiti duke ndjere shikime te peshtira mbi veten.
Hodhi edhe njehere veshtrimin tek ato gropa duke ndjere genjeshtren dhe te verteten, urrejtjen dhe keqardhjen. Hyri brenda.
Ajri po i mungonte.

Pas 2 oresh
Udhetimi po i dukej aq i gjate! Rrobat e zeza po e mbysnin dhe donte te bertiste. Nje lemsh i ishte mbledhur ne gryke. Ishte ajo ndjenja e ankthit. Cfare e priste? Si do ishte tani jeta e saj? Brenda 4 mureve, e mbyllur, pa liri atehere cfare do bente?
-Tak, tak, tak-trokitja u degjua shume afer saj. Ishte nje trokitje e shurdhet, e shkurter por me aq shume hije.
Ktheu koken aty ku zhurrma ishte me e  forte. Ishte Onuri. Arrinte ta shihte ate hije origjinale. Jo, nuk ishte nje fantazem. Ajo pamje ishte aq e gjalle ne zemer dhe ne mendje. Kishte veshtrimin e njejte te dashurise dhe ne duar mbante thiken me te cilen ajo e kishte vrare. U drodh nga frika. Duart i kishte te mbuluara me gjak. E kuqja e atyre duarve e bente te deshironte vdekjen. E qeshura e tij jehuese u degjua. Jo nuk ishte ai. As ato sy nuk ishin te tij. Dashuria qe ishte ne ato sy ishte e ftohte, krejt ndryshe nga ajo engjellorja qe i shkaktonte fluturat ne stomak.
-Ai te vrau Ayshegul! Gjaku eshte i yti.
Nuk ktheu pergjigje. Mori fryme perseri dhe filloi te prekej. Dora i shkonte bosh. Prekte fytyren dhe nuk ndjente me asnje ndjesi apo forme jetesore. Ne vend te formave njerezore kishte vetem hapesira boshe. Po syte? Me cfare po shikonte duart gjakatare te Onurit?
-Te thashe qe ai te vrau Ayshegul...
Zeri fillonte te qeshte gjithmone e me fort dhe Onuri qeshte bashke me te. Ishte si buzeqeshja e nje vampiri me gojen te mbytur nga gjaku.
-Veshtro perreth
Akoma degjonte. Ishte vete hija e saj, ndergjegja e semure qe i fliste. Mbylli fort syte dhe i hapi per te veshtruar ashtu sic i kishin thene. Nuk kishte me asgje. Ishte brenda makines se blinduar, me fytyra qe nuk njihte me syte qortues.
Onuri nuk ishte me. Nuk degjonte me ate buzeqeshje djallezore dhe ato duar te pergjakura nuk kishin ekzistuar kurre.
Rruga sa vinte dhe behej me e gjate dhe balta linte shenjat e identitetit ne dyert e makines.
Dielli ishte gati ne te perenduar.
Edhe pak e cdo gje merrte fund...

Pershendetje! Pas shume kohesh vendosa qe historia e Ayshegulit meritonte nje vazhdim. Keshtu ja ku jam...
Cfare mendoni per kete kapitull te ri ne jeten e saj? Cfare mendoni se do ndodhi ne vazhdim?
Much love 😘

Kujtimet e nje vrasesejeWo Geschichten leben. Entdecke jetzt