ii

60 4 3
                                    

Qielli i kalter ishte ngjyrosur nga kaltersia dhe dielli qendronte si nje perandor ne ate pafundesi. Disa shtellunga te vogla resh sorollateshin pa adrese dhe here pas here mbulonin diellin. Disa tufa zogjsh shkreptinin rrufeshem qiellin dhe degjoheshin britmat e tyre.

Ndersa poshte ne toke gjithçka dukej ne kaos. Makina si te ngjitura njera pas tjetres dhe grumbull njerezish qe endeshin kuturu rrugeve. Pallatet gjigande dukeshin sikur kishin gllaberuar qytetin dhe per kete ndjeheshin krenar. Ne nje cep te gjithe ketij kryeqyteti jetonte nje djale me te atin ne nje shtepize te vogel e cila dukej si nje zonje plake. Muret ishin te plasaritura dhe tjegullat e kuqe tashme e kishin humbur ngjyresen e tyre. Nje rruge e erret te shpiente ne nje porte me kangjella te zeza. Nje rrugice e shtruar me pllaka te shpiente te dera qe medomos ishte e shkaterruar. Pasi hapje deren ndeshej me nje korridor te vockel ku nga te dyja anet kisha nga nje dhome. Njera ishte e prinderve ndersa ne tjetren ishte kuzhina ku flinte edhe djali. Njera dhome kishte nje tavane te bardhe te lyer me mure ngjyre vjollce ku nje llambadar prej nje shekulli ndriçonte zbehte ate copez dhome. Nje krevat i vogel dopio, nje tavoline e vogel dhe nja dy karrige qendronin perreth tavolines. Dy komodina ne ane te krevatit dhe dyshemejq mbante te shtruar nje qilim punuar me dore. Ne muret anesore ishin te ngjitura panorma dhe foto te familjes por ne pjesen lart krevatit qendronte nje foto e zmadhuar e gruas e cila nuk kishte shume qe kish vdekur. Nje grua me floke te zeza pis dhe me nje fytyre engellore me dy sy kaf qe harmonizoheshin me buzet e vogla te cilat thurnin nje buzeqeshje plot jete.

Kuzhina nuk ishte shume e madhe. Perveç bufese se vogel ne te ndodheshin nje petrogaz i madh portokall, nje divan i tmerrshem ku flinte djali, nje tavoline e madhe me tre tavolina perqark. Diku ne nje cep ndodhej nje rezustence e vjeter.

Hapi deren dhe doli nga shtepia. Duke ecur gjuante nje gure te vogel dhe mendonte per historine e rradhes qe do te shkruante. Kete here behej fjale per dashurine e forte midis nje motre dhe nje vellai. Mendueshem kapercente rruget dhe mberriti te stacioni i urbanit.

Personazhet dhe fillimin e historise e kishte te menduar dhe duhet te mendonte tani vetem per zhvillimin e saj. Urbani mberriti per pak dhe ai as qe e kishte ndermend te ulej por qendronte ne kembe duke menduar ende per historine. Urbani mberriti prane shkolles se tij dhe me kembet zvarre u fut brenda duke pershendetur rojen. Pastaj e rrasi veten ne klase duke e ditur çfare ferri e priste. Jo jo nuk e kemi fjalen per mesimet dhe shkollen vete por insektet qe e perbejne.

Edhe ai kish rene pre e bullezimit. Gjithmone sa hynte ne klase i duhej te perballej me te njejtat fytyra qe sulnin drejt tij fletore, stilolapsa apo çfare t'ju kapnin duart. Ai heshtte. I pranonte se nuk fliste por as te heshtje nuk duhej.

Rregulloi syzet qe i ati ia kish blere me gjysem çmimi duke shitur disa xhevahire te shtrenjta te nenes. Me rrogen qe kishte nuk ia dilte as te paguanin shpenzimet ditore, e jo me ate qirane e vogel. Ulej ne banke dhe hapte librin. Fiku telefonin djece rrasi ne çante. Nuk kishte si nga keta telefonat Iphone e Samsung te markave te fundit por nje Nokia330 me drite.

Babai i kishte premtuar qe se shpejti do t'i blinte nje telefon te ri e te mire por ai gjithmone i thoshte se edhe ai qe kishte i tepronte. Nuk donte qe i ati te ndihej keq dhe ta stermundonte. Ishte i vetmi person i dashuri qe i kishte mbetur ne jete dhe donte ta shihte te lumtur dhe pse ishin te mbushur ne gryke me dhimbje qe as qe e kishte ndermend te shkulej nga andej.

Lexoi edhe njehere esene qe kish shkruar dhe e futi mes librit i kenaqur me detyren e bere nje nate me pare.

- Paska ardhur ky me gjyslyke,- u degjua nje ze vajze me te hedhur hapin e pare brenda klases. Ishte Rina, nje vajze me nje trup te hedhur qe pubertiteti i kishte dhene goxha forma. Ajo ishte nje nga ato fytyrat qe gjithmone tallej me te dhe ia bente ferr diten. E shante e fynte sikur t'i kishte ngrene buken.

- O shpirrak ,- u pasua nga nje djale qe ndodhej krahe Rines qe me se shumti e njihnin si servilin e saj. Roni ishte nje djale i gjate me shpatulla te hedhura dhe qe kishte bere disa palester. Gjithashtu ai mburrej poshte e larte se e kishte shume te gjate bibilushin. Me ta ishte edhe nja dy djem e vajza te tjera qe do t'i njohim me vone.

Hodhen çantat neper banka dhe si te kaçmerosur dolen jashte.

Ne oren e peste kishin letersi dhe zysha i kerkoi te lexonte detyren me ese : A eshte dashuria e femijeve me kushte ndaj prinderve ?

Lexonte me kujdes dhe nderkaq ndjente gryken e loteve qe si nje vullkan kerkonin te shperthenin. Nder ato fjale kish kujtuar edhe te emen qe e kishte lene te braktisur ne kete bote te flliquar te senduar nga te fortit e qe i shtypnin ne menyre barbare te dobtit. Dreqi ta haje a nuk ishte ky nje ligj i nenes natyre ?!

- Bravo Drin. Eseja qe me lexove eshte shume e bukur. Vete e ke bere besoj ?

- Po, mesuese vete e kam bere,- u perskuq lehte dhe uli koken.

- Do te marresh pjese ne olimpiaden e letersise ? Zhvillohet pasneser ne oren 12:00. Po ta shenoj emrin atehere.

- Mesuese por ...

- S'ka por...

- Ne rregull ,- uli koken dhe ndjeu qe top letre fluturoi drejt tij. Nuk donte ta hapte por syte i zune disa fjale.

' Deshtak i vogel. Te kane q... dhunshem mbreme qe e ke shkruar bukur esene' dhe ne ane ndodhej nje karrikature e shemtuar. Gjithsesi menyra me e mire ishte ta injoronte. Jo vetem ata por te gjithe boten. Ai ishte i lumtur. I lumtur qe kishte prane te atin dhe mamaja qe per te ishte nje engjell mbrojtes per te. Nje copez loti kristali u shkeput nga syte dhe ai e fshiu shpejt me manget e trikos.

Kur mberriti ne shtepi, hoqi rrobat dhe pastaj filloi te merrej me punet e shtepise. Pasi mbaroi me pastrimin e shtepise, u fut ne kuzhine qe te merrej me gatimin. Gatoi me te shpejte me ato pak gjera qe ndodheshin ne shtepi.

Pastaj u ul te bente detyrat e shtepise. Data neser ishte 19 Dhjetor dhe ishte pikerisht datelindja e tij dhe kjo i kishte dal fare nga mendja. Nje tjeter ditelindje pa te emen por edhe babai mundohej t'ia organizonte qe Drini te ndihej mire.

Fundja fundit atij i mjaftonte perqafimi nga i ati dhe buzeqeshja qe sillte tek ai pranvere. E keni parasysh atmosferen e pranveres. Keto te dyja ishin dhuratat me te bukura qe mund te merrte.

***

Ne realitet.

Libri rreshkiti ngadale nga duart ndersa, Klara mbylli syte qetesisht. Kete here enderroi sikur Matiasi u zgjua dhe lundronin te lumtur ne nje fushe te blerte. Ah, sikur te ndodhte keshtu.

Meqe i kam gati. Po tregohem i mire me pak fjale. Kjo eshte nje histori e trishte ndryshe nga te tjerat.

Çfare mendoni?

Ende ka shprese ( Hold On)Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu