iv

38 7 2
                                    


Drini te pergjante me nje femije shkaterraq qe nuk kujdesej aspak per veten. Ecte shkel e shko dhe nuk interesohej shume se çfare thoshin te tjeret per te. Edhe kete nate u ndesh me djemte e lagjes qe e ngacmuan por ai fjale nuk beri. Pershpejtoi hapat dhe u gjend para deres. I ra njehere, priti dhe asgje. U shqetesua ne fillim por shpejt e fshiu kete mendim e i ra serisht. Nxorri nga xhepi çelsin dhe shkyçi deren. U fut brenda dhe ishte erresire. Qetesi.

- Babi,- thirri dhe u drejtua nga çelsi per te ndezur driten e nje mendim i keq iu kaperdi ne mendje. Ndezi driten dhe ajo qe iu shfaq perpara nuk po i besonte.

Shume urime per ty
Shume urime per ty
Shume urime per Drinin
Shume urime per ty

U kendua ne kor kenga e ditelindjes nga ata qe ishin mbledhur aty. Ishte i ati me teta Bulen komshien qe kujdesej shume per ta qe pas vdekjes te se emes, kishte marre dhe dy femijet e saj trazovaç Benin e Anilen. Kishin ardhur e disa komshinj te tjere dhe dy kolege nga puna e te atit.

U emocinua dhe filloi te qaje. Nuk ishin lot dhimbje, kete here ishte ndryshe ishin lot gezimi.

- Fryji qirinjte dhe mos harro te mendosh nje deshire,- i tha i ati dhe i vendosi perpara torten me luleshtrydhe, shijen e preferuar te Drinit me dy qirinj 17.  Afroi koken dhe iu fryu teksa ne mendje mendoi edhe deshiren.

I falenderoi te gjithe dhe sidomos te atin qe ia kish zbukuruar kete dite. Jo, i ati nuk ia kishte harruar ditelindjen por ishte duke menduar kete surprize te bukur.

- Eja me mua. Te kam bere nje dhurate,- dhe e udhehoqi drejt dhomes se tij. Mbi tavoline qendronte nje pako e madhe.

- Ta merr mendja çfare eshte ?

- Jo,- u pergjigj Drini me zerin qe i dridhej.

- Ç'pret. Shko hape.

E hapi me kujdes dhe u lumturua kur pa makinen e shkrimit. Qau prape. Kete here nje rreke lotesh shkarraviten furishem fytyren e tij.

- Babi faleminderit. Nuk e di...

- Bir te dua dhe gjithmone do te dua. Ti je i shtrenjti im,- e mbeshtolli me krahet e tij dhe mbeshterti nofullen mbi koken e Xhefrit. Nje lot doli nga syte e tij. E donte pafund te birin.

- Ka dhe diçka,-nxorri nga xhepi u xhaketes nje leter dhe ia dha te birit.

- Çfare eshte kjo ?

- Hape. Eshte nga nena, me kerkoi te ta jap ty para se te te vdiste.

- Po ta le ta lexosh ndersa une po iki. Kur ta mbarosh bashkoju darkes teta Bulja ka gatuar ushqime shume te mira,- i tha i ati dhe i shkundi floket.

Drini u ul ne krevatin e tyre dhe hapi letren.

Biri im i shtrenjtë,

Sot ti feston ditëlindjen. Mbush plot 17 vjet dhe une nuk mund te jem pranë teje të të përqafoj e të uroj. Tani ti po e lexon dhe unë nuk jam me. Keshtu deshi Zot e faj nuk i vendos. Biri im i shtrenjte. Ti ishe bekimi. Forca per te vazhduar perapara duke kaluar çdo sprovë që na vintr jeta. Ti ishe gëzimi i jetës sonë. E qeshura jote mbushte te gjitha konturet e shtëpisë dhe gjallërohej. Ti i jepje jete familjes qe une dhe babai krijuam. I shtrenjti te "braktisi " akoma pa te mesuar shume gjera nga jeta. U largova pa te thene se duhet te jesh i forte e duhet te besosh te vetja. Lutju perëndise se ai do të kujdeset jo vetem per ty por edhe per babain. Lufto kundrejt çdo te keqe, behu i forte, trim i nënës. Bota ku jetojme eshte nje vorbull grabitqare që të përpin drejt së keqes por mos u josh biri im. Ti drejtoi velat nga e mira dhe shërbeju njerzve ku kane nevoje.
Duaj biri im. Te dashurosh nuk eshte mekat pasi dashuria eshte ndjenja me e bukur qe mund te ekzistoje. Te dashurosh do te thote qe ke gelltitur te miren e te keqen njekohesisht.
Provoje dashurine. Ajo te rrit dhe te ben me te forte. Mbroje ate dhe duaje ashtu siç babai me ka dashur mua por edhe me shume.

Ndiqe endrren. Ajo eshte e jotja dhe askush nuk ka te drejte te ta shkele ate. E nese deshton provo prape. Provo serisht. Mos u dorezo se nga deshtimet behemi me te forte. Do te vij dita qe ata qe te kane refuzuar do te kerkojne, do te luten dhe madje do te pergjerohen. Fillimi eshte perhere i veshtire, por pastaj do ta arrish ate qe do. Por ama mos e ler suksesin te drejtoje ty. Mos u bej egoist. Asgje e mire nuk vjen pas saj.

Qendroji prane babit. Mbeshtetuni te njeri-tjetri dhe kurre mos u lodhni duke jetuar por shijojni deri  ne fund udhetimin tuaj ne jete. Eshte vetem nje mundesi. Nje mundesi e arte qe na jepet vetem nje here. Nuk ka kurre shans te dyte bir. Kujdes per babin dhe ai ty. Jeni dy burrat e mi te dashur. Meshkujt qe kam dashur me shume ne jete edhe kur perendova ne boten tjeter isha e lumtur qe lashe pas nje djale qe do te me beje krenar, qe edukova dhe me dha jete mua. Mua do me kesh pehere prane. Ne çdo hap, ne çdo çast, në çdo sfide tenden dhe ne çdo deshtim apo fitoren tende. Do te jem engjelli mbrojtes dhe do te mbroj nga te ligat.

Lumturohu sot se eshte dita jote. Eshte e vetmja dite qe te perket ty dhe e meriton ta shijosh. Mos u ligeshto dhe fshiji lotet e shko te babai. Qesh sepse nuk te shkon e qara. Qesh sepse do ta ndije qeshjen tende.

Qofsh i lumtur i shtrenjti im. Mami jot kurre nuk te ka braktisur dhe asnjehere mos y ndiej veten. Flladi qe fryn jam une. Rrezja e pare e mengjesit jam une dhe jam ylli afer arushes polare. Dil ne dritare dhe me pershendet ndonjehere.
Gezuar ditelindjen biri im.

Letra ishte njomur nga lotet qe s'kishin te mbaruar. E futi ne gji letren dhe mbeshtolli fytyren me duar e ia leshoi nje te qari fort. Nje lemsh i ishte mbeshtjelle ne gryke dhe me ne fund e nxorri jashte. Doli ne dritare dhe po shikonte lart ne qiell. I veshtroi me rradhe dhe indetofikoi yllin qe ishte e ema.

- Ma te dua shume. Sikur te ishe edhe ti ketu. Ma kam nevoje te te perqafoj. Me ka marre malli te me shushperisesh floket e te me sulmosh me fjale te embla. Te me perkedhelesh e te me thuash qe te kam prane. Dua te degjoj zerin tend melodioz qe me tregon histori pavaresisht se jam 17 vjeç dua te mbetem ai djali i vogel qe ti me merrje ne krahe. Dua te ndiej buzet e tua teksa me puth ballin e te me belbezosh naten e mire. Te me thuash te shoh endrra te bukra me princ e princesha. Te me bindje te besoja ne perralle dhe te me thoje se ka funde te lumtura. Te betohem mam do ti vdes te gjithe personazhet e mia. Do ti bej te vuajne e ta kuptojne se çfare do te thote te ndiesh dhimbje? Te kuptojen çdo te thone te kuptojne te jetosh pa nene. Ndihesh si i gjymtuar. Si pa shpirt, pa zemer dhe pa asnje ndjenje njerezore. Jam vetem mish e kocka. Mam te premtoj qe asnje femer nuk do te dua siç te dua ty. Asnje femer nuk do ta kete dashurine time te paster. Zemra ime eshte e jotja. Mamushi im me mungon. Te dua. Pafundesisht te dua.

Lotet ende dilnin nga syte e djalit si te lemerisur dhe s'kishin ndermend te ndalonin. Mbylli lehte dritaren dhe shkoi ne banjo. Lau fytyren me uje te ftohte. Pa njehere veten ne pasqyre dhe pastaj kujtoi veten ku e ema e lante. Dridhej se ftohti. Syte i digjnin nga shkuma dhe ankohej pambarisht. Pasi e lante e mbante ne krahe dhe prane oxhakut e vishte. Ia thante floket me peshqir dhe e puthte plot dashuri. E vishte me ngadale dhe pastaj e vendoste ne gjume.

Sa i mungonte. Pafundesisht.

Ende ka shprese ( Hold On)Where stories live. Discover now