v

38 6 2
                                    


U zgjua me koken qe i dhimbte. Mbreme kishin ndenjur vone dhe me veren e kish tepruar. Hera e pare qe e bente kete dhe realisht ish ndjere mire. Kish harruar gjithçka, çdo dhimbje e çdo vuajtje e atij lengu te kuq i ishte dorezuar.

U be gati me te shpejte dhe doli nga shtepia. Ne shkolle mberriti me pak vonese por roja serish e futi brenda. Ne 12:15 u be olimpiada dhe ai me kembenguljen e mesueses shkoi.

Ishte vetem nje ese me titull: "Nese lexoj nje liber, ngre nje perandori dhe shemb nje qytet te tere". Pasi e mbaroi u nis per ne shtepi. E sa mberriti pa bere asgje menjehere iu hodh ne sulm makines se shkrimit. Shtyptet tastet dhe zhurma qe bente i jepte jete. E plotesonte. Do ta vazhdonte ta shkruante historine dhe medeomos qe produkti do ishte i mire. Teksa po pershkruante personazhin kryesor ndermend i erdhi vajza e korpusit ose siç e kishte emrin Jori. Me syte e embel qe te rrembenin si pa kuptuar ne nje dimension ndryshe nga ky ketu, kaos njerezish e shpitra te lig. Buzeqeshja e saj hipnotizuese vihej ne sikron me fytyren e saj te embel qe te krijonte ca çrregullime ne stomak. Duke mos folur fare per zerin e saj qe dukej si nje nga ato veprat e Moxart apo Bethoven. Ishte si nje engjell i pafajshem.

- Drin qetesohu. Asgje nuk ka per te ndodhur dhe ti e di qe dashuria eshte gjeja e fundit qe kam nder mend,- i rikujtoi vetes dhe filloi te shkruante. Te nxirrte shpirtin e tij per t'iu dhene jete atyre personazheve, per te krijuar nje tjeter bote ku me ndryshim nga ketu, ai ishte Zot. Ai vendoste per fatin e tyre.

- Po sikur te shkoj atje. Nuk do te bente keq ta njoh. Asgje nuk humb,- foli serisht me vete, nje ves i keq nga femijeria. U ngrit dhe shkoi ne frigrofer. Mori nje leng portokalli.

***

Ate te diele diçka te lehte dhe mendoi te shkonte atje Me siklet te madh i kishte shkruar Jorit dhe ajo i kish treguar se ku ndodhej godina 

Zbriti urbanin e lodhshem dhe pasi beri nje cope udhe e u ndodh perballe nderteses " Gurit i Themelit te Shqiperise".

Teksa po ngjiste shkallet degjoi nje vale tingujsh violine. Nje melodi e kendshme qe atij i pelqeu dhe qeshi me vete. Hapi deren dhe u perball me ngrohtesine e atij vendi.

Te gjithe iu afruan dhe filluan ta pershendesnin. Pas pak erdhi Jori dhe ua prezantoi te tjerve.

- Ku studion ?

- Ku jeton ?

- Pse erdhe ?

- Ke pranuar Jezusin si shpertimatarin tend ?

- Sa per qind i sigurt je ?

Ishin disa nga pyetjet qe u sulen drejt tij dhe Drin edhe pse me ndroje iu dha pergjigje. U ndje si ne shtepi. Ata ishin si nje familje.

Filluan adhurimin dhe Drin po kendonte bashke me ta kenget sakaq mendje ia kishte marre tingujt harmonike te violines se Jorit. Me njeren dore butesisht luante ...ndersa me doren tjetren telat. Mbylli syte dhe la qe tingujt e asaj melodie ta rrembenin e ai te harronte se ekzistonte. Iu kujtua e ema qe iu shfaq si nje vizion dhe nga syte e tij filluan te dilnin lot. Per here te pare ne jeten e tij u ndje mire dhe kete here nuk ishin lot trishtimi por gezimi. U duk sikur gjeti paqe. Paqe shpirterore!

Pasi  mbaruan adhurimin ne podium u shfaq pastori. Ishte nje burre jo shume i vjeter, floke disi te thinjur e veshur me kostum sportiv. Kishte nje sens humori te mire dhe Drini e degjonte me shume vemendje.

- Kush jane per here te pare le te ngrene doren,- kerkoi me sy nga salla qe kishte perballe. Ishin diku tek 3-4 veta qe ngriten duart.

- Ej pse nuk e ngre doren? ,- i tha Jori.

- Hmmm. Epo ja,- dhe ajo ia ngriti doren.

- Le te prezantohen atehere. Si thua ta fillojme nga ai djali i parafundit meqe siç duket eshte i vetem djale nga keta te rinjte.,

- Pershendetje. Hmmm une quhem Drin. Jam 18 vjeç dhe studioj ne shkollen Partizani.

- Shume mire. Mireserdhe djalosh,- e mirepriti pastori e Drini pati serisht nje vizion sikur iu shafq e ema e kete here jo e trishtuar e me lot ne sy por e buzeqeshur e dukej krenare per djalin.

- Faleminderit Jor,- i kerkoi dhe u skuq.

- Nuk ka gje e shpresoj qe te ndihesh mire ne grupin tone. Dhe mos harro te vish, nuk i kemi qejf ata qe bejne mungesa,- qeshi ajo.

- Dakord. Nese nuk vij do te lajmeroj.

- Ah merre dhe kete berzylykun. Mbaje sepse tashme ti u bere nje pjestari i yni.

- Faleminderit serisht Jor.

- I paske me oferte falemnderimet,- qeshen te dy.

Kjo nuk ishte e vetmja here qe Drini erdhi ketu. Mezi priste te vinte e diela, te lutej dhe te takohej me Jorin. E ndjente sikur gjithçka kish ndryshuar ne jeten e tij. I shihte gjerat ne nje tjeter kendeveshtrim. Ai dukej sikur ishte rilindur.

- Drin te kam blere nje dhurate te vogel, - nxorri nga çanta nje tjerer berzylyk qe kishte Jezusin ne gjymtuar 

- Oh Jor dhurate e dyte qe me ke dhuruar. Une...

- Jam shume e lumtur qe u bere pjestar i kesaj. Do ta kuptosh me vone kete lumturi me beso.

Dilnin per kafe dhe flsinin pa reshtur. Tregonin copeza nga e shkuara e keshtu ndiheshin mire. Dukej sikur e njihnin njeri- tjetrin prej kohesh. Mbase ne nje bote tjeter edhe mundej. Tashme ajo strehez ishte bere shtepia e tij e dyte dhe sa shkonte mezi priste t'i tregonte te atit per Zotin. Ai kenaqej teksa degjonte te birin te qeshur dhe nuk kishte perde trishtimi ne syte e tij. Skuqej kur i fliste edhe per vajzen qe i kishte sjellur nje çrregullim hormonal. E pa dyshim i ati e kuptoi qe djali i kishte rene ne dashuri e kjo e lumturonte me teper.

***
Ate te merkure shkoi ne shkolle pa e vrare mendjen çfare do i thoshte Rina tevelqele apo Roni. Nuk e kish ditur se çfare ishte ne te vertete lumturia por ai dukej se ndjehej i tille. E dinte qe ajo fshihej brenda nesh dhe nuk kishte pse ta kerkonte tek te tjeret. U ul ne banken e tij dhe po merrej me disa shkresa kur dy silueta i afrohen. E kush tjeter perveçse Roni dhe Rina mund te ishin?

- Ti deshtak na shiko ne sy kur flasim,- i tha Rina duke zgerdhire dhembet.

- Nuk kam ngene te merrem me ju te dy, keshtu qe largohuni,- guxoi t'ua kthente pergjigjen atyre te dyve qe kishin ngelur te shtangur.

- Pa thuaje dhe njehere se nuk e degjuam gjyslyke,- ngriti zerin Roni dhe nxorri nga xhepi nje grushtore.

Brenda qenies se Drinit po ndodhte nje lufte e tmerrshme. Gjaku po i vlonte nga inati dhe zemerimi ndersa kishte dhhe nje lndjenje stepje qe e bente te mos ishte impusliv, por kishte edhe nje lloj besimi qe sikur i jepte force. Sikur i pershperiste se isjte me te. U ngrit hov ne kembe.

- Shporruni çfare po prisni? Nuk u lodhet duke u marre vetem me mua. Kjo iu jep kenaqesi por nuk duroj dot me keshtu qe mjaft u gerricet me mua,- shtrengoi fort berzylykun qe i kishte dhene Jori.

- Djali na qenka bere trim tani,-ironizoi Rina dhe filloi te qeshte po ashtu edhe si nje backvocalist Roni.

- S'e ke mire keshtu Drini Gjyslyke,- u afrua drejt Drinit,- dhe mos mendo se do te shpetosh prej nesh. Ah prit pak mos me thuaj qe ke gjetur shpetim te Zoti tani,- tha Rina dhe kapi berzylykun e Drinit duke e keptur.

- Si guxon ti bushter,- tha Drini dhe e shtyri tutje ndersa Roni i gjuajti me grusht Drnit. Nga hundet e tij kishte filluar te dilte gjak por Drini nuk donte t'ia dinte filloi vetem te grushtonte fytyren e Ronit.

- Me mua merruni por me gjerat qe besoj une mos guxoni te provoni.

Si ju duk?

Ende ka shprese ( Hold On)Where stories live. Discover now