Tristan.

173 45 92
                                    

...

E në fakt, të them të drejtën do isha akoma më i lumtur po të merresha me fëmijët në spital. Të rriturit janë kaq të ndërlikuar.

Të paktën nga një fëmijë, pas vizitës merr si shpërblim një buzëqeshje që të zbukuron ditën. Buzëqeshje të padjallëzuar, si vetë ata.

Do ishte më mirë them. Do e bëja punën më me qejf. Jo se tani nuk e bëj, por po të merresh me fëmijë doemos do kesh më shumë dëshirë!

Përveç punës pak të lodhshme, kisha dhe gjëra të tjera për të bërë e koha me zor më mjaftonte. Mbase dita nuk duhet të jetë 24 orë, mbase ca më shumë...

Këto kohë duhej të ndihmoja e Lorenën, rast i vështirë. Unë nuk jam psikolog, ama ca gjëra i di të paktën. Do e ndihmoj sa të mundem se fundja, tek unë ajo krijoi besim e kurrsesi s'mund t'i thoja që nuk e ndihmoj dot.

Është vajzë kaq e trishtuar e çuditem si një trup aq i hollë, aq i dobët, mbart tërë atë trishtim!

Ato shenjat nëpër duar... Rrënqethëse!T'i bësh një gjë të tillë vetes, epo duhet të kesh arsye tepër të forta... Ama në fakt, çdolloj arsyeje të jetë nuk e justifikon dot.

...

Melisa: "Mirëmëngjes Tristan. Ja ku e solla dhe Lorin. Bën mirë të ma shërosh hë se më ke dhënë fjalën."

Tristan: "Mirëmëngjes. Epo do përpiqem me sa të mundem, por e ka vetë ajo në dorë..."

Lorenë: "E di këtë."

Melisa: "Pra, ç'do bëni sot?"

Tristan: "S'ka nevojë të jemi vetëm, do na shoqërosh dhe ti. Meqenëse ju pëlqejnë pizza-t, shkojmë për pizza atëherë."

Melisa dhe Lorena panë njëra tjetrën.

Tristan: "Pa merak goca, qeras unë."

Melisa: "Shkojmë."

***

Kam përshtypjen se Melisa ishte më e uritura nga të gjithë ne. Me siguri nuk kishte ngrënë 2 ditë rresht ose hante gjithmonë kaq... S'ishte keq me oreksin, jo!

Lorena hante pak e nga pak, sikur të kishte frikë ta përtypte. Ishin kaq të ndryshme nga njëra tjetra e një Zot e di si shkonin kaq shumë.

Ja, unë me vëllain tim për shembull jemi kaq ndryshe, por nuk është se duhemi shumë. Urrehemi le të themi...

Unë ndoshta nuk e urrej siç më urren ai, por thjesht mërzitem me faktin që është kaq maskara. Ngeli duke sjellë një femër të re në shtëpi dhe s'do habitesha në fakt nëse do bëhesha xhaxhai i pesë a gjashtë fëmijëve njëherësh.

Më shumë keq më vjen sepse e bën këtë pasi ka dashur një vajzë dikur e domosdo dhe atë e ka lënë për këto, siç shoqërohet tani.

E ka dashur shumë dhe është penduar vonë për atë çka i bëri. Keq më vjen se e kam vëlla, por dhe vajza nuk e meritonte.

Melisa: "Tristan, faleminderit shumë shoku."

Lorenë: "Kur u bëtë shokë ju?"

Melisa: "Që në këtë moment."

Lorenë: "Eh, ç'bën qyli!"

Melisa: "Mos bëj kështu sepse ti vdes për to."

Tristan: "Dhe siç ju thashë, do paguaj unë."

Melisa: "Herës tjetër do qeras unë ta dini."

Lorenë: "Nëse do ketë..."

***
Ditë jo fort e bukur sot. Nuk e di pse nuk po ndjehesha si disa orë më parë. Ndoshta ajo çka pashë më mërziti aq sa më uli dhe humorin...

Po kaq fytyrëngrysur s'e kisha parë veten ndonjëherë. Pse dreqin e shkuara duhet të ketë patjetër lidhje me të ardhmen? Sikur t'i shkëpusnin lidhjet këto të dyja, mirë do bënin.

Nga ana tjetër isha kurioze se për çfarë do flisnim sot. Isha dhe kurioze për mënyrën sesi do shërohesha se deri tani më ishte dukur e pamundur.

Melisa: "Bukur pra, besoj se unë nuk ju duhen më tani, ju mund të bisedoni të qetë. Lor' ne flasim më vonë."

Lorenë: "Në rregull."

Tristan: "Shihemi."

Kur ai i tha "Shihemi" nuk e di pse mu kujtuan fjalët që Melisa më tha mbrëmë. Ajo ishte ç'dashuruar me Tristanin.Si kishte mundur vallë?

Nuk është se ma tha shumë qartë, la këtë të kuptohej. E çuditshme sesi një njeri mund ta dojë e të mos e dojë pastaj një person ditën tjetër. Sa dashuri koti!

Lorenë: "Tek vendi i zakonshëm?"

Tristan: "Tek vendi yt."

Lorenë: "Dhe unë të kam thënë që ai vend është i të gjithëve."

Teksa unë po ecja përpara, mbylla pak sytë,duke qenë se po frynte dhe erë. Adhuroja kur ajo më përkëdhelte fytyrën dhe m'i fluturonte flokët përpara ose mbrapa. Këtu kuptohesha që isha një rrëmujë.

Unë isha aty, Tristan nuk ishte krah meje. Ku të kishte shkuar?Premtimthyerës dhe ky?

E teksa ktheva kokën prapa, fiks disa centimetra larg meje, në këtë moment nuk isha në vete për të matur dhe centimentrat, qëndronte ai.

Tani e vura re që sytë e tij ishin akoma më të bukur nga afër. Dhe këto kohë sikur kishin marrë ngjyrë tjetër, nuk ishin aq të trishtë sa në fillim.

E pashë në sy, hundë, faqe e buzë. Po buzëqeshte e fiks këtë moment e vura re që i formohej një gropëz më e thellë në faqen e majtë sesa në tjetrën.

Buzëqeshte bukur dhe dukej nga ata tipa që rrallë e bënte. Dukej tip i ftohtë në pamje të parë, por njerzit duhet t'i njohësh që të shohësh ngrohtësinë që fshihet brenda tyre.

Tristan: "Meqë të pëlqejnë gjethet..."

Edhe më zgjati një gjethe të madhe,të zverdhur mirë, ngjyrë të artë. Unë këto gjethe i doja shumë.

Buzëqesha, ndërkohë që dhe mua mu formua ajo gropëza në faqen e majtë. Më dukej e çuditshme. Të dy po buzëqeshnim.

Dhe... Asnjë djalë nuk më kishte dhuruar mua gjethe. Të të dhurojnë gjethe, gjethe të thara për mua do të thotë shumë.

Ato nuk janë aspak vdekje, më japin jetë mua. Dhe unë po buzëqeshja. Ai po buzëqeshte me mua. Po frynte erë e flokët e mia preknin fytyrën e tij, ai nuk lëvizte as edhe një centimetër.

Një djalë më kishte dhuruar mua gjethe dhe qëndronte fiks disa centimetra larg fytyrës sime. Një djalë më dhuroi mua një gjethe dhe veç prej këtij veprimi më hyri akoma më thellë në zemër.

Lorenë:"Mundem të të puth?"

Kur i shqiptova këto fjalë sikur nuk isha nuk vete, më dukej sikur po fluturoja,lart e lart mbi re.

Sa idiote! Për të puthur dikë nuk ka nevojë t'i kërkosh leje,mund t'ia vjedhësh. Fundja një puthje e vjedhur falet.

Ndoshta do ndodhte siç tek Borëbardha, kur e puthi Princi ajo u zgjua. Po ta puthja unë atë do ndodhte diçka më ndryshe, do shërohesha vet, si me magji... Mbase s'do ishte keq ta provoja.

*Ja dhe update-i i radhës. Thoni pastaj që nuk jam njeri i mirë unë.
Pastaj këtë po ia dedikoj shtrigës sime që me siguri tani do kërkojë update tjetër RezadaQevani2 ❤.

Blue_Heart57 lexo se m'çmende dhe ti.

iljena and Jasemintafa ndjehem e nderuar që morët guximin të lexoni këtë gjënë që kam shkruar. Shumë faleminderit!

Dhee diçka e fundit. Më thoni si ta bëj fundin, ju lutem! Se s'kam asnjë ide.*

Autumn girl.Where stories live. Discover now