Kapitulli 08

553 38 0
                                    

Djemtë duan dashurinë vetëm nëse është torturë

***

Kapitulli 8
~Dyqani i kafes matanë rrugës~

Fundjava perfundoi dhe dita e parë e semestrit të ri filloi. Nuk e dija nëse ishte për shkak të stresit ose emocionit arsyeja pse zemra ime nuk ngadalsonte.

Zgjata dorën të pushoja telefonin që dridhej kur koha tregoi gjashtë e gjysëm. Pasi hapa gojën shikova përballë shtratit tim dhe pashë Lilin aty, sikur të ishte pa ndjenja.

"Lili," thirra teksa shkova tek shtrati i saj, duke e tundur pak nga krahu, "Zgjohu."

Asgjë nuk ndodhi.

Ndoshta ishte me të vërtetë pa ndjenja. E tunda prap dhe tentova ta zgjoja. Përsëri nuk ndodhi asgjë.

"ZGJOHU!"

"Vafsh në djall." Belbëzoi Lili dhe mendoj se ia futi përsëri gjumit.

Turfullova në bezdi përpara se një ide ndriçoi në mendjen time. U drejtova tek çanta ime, mora një shishe ujë dhe shkova drejt Lilit.

"Po të paralajmeroj, Lili." thashë. "Zgjohu përndryshe të derdha këtë mbi ty."

Nga fjalët e mia, ajo thjesht nënqeshi pa pikë shqetësimi ndërsa koka e saj qëndronte rehat në jastëk.

"Tre," fillova të numëroj, duke e ulur shishen. "Dy," edhe pak... "-ky është paralajmërimi im i fundit."

Thashë, por kur ajo nuk bëri as lëvizjen më të vogël, ia beha "Një" dhe ia derdha gjithë ujin në kokë.

"Punë e paqme." belbëzoi përsëri, duke më bërë me nerva teksa u ngërdhesh pak me dembelizëm. "Ti ma bërë më të lehtë dhe ma hoqe mundimin e të berit dush. Në këtë mënyrë mund të flej më shumë."

Tunda kokën me mosbesim, u bëra gati dhe mora çantën, duke u drejtuar tek dera.

"Takoi të tjerët tek dyqani i kafes matanë rrugës." dëgjova atë para se të mbyllja derën prapa vetes.

A nuk i interesonte për klasat sadopak?

Normal që nuk i interesonte. Pytje budallaqe.

Era e vjeshtës që më ledhatoi fytyrën mund të më bënte të dehur me shumë lehtësi pa e vënë re, teksa preja rrugën drejt dyqanit të kafes.

Ishte e dekoruar me tavolina të vogla rrethore që shkonte me muret në menyrë të përsosur nga ngjyra. Nuk ishte e mbushur, por nuk ishte edhe aq bosh.

E studiova dyqanin e kafes dhe sytë e mi më në fund u ndalën tek një vajzë dhe djalë. Bethi -e cila ishte në telefon, duke çuar mesazhe- dhe Dani -që kishte një libër në dorë si herën e kaluar.

"Çkemi!" thashë turpshëm para se të ulesha në karrigen përballë Bethit.

"Hej, Rea."

"Mirëmëngjes."

Thanë, asnjëri prej tyre nuk ngriti kokën, por buzëqeshën ngrohtësisht në prezencën time. Dani më në fund e mbylli librin duke vendosur një shënues mes faqeve dhe u kthye të më shikonte.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now