Kapitulli 47

328 30 0
                                    

Kur e gjithë bota është e heshtur, dhe një zë bëhet i fuqishëm

***

Kapitulli 47
~Rrahja e një Zemre të Ftohtë~

Për një moment m'u duk dikur më kishin treguar diellin në atë natë të errët.

Ose ndoshta, Xhejmsi ma kishte dhënë ai vetë. Ai më dha të gjithë dritën që një mund të ketë nevojë që ta shohë botën me aq ndriçim dhe lumturi sa është vetë.

Mëngjesin tjetër, një ditë para se të shkonim në kolegj, Xhejmsi vendosi të më çonte në një takim të parë, pa llogaritur se ku shkuam natën e parë. Duke parë se Xhejmsi tha, se ishte shumë e dalë boje që të quhej takim i parë.

"Ooh, lezetshëm." këdova dhe kafshova buzën teksa u ulëm në një nga tavolinat e një restoranti në dukje luksoz për darkë.

Pavarësisht motit të ftohtë, kisha të veshur një fustan të shkurtër -ama të rehatshëm- të zi me geta të tejdukshme.

"Çdo gjë për vajzën time." buzëqeshi dhe ma shkeli syrin, duke më bëri mishin kokrra kokrra teksa fjalët e tij i dolën nga goja me një ton seksi.

Sinqerisht, kostumi i tij i biente perfekt.

Aty, teksa uleshim e bënim shaka duke lexuar menunë, m'u kujtua hera e parë që kisha shkuar në një restorant me Xhejmsin.

Ishte hera e parë që qëndruam në motel, dhe e detyrova të vinte me mua për një sanduiç në metro. Nata nuk përfundoi ashtu siç doja dhe u bë tragjikisht qesharake.

Por mbi të gjitha, çfarë kishte rëndësi ishte se ai po qëndronte përballë meje në atë moment, duke buzëqeshur ndritshëm jo si hera e parë, kur madje dhe shmangej nga bisedat tona.

***

"Nata ishte spektakulare. Vërtetë." thashë teksa ndaluam para derës së shtëpisë sime, dhe Xhejmsi buzëqeshi, duke u përkulur dhe duke vendosur një puthje në faqe, me ëmbëlsi.

"Teknikisht, duhet të të them natën e mirë, dhe të shkoj në shtëpi, sikurse njerëzit e tjerë bëjnë normalisht pas një takimi. Por kam frikë se, do qëndroj këtu gjatë natës."

"Tani, nuk e kuptoj se ç'të keqe ka këtu." u ngërdhesha dhe nxorra çelësin nga çanta, duke hapur derën.

Nuk u lodha t'i bieja ziles, pasi ishte shumë vonë dhe isha goxha e sigurt se të dy mamaja dhe Fredi ishin top në gjumë.

"As unë nuk e di se ç'të keqe ka këtu." Xhejmsi u zgërdhi me çapkënllëk para se të hynim.

"Çfarë do të thotë kjo?" i dhashë një shikim pyetës, pavarësisht se e dija se kush do të ishte përgjigjja.

"Oh, ti e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo." Xhejmsi dha një zgërdhirje të fundit dhe e mbylli derën, dhe shpejt zhduku hapësirën mes nesh duke përplasur buzët tona bashkë me rreptësi.

U kapa nga kofshët dhe Xhejmsi i vendosi rreth belit të tij. Momentin tjetër, pa e kuptuar fare, i kishte gjarpëruar krahët e tij te legeni im dhe më kishte ngritur, duke më mbajtur deri te divani.

I gërshetova gishtat e mi te flokët e tij të zez, teksa ai më shtriu, me gjoksin mbi timin dhe me puthje që bëheshin më të thella në çdo moment që kalonte.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now