Kapitulli 10

485 35 0
                                    

...Mos i beso asaj që sheh...
Edhe kripa duket si sheqer

***
Kapitulli 10
~I lëmuar si argjendi~

"Bëni mirë edhe të ma nisni me e-mail esenë që e keni për të hënën." profesor Uollteri na tha mirupafshim dhe na dërgoi në klasën tjetër, të cilën s'kisha ndër mend të shkoja.

"Ky nuk ishte mësim i gëzueshëm për ditën e parë." thashë teksa vendosja librat në çantë.

"Nuk ishte aq keq." tha Bethi marramendasi, një fije emocioni në syt e saj. "Në fakt, e pëlqeva goxha. Megjithëse Uollteri duhet të ndaloj së thëni 'bëni mirë' kaq shumë."

Qesha dhe dola me Bethin nga dera e klasës.

"Seriozisht, po bëhej shumë e bezdisshme. E thoshte një herë në tre fjali që thoshte. Bëni mirë edhe të shikoni faqen njëqind e gjashtë për më shumë informacion... Bëni mirë edhe ta shkruani këtë... Bëni mirë edhe të më nisni me email esen... Zot!"

Ne u munduam të kalonim derën por ishte e mbushur me një tufë vajzash, të cilat po flisnin pa ndalim dhe nënqeshnin.

"Uh..."

Qëndrova aty, duke pritur që ato të vinin re prezencën time dhe të hapnin rrugë. Por, ato nuk bën atë që mendova dhe vazhduan punën e tyre.

Qërova fytin për t'i marrë vëmendjen, por ishte e pavlerë pasi ato nuk lëvizën vendit dhe folën dhe më me zë të lartë.

Pashë Bethin për ndihmë, e cila i rrotulloi sytë një vajze me tipare të zbehta të lezetshme.

Vajza kishte gjithashtu flok të zez dhe fytyra i ndriçonte për shkak të syve të mëdhenj blu e vezullues të sajin. Kaq e bukur ishte, sa mund të mendoje se fytyra e saj ishte një pikturë.

Një shikim gjithë urrejtje dhe neveri po lundronte në sytë e errët të Bethit, e cila po vështronte vajzën.

Bethi nisi të thoshte diçka, por mbylli gojën kur dikush ia doli t'i largonte.

"Po na bllokoni klasën." tha një zë i butë mbrapa meje, aq fort sa vajzat ta dëgjonin.

Të gjithë u sollëm, duke parë të njëjtin djalë që kishte marrë vëmendjen e çdo vajze vetëm duke ecur në atë moment e mbrapa; edhe timin.

Të gjithë sytë e vajzave që po qëndronin mbrapa nesh shkëlqyen në pamjen e tipareve të forta e të pashme  të djalit.

"Oh, çkemi." vajza e zbehtë dhe e bukur filloi të fliste, duke pulitur sytë blu mos-më-harro. "Unë jam Silvia."

"Epo, lëviz, Silvia! Po bllokon rrugën." tha ai me autoritet, duke qenë i sukseshëm për të zhbllokuar rrugën.

Ai iku pa lënë anjë vështrim askujt tjetër dhe unë e Bethi ndoqëm atë deri jashtë.

Pamja e shokut në të gjithë vajzat ishte e dukshme, sidomos tek fytyra e Silvias. Nëse nuk do të dija më mirë, do të mendoja se ishte ngrirë.

Por as unë nuk isha më pak e shokuar, për të mos thënë më shumë.

Kush do ta mendonte...

Nuk e dija se çfarë prisja se si zëri e tij tingëllonte. Ndoshta prisja një zë të rreptë që mund t'i shkonte goxha mirë pamjes së tij të pashme.

Por, jo.

Zërin e kishte kaq të butë... dukej i lëmuar si argjendi. Dukej kaq i njohur. Sikur e kisha dëgjuar çdo ditë të jetës sime. Sikur, e njihja shumë mirë...

"REA! PËR ATË ZOT!" u ktheva dhe pashë në të djathtën time kur ndjeva një libër të rëndë të godiste kokën time.

"Çfarë?" ia ktheva Bethit, që dukej goxha e inatosur.

"Mirserdhe në realitet." tha një zë i gëzueshëm që erdhi nga ana tjetër e imja. Ktheva kokën dhe pashë Lukasin, një ngërdheshje budallaqe ishte formuar në buzët e tij.

"Po të thërrisja- për sa? Dy minuta?- dhe ti as që e vure re. Luka po vjen." tha Bethi.

Rashë e qetë dhe ula kokën poshtë, duke kafshuar buzën. "Po... nuk e vura re." mërmërita me zë të lehtë.

Mendimet e djalit nuk mund të më shqiteshin. Sa flokët e errët i kishte, sa të zbehtë e kishte lëkurën, sa të butë e kishte zërin...

Por po sikur të bëj gabimin edhe një herë duke pëlqyer atë? Mendova.

Jo sikur ai do të më pëlqejë mua një ditë, gjithsesi. Por nëse ndodh, po sikur të dalë se është një njeri si Eriku?

Dikush që luan me zemrën time dhe e then atë vetëm për qejfin e vet?

Erik...

Të gjithë problemet i lidhja me të. Shumica e shqetësimeve të mia kishin një lidhje të fortë me të. Nuk mund ta falja kurrë, as ta harroja.

Pse ishte kaq e vështirë?

"Meqë ra fjala, a e keni parë Lilin dhe Danin?" Luka pyeti pasi dërgoj ca shikime të pyetëse nga unë.

"Jo, por mendoj se Danin do ta gjesh tek libraria ose diku e ngjashme." tha Bethi e bindur. "Dhe Lili tek fusha e basketbollit natyrisht."

"Tipike e Lilit dhe Danit" tha Luka.

I gjeta këto fjalë qesharake, por nuk e detyrova dot veten as të buzëqeshja pak.

Koka ime ishte e drejtuar nga toka teksa ecnim, por mund të ndjeja ato dy të më vështronin dhe komunikonin pa fjalë se sa çuditshëm po veproja.

"Oooh!" Bethi klithi nga ana ime dhe ndaloi së ecuri, sikur kishte zbuluar gjënë më të rëndësishme në botë.

U ktheva për ta parë dhe i dhashë një shikim të ngrysur. "Çfarë?"

Ngërdheshja e saj e shumë njohur u rrit më shumë. "Dikujt i ka rënë në kokë për dikë."

Ajo mund të lexonte mendje?

Isha e friksuar se mos kuptonte se pamja e djalit më kishte mbetur akoma në mendje.

Por Luka dukej se i kishte marrë fjalët e Bethit në një prespektivë tjetër.

"Oh, tani e ke kuptuar se ti se po bie kokë e këmbë për mua, eh, Bruk?" Ngriti vetullën me lojë dhe qeshi.

E pashë me mosbesim dhe rrotullova sytë.

"As në ëndrrat e tua më të çmendura, Dalton."

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now