🌟Prolog🌟

264 41 51
                                        

Dëbora që kishte rënë,i jepte natës një nuancë të përhimtë. Bënte ftohtë dhe stuhia nuk dukej se kishte ndërmend të ndalonte. Asnjë këmbë njeriu nuk shihej rrugëve. Asnjë përveç asaj. E veshur vetëm me një triko të leshtë dhe një shall supeve, Ana Stone mbante shtrënguar në duar foshnjën e saj,të mbështjellur me batanije.

-Shsh,duro edhe pak zemra ime.-i thoshte ajo vazhdimisht foshnjës së saj,si për ti qetësuar të qarat.
-Ne nuk do të vdesim sonte. Do të të dërgoj në një vend të sigurtë.-i pëshpëriste ajo,më shumë vetes,sesa foshnjës që nuk kuptonte asnjë fjalë që i thuhej.

Por sikur ta kishte ndjerë ankthin dhe frikën e nënës,foshnja i shtoi ulërimat e saj. Ndërsa Ana,mundohej ta qetësonte duke e përkundur në krahët e saj. Dëbora kishte arritur dyzet centimetra tashmë,duke bërë të pamundur që Ana të lëvizte më shpejt se aq. Për më tepër,murlani që frynte me zhurmë,e tërhiqte nga pas. Ama çdo herë që rrëzohej ngrihej përsëri. Duhej ta bënte. E dinte që nuk do shpëtonte dot ama vajza e saj duhej të jetonte me çdo kusht. Në të kundërt sakrifica e të atit do vente bosh dhe ajo nuk donte që i shoqi të kishte vdekur për asgjë.
Fytyra i shkëlqeu nga gëzimi,kur iu shfaq përpara një shtëpi druri. Oxhakun e kishte të ndezur dhe nga brënda dëgjoheshin zëra të hareshëm të fëmijëve. Aty ! Duhej ta linte vajzën aty.
Shpejtoi hapin dhe me shumë mundim,arriti pragun e derës. E pa foshnjën e saj për herë të fundit,dhe lotët që i rrodhën iu ngrinë menjëherë në faqe.

-Mos harro që të kam dashur Ema. Mami të do shumë. Rritu vajzë e mbarë vogëlushja ime.-i tha ajo,bebes që e shihte me sytë e mëdhenj jeshil,e puliste qerpikët pa ditur ç'të bënte.
Pasi e mbështolli mirë e mirë në batanijen e saj,nxorri letrën që mbante shuk,në xhepin e xhinseve të saj të ndotura,dhe e vuri brënda batanijes.
-Ja kështu ! Tani je më mirë.-tha Ana dhe u ngrit.

Sapo bëri të largohej dëgjoi të qarat e Emës. Zemra i pikonte ,por nuk e ktheu më kokën pas. Ato njerëz që ishin brënda në shtëpi,do ta degjonin dhe s'do e linin ashtu. Ajo kishte besim dhe ishte e qetë. Vajzën e saj e kishte siguruar tashmë me një fat më të mirë se të sajin.
U largua edhe pesëdhjetë metra larg shtëpisë së drurit përpara se të dëgjonte një piskamë.

-Unë do të të gjej Ana. Ti nuk ke ku fshihesh nga unë.
Këto fjalë u pasuan nga një e qeshur drithëruese që dëgjohej kudo në ajër.

-Dil që aty ! Këtu më ke maskara. Unë nuk po fshihem.-bërtiti me sa kishte fuqi Ana.

E ndërsa qëndronte në mes të borës me buzët që i dridheshin nga i fohti e që tashmë kishin marrë ngjyrë lejla,ajo pa të formësohej përpara saj një figurë. Të gjithë flokët e borës u mblodhën në një vorbull të madhe të errët,nga e cila doli një burrë me mantel të zi,me duart ngritur lart qiellit. Ishte hera e dytë që e takonte këtë qënie djallëzore,e me shumë mundësi do ishte dhe e fundit.

-Tani si thua sikur të më japësh atë që më takon !-iu drejtua ai Anës.

-Ty nuk të takon asgjë !-iu përgjigj Ana me guxim,njëlloj siç kishte bërë edhe bashkëshorti i saj më herët.

-Foshnja ! Ku është?-vazhdoi të pyeste burri në mantel të zi me zërin e tij kumbues e të thellë.

-Ka vdekur...nga i ftohti.-iu përgjigj Ana dhe lëshoi duart e saj poshtë.
Ajo ishte gati të priste atë që do vinte më pas.

-Mos guxo të më gënjesh ! Më thuaj ku është?-i tha burri.
Ai u afrua në fluturimthi dhe ia vuri njërën dorë në fyt.

-Më thuaj ku është vajza !-insistoi ai duke ngushtuar shtrëngimin rreth qafës së saj, ndërkohë që e ngrinte Anën pezull,lart e më lart nga toka.

CURSEDWhere stories live. Discover now