legjenda të frikshme

98 9 56
                                    

Shënimi i autores:

Nuk e km bërë ktë part qe të tremb dikë ,asnjë nga ju ,siç e shihni edhe titullin do flasim për gjëra të frikshme,nëse keni zemer të dobët edhe nuk i duroni dot ,ju lutem largohuni

Dobermani i asfiksuar

Kjo legjendë urbane vjen nga Sidnei, Australi, dhe tregon një histori të çuditshme lidhur me një qen Doberman të asfiksuar. Një natë, çifti që zotëronte qenin, kishin dalë dhe u kthyen në shtëpi pasi kishin pirë pak. Ata u kthyen dhe e gjetën qenin duke u asfiksuar në dhomën e pritjes. Burrin e kapi paniku dhe i ra të fikët, ndërsa gruaja nxitoi të telefononte shoqen e saj veterinere. Ata lanë takim për ta çuar qenin në një klinike veterinare. Pasi e la qenin në klinikë, gruaja u kthye në shtëpi dhe çoi të shoqin në shtrat. Ndërkohë, bie zilja e telefonit dhe veterinerja ishte duke bërtitur si histerike që çifti të largohej menjëherë nga shtëpia. Pa asnjë ide se çfarë mund të kishte ndodhur, çifti largohet nga shtëpia aq shpejt sa mundi. Ndërsa po zbrisnin shkallët, u ndeshën me një grup të policisë. Ndërsa gruaja pyeti se çfarë kishte ndodhur, ata i shpjeguan se qeni ishte mbytur me gishtin e një njeriu. Një hajdut mund të ishte ende në shtëpinë e tyre. Kërkimet e policisë nuk gjetën asnjë gjurmë tjetër në shtëpi, përveçse të banorëve dhe pronarëve të saj.

Elisa Day

Në Europën mesjetare, jetonte një grua me emrin Elisa Day, bukuria e së cilës u ngjante trëndafilave. Ajo u rrit pranë lumit me trëndafilat e egër të kuq si gjaku. Një ditë, një djalë i pashëm erdhi në qytet dhe ra në dashuri me vajzën. Ata dolën vetëm tre ditë. Në ditën e parë, ai e vizitoi në shtëpi, në të dytën i solli vetëm një trëndafil të kuq, dhe i kërkoi të takoheshin atje ku rriteshin trëndafilat e egeër. Në ditën e tretë, ai e coi të lumi ku ishtë rritur vajza, dhe e vrau. Ai priti derisa vajza ktheu një moment kurrizin, dhe e vrau duke thënë "Çdo gjë e bukur duhet të vdesë". Një legjendë e tillë urbane është mjaft e përhapur, dhe e përfshirë edhe në një këngë të Kylie Minogue. Ndërsa përsa i përket historisë, banorët e zonës deklaronin se shpesh shihnin fantazmën e vajzës përgjatë lumit, me gjakun që i rrjedh nga koka, dhe me një trëndafil të vetëm në dorë.

I dashuri vetëvrasës

Kjo histori njihet si "Vdekja e të dashurit" dhe ka shume variacione në tregimin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Paris në vitin 1960. Një vajzë dhe i dashuri i saj – të dy studentë – ishin në makinë. Ata kishin parkuar afër pyllit Rambouillet që të mos i gjente askush. Një moment, pasi kishin kaluar disa kohë bashke duke u puthur, djali del të marrë ajër dhe të ndezë një cigare. Vajza qëndron në makinë. Vetëm disa minuta më pas, vajza del nga makina për të kërkuar të dashurin e saj që po vonohej. Papritur, ajo sheh hijen e një burri. E frikësuar, hipën në makinë dhe tenton të largohet nga pylli. Ndërkohë që i jepte makinës, ajo dëgjon një angullimë shumë të zbehtë, që pasohet nga të tjera edhe më të dëgjueshme. Kjo situatë vazhdon për pak kohë, dhe ajo vendos t'i japë sa më shumë gaz makinës. Por, ajo nuk mundi të shkonte askund, pasi dikush e kishte lidhur makinën me një litar afër një peme. Më në fund, ajo shkel përsëri gazin nga ku dëgjon një britmë edhe më të madhe. Ajo del nga makina dhe kupton se i dashuri i saj ishte varur në një pemë, sipër makinës. Shumë shpejt, kuptoi edhe se angullimat, vinin nga këpucët e të dashurit të saj, që gërvishtnin sipërfaqen e makinës

Pusi për në Ferr

Në vitin 1989, shkencëtarët rusë gërmuan në Siberi deri në 14.5 kilometra në thellësi të Tokës. Aparaturat shpuese u prishen në një terren të mbushur me shpella, dhe shkencëtarët zbritën atje aparatura vëzhgimi. Temperatura ishte më shumë se 1000 grade celcius, por më shokuese ishin zhurmat e zbuluara nga regjistrimet që kishin bërë aparaturat e tyre. Ata arritën të kapin vetëm 17 tinguj tmerrues në audio, përpara se të shkrihej mikrofoni. Të bindur se kishin dëgjuar ulërimat drithëruese të atyre që ishin dënuar në Ferr, shumë prej shkencëtarëve hoqën menjëherë dorë nga puna. Ata që qëndruan mbetën edhe më të shokuar me vonë gjatë natës. Një lloh gazi i shndritshëm shpërtheu nga gropa e hapur në formën e një demoni me krahë të shpalosura, dhe fjalët: "Unë kam pushtuar" në gjuhën ruse. Normalisht, në ditët e sotme supozohet të jetë një shaka e keqe, por në Rusi, është kthyer në një legjendë urbanë që është e gjallë edhe sot e kësaj ditë.

Le të shtyjm kohën bashk...Where stories live. Discover now