again questions ,but...more

102 13 417
                                    

lets get started!

1. A jeni duke bërë atë që me të vërtetë keni dëshirë ta bëni?

2. Sa premtime keni bërë, dhe sa prej tyre keni arritur ti përmbushni në të vërtetë?

3. A do ti thenit rregullat për shkak të diçkaje/dikujt që keni shumë për zemër?

4. A keni diçka në jetë që mendoni se nuk mund të jetoni pa të, por në fakt e dini që duhet ta lini të shkojë?

5. A mbani mend dikë që keni urryer  vite më parë? A ka rëndësi ende?

6. Nëse do vdisnit tani, a keni ndonjë gjë për tu penduar?

7. A jeni të frikësuar të bëni gabime edhe në qoftë se nuk do të dënoheshit për ato?

8. SI dalloni ju nga njerëzit e tjerë?(cfar ju ndryshon nga tjert)

9. A e keni ndërtuar karakterin ?

10. Nëse sot do të ishte fundi i botës, çfarë do të bëni?

11) Në katër minuta tregoi bashkëbiseduesit historinë e jetës tënde me aq detaje sa mundesh.(2-3 fjal ,sa tdoni)


12) Nëse zgjohesh nesër dhe kupton se ke përfituar një aftësi ose cilësi që nuk e kishe më parë, kë do të zgjidhje?

13) Nësë një glob i kristaltë do të të tregonte të vërtetën për ty, jetën tende, të ardhmen tënde ose gjithçka tjetër, çfarë do të kishe dëshirë të merrje vesh?



14) A ka ndonjë gjë që ti e ke ëndërruar ta bësh për një kohë të gjatë, por nuk e ke bërë dhe pse?


15) Cila është arritja më e madhe e jetës tënde?


16) Çfarë vlerëson më shumë në një marrëdhënie miqësore?


17) Cili është kujtimi yt më i çmuar?


18) Cili është kujtimi yt më i tmerrshëm?

19) Nëse do merrje vesh që do të vdisje brenda një viti a do të ndryshoje ndonjë gjë nga mënyra jote e të jetuarit? Pse?


20) Çfarë vlere ka miqësia tek ty?


21) Çfarë roli luan dashuria ne jeten tende?

22)5 karakteristika që ju i konsideroni pozitive

23)Çfarë të bën të qeshësh si budalla? Kur ka qenë hera e fundit që ke qeshur kështu?

24)Nëse do mund të blije një biletë vetëm vajtje kudo në botë dhe të mos ktheheshe më kurrë, për ku do e prisje dhe pse?

25)Nëse do shpikje një pseduonim për mua tani, çfarë do ishte?

26)Pasi pi tri gota verë bëhesh i lumtur apo itrishtuar?

27)Nëse do udhëtoje me nji te aferm në pesë destinacione në botë, ku do ishin ato?

28)Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë sikur ke qeshur me diçka që nuk ishte për të qeshur? Pse e ke bërë?

29)Ku e sheh veten në moshën 83?

30)Si do ndiheshe nëse njerëz të tjerë hanë në pjatën tënde?

31)Si reagon ndaj dikujt që të përgjigjet me heshtje?

32)Për çfarë gënjen?

33)-A të pëlqen alkooli?

34)cfar doni te flasim ne partin tjt?

thank u,come again

Le të shtyjm kohën bashk...Where stories live. Discover now