Pjesa 2

38 4 3
                                    

"Mbaj veshur vetem nje kanotiere te zeze dhe verdallisem neper dhome. Cdo gje eshte kaq mbytese! Mendoj se nga nje moment ne tjetrin do me merret fryma dhe do vdes. Perse dera eshte e mbyllur? E mbaja mend te hapur mbreme! Dhe perse cdo gje eshte kaq e kuqe? Muret e kuq, mobiljet e kuqe...madje edhe fustanet ne dollap jane te kuq. E vetmja gje qe dallon ne kete dhome eshte vetem kanotierja ime. Ul syte dhe shoh gjakun qe del jashte meje. Dhe ja ku jam une, imazhi im, e shtrire per toke teksa nje mashkull me godet. Dhe kjo nuk eshte shtepia ime! 

Ku dreqin kam perfunduar?! Perse askush nuk me shpeton? Ulerimat qe dalin prej meje duket sikur nuk degjohen nga askush, ndjej nje dhimbje te forte ne kurriz dhe kembet jane te bllokuara, te lidhura. Dua te zgjohem...me lini qe te zgjohem nga ky makth dhe te vazhdoj te jetoj! Mashkulli qe godet duket i kenaqur nga tere gjaku qe del prej meje dhe imazhi im nuk flet. Gjan si nje kukull porcelani, gati per te qene e shkaterruar sic une shkaterroja cdo barbie qe me dhuronin apo gjeja ne vendet me absurde ne lagje. Ai me shkaterron dhe cdo gje mbizoterohet nga heshtja. Askush nuk qan per mua, askush nuk me kerkon dhe keshtu perfundoj ne mbreterine e harreses...aty ku shume vajza si une vazhdojne te jetojne me shpresen se nje dite do jene me te vleresuara, te kujtuara nga zemrat e mamave. Mbreteri e cuditshme! Ketu asnje prej tyre nuk eshte e vdekur si une!"

Zgjohem duke uleritur. Eshte hera e pare qe shikoj nje makth te tille dhe kam frike. Do deshiroja qe te mund te therrisja mamane por nuk eshte ne shtepi. Me ka informuar qe duhej te kujdesesha per veten teksa ajo ben udhetimin e saj ne Itali. Edhe une do deshiroja ta shihja Italine, te vizitoja ato vende aq magjike qe shoh shpesh ne televizion. Jam e sigurte qe Roma do ishte nje shtepi ideale per mua por per fat te keq duhet te jem akoma ketu dhe te punoj. Ndoshta nje dite edhe une do shkoj me te dhe do mundemi te jetojme ne Rome, ne mes te asaj bukurie te perjetshme qe kaq shume enderroj. Cohem nga shtrati dhe perpara se te mund te flas imazhi i atij makthi perseritet brenda meje. Nuk kam pasur kurre frike nga vdekja por mesa duket endrrat vendosin qe duhet te tmerrohem nga nje fat i tille. Dua qe te zhduk ato imazhe nga mendja ime, ti djeg ose ti harroj ne nje kuti te memories sime. Nuk do ia tregoj askujt kete enderr. Nuk kam nevoje per ide te tjera qe ndoshta do me bejne te jem me shume ne ankth.

Shikoj oren. Eshte vone, teper vone: 2 e 30 e mengjesit dhe gjumi nuk me merr me. Do jete e veshtire qe te mundem te fle perseri. Filloj te verdallisem neper shtepi dhe marr bllokun e pare te shenimeve qe gjej. Kam nje nevoje absurde te shkruaj, te tregoj dicka per veten. Fjalet marrin forme, duket sikur hidhen vete ne leter duke lene shenja. E di shume mire qe me duhet ta fsheh perpara se mamaja ime te vije por vazhdoj te shkruaj. Cdo gje merr nje forme ndryshe ne leter, duket sikur historia nuk eshte me e imja por e nje tjeter vajzeje. Nje vajze qe mund te behet shume mire mikja ime. Kam shume nevoje per nje mike! Nje mike si ato qe mamaja ime ka! Nje mike qe te mund te me qendroje afer kur meshkujt e ndryshem te me braktisin per mish akoma me te fresket. 

Por une nuk kam qene kurre e braktisur si mamaja ime. Por ndoshta vajza ne historine time po! Ndoshta ajo ka vuajtur shume dhe une jam thjesht ketu duke treguar nje histori qe nuk di a me perket pa mundur ta ndihmoj. Kam nje urgjence brenda meje qe nuk e di a mund te permbushet. Nje urgjence qe me ben te kuptoj se jam askush perpara nje boteje kaq te mbushur me dhimbje. 

AnneWhere stories live. Discover now