Pjesa 3

29 5 9
                                    

Sot shkova me Ilirin ne nje lokal jashte qytetit. Nje nga ato lokalet ku meshkujt ndihen padrone dhe mendojne se mund te bejne cdo gje. Nuk mund te kundershtoja Ilirin edhe pse duke pare ate vend isha e tmerruar. Meshkuj qe lepinin buzet, zgerdhiheshin dhe preknin me ato duar te plakura kembet apo krahet e mi. Iliri shtirrej sikur nuk ishte duke ndodhur asgje, nuk fliste apo nuk perpiqej te ndalonte askend. Madje dukej sikur argetohej duke me pare si nje objekt ku meshkuj te peshtire te shfrynin perversionet e tyre. Kur u futem ne makine tha vetem keto fjale: kujto qe nese une do deshiroja ata meshkuj nuk do te te linin ne asnje menyre qe te ikje. Une jam zoti yt!

Ato fjale me bene te tremben dhe dhuna ne syte e tij me thoshte qe nuk kishte mbaruar aty. Dhe ishte pikerisht ne makine qe ai vendosi se ishte momenti i duhur per te bere seks me mua. Nuk i interesonte nese na shihnin, donte vetem te kenaqte nevojat e tij. Me penetroi me dhune, me godiste ne cdo vend te mundshem dhe per here te pare u ndjeva e piste. Si mundet dikush te beje kaq keq? Si mundet nje qenie njerezore te lendoje nje femer qe nuk ka bere asgje te keqe? Qendrova ne heshtje duke u perpjekur te mbaj lotet dhe kur cdo gje mbaroi u mbulova me xhaketen e hedhur ne pjesen e pasme te makines.

-Po te coj ne shtepi! - tha duke ndezur nje cigare - Te henen vjen nje miku im nga Gjermania dhe dua qe te jesh perfekte. Me kuptove?

-Po - peshperita dhe pashe sesi ndezi makinen

Kisha frike te flisja edhe pse pyetjet ne koken time ishin te teperta. Doja te qaja, te ulerisja nga dhimbja, t'ja mbathja pergjithmone por nuk mundesha. Me mungonte guximi dhe forca per te bere nje veprim te atille. Mbylla vetem syte duke humbur ne fantazite e mia dhe kuptova qe nuk do mundem kurre te jem normale. Nuk mundem te jetoj nje histori normale, qe te me perkasi vertet pa pasur nevoje te jem e shitur per te arritur te jetoj. Do doja te isha si nje nga ato personazhet e librave qe vjedh dhe lexoj: e forte, e bukur dhe e guximshme. E guximshme per te dale kunder kesaj shoqerie qe deshiron te me shikoje te dhunuar, te hedhur ne rruge apo edhe te vrare nga duart e nje mashkulli te paprekshem. Por e di qe nuk do mundem kurre! Une jam thjeshte nje vajze qe as nuk kupton se cfare ndodh ne bote, se cfare thuhet apo vendoset. Nje vajze qe eshte kthyer ne nje loder per personat perreth. Dhe Iliri e di! Sepse ai eshte krijuesi im, personi qe me hoqi nga gjithe gjerat e bukura per te me lene brenda vetem kujtime te tmerrshme. Eshte afer meje, qesh me mua, merr trupin tim, me paguan dhe mendon se eshte zoti im kur ne te vertet une nuk kam nje zot.

Zoti per mua nuk ekziston dhe keshtu edhe ai nuk mund te ekzistoje. Ai duhet te shperbehet ashtu si une, te shkaterrohet ne copa te vogla qe me pas digjen ne ate ferr qe te tere thone qe duhet te digjem une.

AnneWhere stories live. Discover now