Pjesa 5

40 3 8
                                    

Jam e shtrire ne krevat dhe gjeja e vetme qe arrij te mendoj eshte qe me ne fund jam vertet e lire. Kam 3 muaj qe kam filluar te mesoj italisht, 2 muaj qe dipendenca ime nga seksi duket sikur ka ndaluar se ekzistuari dhe 1 muaj qe kur shihem ne pasqyre nuk ndjej me peshtire nga vetvetja. Dhe jam e lumtur! Kush valle do e mendonte qe mjaftonte kaq pak per te qene e lumtur? Qe mjaftonte vetem vetebesimi per te mundur te jem me ne fund e lire? Une nuk e mendoja por tani jam duke jetuar ate lloj lirie dhe lumturie qe kur isha ne Shqiperi mundesha thjesht ta enderroja. Anne tashme nuk eshte me Anne qe shkon ne shtrat me meshkuj te martuar por nje person, nje vajze qe deshiron te jetoje moshen e vet pa asnje lloj pengese. Nuk mohoj qe ndonjehere mendoj se cdo gje qe me rrethon eshte thjesht nje iluzion dhe une jam akoma e burgosur ne ate shtepi, ne ate krevat pa mundur te ndryshoj asnje lloj gjeje. Kam muaj qe nuk kontaktoj mamane time, qe nuk telefonoj nje numer shqiptar dhe cuditerisht tashme deshiroj vetem te harroj. Te harroj cdo gje te keqe qe me kane bere te provoj dhe te arrij te jem nje person me i mire se ata. Gjeja e vetme qe kam bere ka qene te denuncoj Ilirin tek autoritetet italiane. 

Tani e di qe ai nuk do mundet kurre te me gjeje dhe kjo gje me ben te kem nje gjume me te lehte. Ose te pakten eshte gjeja e vetme qe deshiroj te besoj duke qene se nuk dua te tregohem akoma dhe me e dobet duke treguar makthet e mia. Jane makthe qe nuk mund te tregohen lehtesisht. Degjoj zerin e tij qe thote emrin tim, e ndjej teksa me prek dhe une e paralizuar nuk arrij te reagoj. Ose me sakte nuk mund te reagoj. Ne ato makthe frika merr me te miren prej meje per tu transformuar ne nje pengese te tmerrshme per jeten e perditshme. Ndoshta gjeja me e rendesishme qe harrova te shkruaj ne keto faqe kaq te veshtira eshte qe me ne fund jam nje vajza qe studion, ose me sakte perpiqet te studioj per te arritur te heq njollat qe me kane lene kudo ne trup, ne zemer dhe ne ndergjegje. Ndoshta kjo eshte nje ndjenje qe kane provuar shume vajza te reja si une, viktima edhe ato te nje fati te tmerrshem, te nje familjeje pa skrupuj apo thjesht te pafajshme qe u eshte dashur te paguajne naivitetin me dhune, seks dhe lot. Dhe vetem duke studiuar vajzat si une arrijne ti japin rendesi jetes dhe te rifitojne nderin e humbur. Por ne fund te fundit cfare eshte nderi? Kjo eshte nje pyetje qe me ka lindur gjate arratisjes sime, gjate muajve qe kam qene pa nje shprese reale. Nderi eshte dicka qe burrat e kerkojne por pa arritur ta gjejne ne asnje ambient, person apo vend te vizituar. Dhe e dini perse? Sepse nuk ekziston realisht. Nderi eshte nje strukture sociale qe ne qeniet njerezore e kemi ndertuar per te idealizuar nje karakteristike qe mund te ekzistoje vetem tek kafshet. Sa here degjojme nje mama apo nje baba qe thone fjalet: goca me ka humbur nderin! Dhe kjo per te thene qe ajo goce, ajo vajze e thjeshte, ndoshta teper e bukur dhe qe eshte gjendur e dashuruar me nje djale apo me nje vajze per te bere gjera qe sipas njerezimit bejne te humbin nderin. Por askush nuk thote qe nje djale ka humbur nderin edhe kur kryejne vrasje, perdhunime apo gjera qe prekin me te vertet familjen. Keshtu qe jo studimi mund te na beje te bejme nje tjeter jete por jo te fitojme dicka qe nuk ekziston. Studimi mund te na ndihmoje te jemi te zonjat e vetes, te pavarura dhe jo te detyruara qe te jemi komplet te varura nga nje mashkull dhe nga vendimet e gabuara the absurde qe mund te marrin. Dhe une kete e kam mesuar teper mire! 

Anne e ka mesuar mire dhe me ne fund eshte e lire te jete vetvetja. Sepse jeta eshte kjo... nje udhetim ne kerkim te lirise dhe lumturise. 



Pershendetje! Po e di teper kohe pa degjuar nga une por me ne fund arrita ta rrimerja kete profil dhe te publikoj me ne fund ate qe mund te jete fundi me i mire i "Anne". Shume shpejt mendoj se do publikoj nje tjeter histori ne shqip. Per momentin ju ftoj te me ndiqni ne faqen time instagram: Lossingtheart ku do gjeni edhe linkun ne bio qe ju con ne historine e re ne gjuhen italiane. Faleminderit qe keni lexuar kete histori dhe ju ftoj te lini komente qe mund te me ndihmojne te permiresoj stilin tim. 

AnneWhere stories live. Discover now