Pjesa 4

32 4 2
                                    

Shpesh here enderroj detin. Enderroj te notoj derisa krahet te lodhen dhe atehere te dorezohem tek dallget per te lene qe te caktojne fatin tim. Sa gje e cuditshme jeta! Na hedh ne krahet e personave te gabuar, te personave qe te tere mendojne se te duan por qe ne te vertet nuk ndjejne asgje te vacante per ty. Fati me ka hedhur ne krahet e mamase sime qe nuk ka provuar kurre te me doje ashtu sic une e dua. Ndoshta per te kam qene gjithmone nje loder qe mund te shitet dhe blihet me lehtesi. Dhe une e kam lene ta beje. Por tani jam e lodhur.
Eshte per kete arsye qe tani, nje jave pas nates se fundit te kaluar me Ilirin, ndodhem ne rruget e Athines, ne pritje te nje klienti te ri. Mos me keqkuptoni! Kjo eshte e vetmja forme qe njoh per te mbijetuar dhe eshte e vetmja menyre per te mos qene me skllave e Ilirit.

Por edhe tani e lire, enderroj detin dhe lirine assolute. Ndoshta sepse akoma ndihem e burgosur brenda asaj shtepie, me zinxhir te padukshem qe me bejne te mos arrij te shikoj nje te ardhme me te mire per veten. Akoma ne makthet e mia shfaqet Iliri me ate buzeqeshjen e tij te lige, me frymen qe mban ere alkol dhe me tere inatin qe shfrynte tek une. Por ndoshta ju jeni duke pyetur se si arrita t'ia mbath? Eshte nje pergjigje qe do kohe per te qene e shpjeguar dhe e kuptuar. Di vetem qe ne nje moment e gjeta veten brenda nje makine, e fshehur nga cdokush qe me njihte. Di qe syte e mi pane nje erresire te tmerrshme dhe vdekja me dukej si nje zgjidhje ideale. Degjova se si kercenonin qe do me vrisnin sapo te me gjenin, pashe sesi mamaja ime qante per "nderin" e humbur. Dhe une isha poshte hundes se tyre, ne ankth per fatin qe me priste dhe e gatshme per cdo gje. Isha gati te beja gjera te paimagjinueshme vetem per tu larguar prej atij vendi, prej atij ferri. Por mesa duket frika qe ndjej nuk mund te zhduket kaq lehte.

---30 Korrik 2017

Cdo gje duket kaq perfekte ne keto momente! Nje perfeksion qe eshte i veshtire per tu besuar por qe jam duke e jetuar. Sot per here te pare dikush u kujdes per mua. Nuk arrija te kuptoja se cfare thoshin por di qe per here te pare ndjeva ngrohtesine e nje perqafimi te vertete. Nje perqafim qe nuk kishte nevoje per teper fjale! Nje perqafim qe ndoshta ne ato momente komunikohej si nje zgjidhje ideale per zemren time te thyer.

-Signorina! Finalmente potete condurre una vita normale!

Cfare donte te thoshte? Tingujt e fjaleve kane dicka qe me percjell lirine. Zonjusha qe eshte perball meje e kupton qe une nuk e di gjuhen dhe me natyralisht buzet e saj pronuncojne keto fjale:

-Me ne fund do jesh e lire! Do mund te besh nje jete normale, si tere moshataret e tua.

E fliste me veshtiresi gjuhen shqipe por arrija ta kuptoja ne nje menyre perfekte. Tani isha vertet e lire! E lire per te qene vajza qe gjithmone kam enderruar. Perqafoj forte vajzen perballe meje dhe nje buzeqeshje spontane dallohet ne buzet e mia. Me kane thene gjithmone qe kam nje buzeqeshje perfekte dhe tani nuk kam perse ta fsheh me.
Ndihem vertet e lire...

AnneWhere stories live. Discover now