#5

826 56 25
                                    

U rikthevaaa serisht .... me duheshin ca dite pushim
Tani frymezim eshte i qendrueshm😂😂😂

Pjesa 5

Zhurma qe krijonte bombla e gazit po e vinte akoma me shume ne siklet. Aroma e kafes u perhap me shpejtesi ne kuzhine e vogel.
I hodhi neper filxhane dhe mori rrugen per te salloni .

-" Ah te lumshin duart moj bije ! " - tha e moshuara e ashtuquajtur Zana.

Hajli buzeqeshi ne menyre fallco dhe u ul ne nje nga divanet.

Gjyshja e saj ktheu per here te fundit kafen , la filxhanin me kujdes mbi tavolinen e drunjte , dhe filloi te rregullonte fundin e veshur pale - pale .

-" E qe ta dish ti moj Zane , Hajlin e kam mbesen me te mire .
Edhe te ma ruash si syte e ballit per sa kohe s'jam ktu ."- tha me te qeshur e me te ngjeshur gjyshja duke tundur koken gjithe lezet.

-" Pa merak moj mike si syte e ballit do e ruaj . -" dhe pa Hajlin me nje shikim te embel.

Pas disa muhabetesh te tjera u ngriten ne kembe per ta percjelle gjyshen . Ishte gati te qante qe tashme ajo do e linte vetem me njerez te panjohur per te .

U ul ne divan dhe shikonte me imtesi cdo hapsire te mundshme derisa kercitja e deres u degjua.

-" Bir erdhe ?! "- u degjua zeri i te moshuares teksa drejtohej nga korridori i vogel per te pare kush ishte ndersa Hajli hapi syte si poca dhe rrinte ne ankth.

-"Erdha erdha ."- nje ze mashkullor i njohur per veshet e saj tronditi vete qenien e saj.

Ai u fut ne sallon dhe Hajli e dalloi se ai ishte idioti Marigleni.

Rrembeu tabakane qe sherbeu kafete dhe e vendosi afer fytyres .

Filloj te shtrengonte dhembet duke e mallkuar.

-" Gjyshe moj me cove drejt ferrit me duart e tua ! Obobooo cme gjeti ! Ihhhh ! Po sikur te me vrasi ky !? Aq mbush ne fakt me mendore eshte !- zeri i saj dilte psheretime dhe nuk degjoheshe asgje derisa ndjeu hapa te afroheshin .
U kapercye njehere dhe u ngrit me vrull.

-" Te keqen moj xhan ca pate ?"- tha gjyshja drejtuar veprimeve te saj idiote .

Nxorri 2 gishtat ku nenkuptonte vetem 2 minuta pasi nese fliste ai do e dallonte .

Marigleni e pa me inat vajzen dhe u nis pas saj .

Hajli pasi arriti deri ne banje vendosi tabakane mbi lavaman dhe freskoi fytyren me uje te ftohte .

-" O zot ne cfare fati po me drejton. "

Dera u hap dhe ajo mori serisht tabakane duke e vendosur tek fytyra .
Ne toke ndodheshin te perhapur detergjente qe pa qellim ajo i kishte derdhur.

-"Qekur paska dale ne mode qe kafeja pihet ne banjo . Mos u ke sherbyer gje qypave dhe lavamaneve fundja te cmendurit si puna jote keshtu bejne apo jo?...Hajli!- kryqezoi duart dhe me njeren vetull ngritur shikonte ate qe kerkonte sa andej kendej vend per tu zhdukur .

Ai po duronte shume qetesine e saj ama te duruarit nuk ishte ne karakterin e tij ndaj e mori tabakane me force dhe e flaku tutje duke e thyer ate .

E mbledhur kruspull dhe syte e mbyllur forte ndjeu pranine e tij afer trupit te saj.

-"Ckemi?"- pershendeti duke nxjerre doren para dhe serisht e uli poshte.

Marigleni anoi koken per te qetsuar nervat e shkaktuara nga kjo femer qe as nuk donte ta shikonte me sy .

U ndesh serisht me syte e medhenj ngjyre lajthie ku bebja e syrit zmadhohej .

-"Cfare...dreqin. ..kerkon...ketu ? - i tha keto te shoqeruar me nje skermitje dhembesh.

Ndersa ajo uli koken dhe nuk po fliste . Cfare te thonte? Tashme do jetonte ne nje shtepi me te ku ai ishte personi qe urrente me shume.

Nga heshtja e saj shurdhuese Marigleni nuk po duronte me.
I kapi doren dhe ja vendosi mbas shpines se saj duke shkaktuar dhimbje tek ajo.

-"Cfare dreqin ben a je ne rregull? Me lesho!- filloi te perpeliteshe por rezultoi gabim .

-"Do flasesh apo si e ke hallin ? "

-" Halla mire eshte ne shtepi e gjora ."- ja ktheu me ironi Hajli.

Marigleni ja shtrengoi me shume doren dhe ajo renkoi nga dhimbja.

-"Do i them te dashurit tim te ti nxjerri syte per kete qe po ben! -" i tha ajo duke u munduar te friksonte gje qe sdo ta arrinte kurre.

Ai nenqeshi dhe i shtrengoi edhe njehere me forte krahun.

Po shikonin njeri -tjetrin ne sy derisa nje ze i thirri.

-"Mariglen?"

Tani do postoj cdo dite😂😂
Boll me pushime

Hee si ju duket historia?
Pres komentet!💙

KOKFORTE KJO DASHURIDonde viven las historias. Descúbrelo ahora