#17

879 58 106
                                    

Nuk po reagonte. Hajli nuk po zgjoheshe . U tmerrua . Vertet!

Nje kercitje u degjua dhe ajo u cua si e cmendur.

-"Ore mbush ti apo ben vete ste le robi te flere rehat ! Uaaa ca paske qene more "- bertiti ajo duke prekur faqen e saj me dore ku ishte lene shenja e gishtave te tij .

-"Sa me ra dreqi "- dhe ferkonte faqen
-"Nuk po zgjoheshe moj ! Mos doje te te puthja si princeshat edhe te zgjoheshe tamam
-"Mos more cna the ma mire me te puthur sesa me ta lan shpullen n fytyre "- e nevrikosur ne kulm i cua nga krevati

-"Moj shoqe ke temperature shko ndrro rrobat se do ftohesh me keq "- e keshilloi ai kur pa se ajo u cua gjithe nerva

-"Shoqe e syve qe te pellcasin kur u beme shoke ne more pis maco "- ju hakerrye ajo

-"Pse ca jemi ne "- e pa ne sy Marigleni dhe harkoi buzet

-" Armiq te perbetuar "-i foli me urrejtje pasi u mendua per pak caste.

Perplasja e forte e deres se tualetit u degjua dhe ai buzeqeshi
-"Kjo vajze eshte e cmendur "- shkundi koken nga ato mendime dhe u cua nga shtrati i saj

Ishte veshur me pizhamet e gjata dhe ne dore mbante shume piceta qe teshtinte.

-"Cmu desh mua shiu more , cmu desh"- dhe shfryu hundet

-"Aah kokaaaa"- u ankua nga dhimbja e kokes.

Ndersa ai shikonte ne mbeshtetur tek dera . Cmenduria e saj e kishge zbutur ate karakter te eger qe nuk e shfaqte me te gjithe .
Telefoni i tille cingeroi
-"Mariglen sa kohe pa u pare "- nje ze u degjua nga ana tjeter e telefonit dhe ai ze beri qe vetullat e tij te ngryseshin .

U largua ne dhomen tjeter qe askush mos e degjonte per ate cka po fliste me personin ne telefon.

***
-"Ore sa trap qe je kshu -" po bertiste ne shtepi sa po e degjonte gjithe lagjia
-"Vendosi frer gojes me mua moj shejtane e llastuar ose ta mbyll ashtu sic di une -"I tha ai duke i drejtuar gishtin tregues si paralajmerim .

-"Ma ul ate gisht mua se ta keputa "- ja uli gishtin ajo me force dhe nervat e saj kishin arritur stratosferen

-"Moj do semuresh me keq nuk do merremi me ty "- i tha ai duke bertitur me shume se ajo

Ai mengjes qe pretendonin te ishte me mire i gjeti te dy sabah me sabah duke u grindur me njeri - tjetrin si femije
-"Boll bete si kalamanj ngritet nje kembe nje mehalle te tere - ju tha gjyshja Zana ulur ne ate divan dhe njeren doren te vendosur ne koke

-"Daullja bie per ata qe degjojne ! Mariglen i dashur nuk dua te shkoj tek doktori "-i tha ajo duke ruajtur qetesine

-"Moj ti a e kupton se do te rritet temperatura e do vesh ne rrot te semes -" plasi ai fjalet nga nervat

-"Mariglen mos fol ashtu -e kritikoi gjyshja

-" aman gjyshe ca e ke kete nip te ketille se na cau koken derr- verr -derr- verr"
-"Moj ma thuaj mua pse nuk do te shkosh ?"
- Kam frike more budalla me bejne gjilpera te medhaja mua ata plus ate eren e tmerrshme te spitalit se duroj dot me mire duroj eren e kembeve sesa ate . Lere qe perparset e bardha i kam frike . Pale ato mjetet e medhaja e te frikshme -" si nje motorr i prishur filloi te fliste pa pushim
-"Avash moj cupe sikur ke ngrene gazeta "-i tha gjyshja duke qeshur me ze .

Marigleni e shikoi ate dhe po qeshte me te madhe ndersa Hajli kishte ngelur duke pare ate buzeqeshje per here te pare . Ne pah dilnin dhembet e tij rruaze te bardhe qe e benin me magjepes mashkullin qe kishte prane

-"Gjithe kjo vajze ka frike nga doktoret " -tha ai duke qeshur akoma

-"Aman aman njerez jemi kemi edhe frike "- rrudhi fytyren ajo dhe i nxorri gjuhen duke kryqezuar duart.

***
-"Me leshoooo more !!Ndihmeee me ndihmoni ky do te me vrasi -"Ju drejtua nje te moshuare ulur ne ato stolat ngjyre blu te spitalit

-"Do te ta heqim kte friken e doktorave tani "- i tha ai duke e terhequr zvarre .

-"Pershendetje z .Doktor "- tha Marigleni duke i drejtuar doren doktorit

Hajli u fsheh pas xhaketes se Mariglenit dhe e shtrengoi fort ate te beli .Marigleni ndjeu duart e saj te vogla qe e gudulisen dhe nenqeshi .

-"Mariglen te lutem mos me ler ne dore te ketij do sillem mire , do bej te duash ti aman vetem mos me ler ktu-i tha ajo dhe ul duke shtrenguar kemben e tij qe nuk e leshonte dhe e gjente si mbrojtje

-"Hajli boll bere si kalama 5 vjecar ne mes te spitalit" - i tha ai duke kapur doren e saj per ta ngritur .

-"Jo jo shikoja cik syte e tij jane te kuq
Eshte djall ai do ma nguli forte gjilperen edhe do vdes "- doktori qeshi nga fjalet e saj me te madhe dhe hyri ne dhomen ku kryente vizitat.

***
Marigleni po i mbante kembet qe mos ngriheshe ndersa ajo perpeliteshe si krimb ne ate krevat spitali .

-"Hape gojen "- e keshilloi doktori

-"Ca eshte ajo -"pyeti duke ju referuar nje luge te vogel .

-"Hape gojen Hajli-"i tha Marigleni dhe shtrengoi kembet e saj
-"Po sikur te vdes "
-"Nuk vdes njeriu nga nje luge moj idiote"

-"khe khe !!Aaaa me mbyti !! "- bertiti ajo pas atij kontrolli
-" ka nevoje per mjekime bajamet i ka te demtuara "- tha doktori
-" Kam semundje te keqe ?Do vdes ?
Jooo nuk dua te vdes pa bere 11 femije"- filloi te lotonte lote krokodili.

-"Ngaqe ska shume lengje ne trupin e saj duhet ti bejme nje serum"- sugjeroi serisht doktori

-"Joo gjilperaa aman jooo "- ndjeu ne krahun e saj serumin teksa vendoseshe dhe njekohesisht shtrengonte forte doren e Mariglenit

Pas gjysem e ore qe mbaroi ate shkuan serisht tek doktori per te marre receten
-" si ndihesh zonjush Hajli "-pyeti doktori me miresjellje

-"Edhe ferri seshte kaq keq" -rrotulloi syte dhe ne nje kavanoz pa disa lepirse

-"Po kto?"- syte i shkelqyen teksa pane ngjyrat e ndryshme te lepirseve

-"I mbaj per femijet e vegjel qe bejne vizita "
-"Dua dhe une "-dhe zgjatit duart e mori 7 lepirse .

***
-"Kalama i lumtur " -i tha ai teksa ngiste makinen

-" Me lumte "- dhe hapi lepirsen e radhes duke e ngrene ne nje menyre sensuale

Marigleni kerciti qafen dhe shtrengoi timonin fort

-"Boll e hengre ate ashtu "
-" pse u eksitove ti "- dhe filloi ta bente prej inatit

Ndaloi makinen me shpejtesi dhe u drejtua nga ajo ..

KOKFORTE KJO DASHURIWhere stories live. Discover now