Prolog

70 2 0
                                    

“pa hë pra cdo më thuash? Thuaje! N’qofse je burrë, thuaje. Të ta shpjegoj më mirë? “Shumë e deshta atë” m’the dhe pastaj shtove se kur e kuptove t’kalumen e saj u largove nga ajo. Po si u largove? Si u zhduke? Si e gjete forcen dhe menyren? Si e bere kete kur ajo te donte me shume se cdo gje? E ti, dashuri i thua kesaj? I thua dashuri kesaj ti? Merr guximin dhe provon te futesh nen jeten e dikujt. E ben ate te besoj, e ben ate te te doje dhe ne fund…? Po fundi pra si eshte? Ne fund e braktis…Po si munde? Si e bere kete…? Dhe per cfare largohesh ne fund te fundit? Largohesh per nje gje qe nuk mund ta ndryshosh. Dhe pikerisht kete gje nuk mund ta ndryshosh as ti, as une dhe askush tjeter.
Por pa më thuaj pak se c’dreq dashurie qenka kjo keshtu? Po ti? Ti a s’ke nje te kaluar? Ti je perfekti? Jo pra, jo nuk eshte dashuri kjo. Nuk eshte ajo dreq dashurie qe cdokush do. E di se c’eshte kjo? Kjo eshte thjeshte nje humbje kohe, kaq.
E di valle? E kupton valle se pse e them une kete? Jo? Ja se ta them une.
Sepse kur dikush e don dike, e don me te gjithe te mirat dhe te keqijat qe ka. Dhe kur e don dike e don ne cdo menyre, ne cdo trajte, ne cdo forme, ne cdo ngjyre, ne cdo ves dhe ne cdo largesi.
Sepse dashuria, i dashuri im nuk ndryshon kurre, jemi ne ata qe vendosim se si do ta shfaqim dashurin tone. Dhe perkundrazi duhet te jesh ti ai qe duhet t’me duash mua akoma dhe me shume. Sepse te keqijat e mija duhet te te duken te mira, magjike, te lumtureshme…duhet me m’dasht keshtu sic jam, madje-madje pa bo llafe shume.
Te te mesoj dicka? Do ta dish c’do te te mesoj? Ja, ta them tani…
Dua te te mesoj se kur e do dike e fal, e perqafon dhe ja sheron plaget nje nga nje. Kur e do dike e le veten keq dhe per copezen tende, puzzlen tende ben cdo gje.
Po tani e kuptove se cfare do te thot ta duash dike? Ta duash dike me plotkuptimin e saj.
Mirepo dicka akoma nuk e kam kuptuar. Pse kur e braktis dike sillesh sikur nuk e ke dashur asnjehere? Sikur nuk e ke njohur ndonjehere? Valle ka qene e huaj per ty tere kohen?
Po dreqin pra ndonjehere e merr malli njeriun. E djeg malli per ato ditet e fillimit te dashurise kur zgjohesh ne mengjes me ndjenjen me te vecante dhe me te bukur ne bote. E merr malli me ndjere ate ndjesin kur hap papritur syte e me kujtu se merr fryme per dike, jeton per dike…
Ah sa me merr malli pra. Me merr malli per ato dite qe shkonin shpejte sikur me pas leviz diellin e henen me dore, sikur me pas i fut n’sherr me njera-tjetren. Me kujtohet se si nuk ngopeshim me njeri-tjetrin.
Me merr malli per bisedat e pafundme e rralle her ne ate oret e vona. Me merr malli per ato kohe kur isha njeriu me i lumtur ne bote. Kur mendoja se dashuria ishte ndjenja me e bukur qe me kish ndodhur ndonjehere. Me merr malli per ato endrrat e heshtura qe thurja cdo nate me ty, me merr marri me te te perqafu fort e mos me te te leshuar nga krahet.
Po ta paraprije, po te paralajmeroj dhe po ta them me gojen time ate qe se kam thene ndonjehere. Po ta pranoj faktin e vetem se jam ndryshe nga jashte e ndryshe nga brenda. Mem pa do mendosh se jam njeriu me i lumtur ne bote por ne fakt, jam njeriu me i thyer, me i coptuar…
Megjithate edhe nese do m’pyesesh “Ca”, “Pse”,“Si,qysh, tek”, edhe nese vij ne nje gjendje qe nuk bej asgje per ty, nese nuk mundohem me per ty atehere nuk luftoj dhe nuk te lutem per asgje. Nuk reagoj e nuk do reagoj aspak nese ti thua qe do te largohesh. Nuk do te them mos shko. E di? Nese sillem ftohte ashtu nuk eshte se nuk te dua por sepse ti, Ti je ai qe me ke sjelle ne kete gjendje.
E verteta eshte se jam lodh, jam lodhur aq shume sa nuk me ka mbetur as 1% e forces me t’u lut mos me ik. Jam lodh nga dashuria qe te kam shprehur, jam lodhur nga dashuria qe te kam treguar, jam lodhur duke i mendu te gjitha gjerat vete. Jam lodhur duke luftu vetem per most e te humbur. Jam lodh duke pas dhimbje te cilat i marr nga ti, jam lodh duke te te fal me qindar here. Dhe pikerisht pra, keto jane arsyet pse une ngadal ndryshoj, behem blu tamam si floku i vogel i debores, tamam si personazhi i Elses tek Frozen, pikerisht ashtu behetm. Dhe kjo vetem nga Ty.  Sepse keshtu behet kjo, dhe jo sepse keshtu duhet bere por sepse keshtu deshiron ti t’i kthesh gjerat.
Me e hidhura dhe me e merzitshmja e di se cila eshte?  Eshte se mbas deje nuk do dua askend te pakten jo ne menyren si te dua ty. Nuk do t’i besoj me askujt  dhe e di, as ty s’do te mund te te besoj kurre.
E di plotesisht mire se ka ca njerez qe kur e duan dike e duan me shume dhe se veten dhe jane ne gjendje te bejne gjithcka per ate, madje veten e lene ne grade te fundit.
Ehhh i dashur, dua te te them se dhe une jam nje prej tyre…
Edhe une e doja dike dhe mund te them me bindje te plote se akoma e dua, po te njejtin person dhe personi je ti…
Mund te te them se me ty ishte pjesa me e mire e jetes sime. Isha njeriu me i lumtur ne bote. Dashuria per te ishte dhe eshte aq e madhe  sa nuk kalonin sekondat pa falenderuar Zotin per personin qe m’kish sjelle ne jete, per ty. Ti per mua ishe sikur koha. Nuk doja qe te mbaronte kurre, do doja qe te ishe infinitive ashtu si hapsira qiellore.
E di se…kur ndihesh i sigurt te dikush, kur ja jep zemren pa menduar dy here, kur i beson shume dhe…dhe une te besoja shume…shume madje…
Pff…po sa keq disa gjera qe i duam me se shumti nuk zgjasin pergjithmon dhe une nuk doja qe kjo gje ne mesin tone te mbaronte. Thjeshte dua ta dish se te pres. Te pres ashtu sic do pret njeriu me shpres, te pres ashtu sic pret lulja agimin, te pres ashtu sic pret pellumbesha, pellumbin e saj…
Por prap se prap e gjithe kjo dashuri, gezim qe kisha eshte kthyer nen nje humner. Cdo gje pa ty eshte kot. Nder mendime me vjen cdo nate dhe si perfundim me merr malli per ty cdo here e me shume. Por, e di qe ajo dashuri, ajo ndjenje, ajo lumturi qe kisha nuk do te kthehet me dhe ne fakt kjo varet nga ty, nese ti preferon te kthehesh tek une. Por nese nuk kthehesh? Epo, kjo do me perveloj me shume ne shpirt dhe e verteta eshte se e kam akoma te veshtire qe ta pranoj qe ti nuk je ne jeten time. Dhe mund te te them se kur perfundon nje dashur e madhe, me ndarje,grindje apo heshtje, ehhh si eshte…
Por prap se prap une zgjodha te heshtja. Te heshtja dhe t’i duroja te gjitha dhimbjet qe i mbaj brenda.
Ndoshta Zoti keshtu donte te shkruante per ne. Ndoshta ishte me e mira per ty, ndoshta ishte e mira per mu por prap se prap jeta ime pa ty nuk mund te quhet jete. Ne fund e di cfare mesova? Mesova mos me dasht askend me shume se veten  se nese nje dite ai person te braktis as veten nuk do e kthej me pas.

Ne fund te fundit e di qe do t’me kerkosh, e di qe po ta lexosh kete do qeshesh se keshtu je dhe keshtu ke qene gjithmon por ta premtoj se do t’me kerkosh jo duke me shkruar mesazhe nga telefoni apo duke me marr ne telefon si i cmendur por do m’kerkosh nga brenda zemres tende.
Do kerkosh ate dashuri qe te jepja une kur mos ta gjesh tek tjetra. Kur dikush do te te injoroj e do te te braktis, e do te te lendoj ti ne fund do me kujtosh mua. Kur te ndjehesh i tepert te dikush do me kerkosh mua sepse e di qe une kurre s’do ta jepja ate ndjenje qe po e merr nga dikush tjeter. Kur t’jesh vetem do me kerkosh mua se une asnje moment nuk te lash vetem. Do m’kerkosh kur dikush do te te thot qe je gjeja me pa vlere kur une si vleresoja si mrekullin e botes. Do e kerkosh dashurin time dhe madje do e kerkosh aq shume sa do pendohesh si shkembi. Por prap do jesh vone, do turpurohesh nga vetja qe po kthehesh tek une.
Ehh prandaj te them beso tek Karma, se karma ekziston gjithmon.
Megjithate ne fund une serisht do te te pres. Do te te pres ashtu sic pret femija te emen kur del nga kopshti. Do te te pres ashtu sic pret lulja te zotin qe ta ujisi, do te te pres ashtu sic pret njera dore, doren tjeter qe ta laje…Do te te pres sido qe te vish dhe kete ta premtoj…

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Mar 29, 2022 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

StracatellaWhere stories live. Discover now