"MY LITTLE BUNNY"

95 8 0
                                    

Aroma e ilaceve dhe zerat e doktoreve ishin si nje zgjim i padashur, ne nje realitet ndryshe nga i imi.
U zgjova ne vend te panjohur, me njerez qe nuk i kisha takuar me pare dhe mbi te gjitha nuk njihja as veten time.

Instiktivisht syte me shkuan te burri qe qendronte indiferent ne karrigen e tij me rrota.
U sforcova te levizja dhe preka lehte doren e tij, per ti treguar se u zgjova.

-Cfare po beni!?- berrtiti ai sapo preki doren time dhe ne sekond e shtyti veten pas.

Sapo pash reagimin e tij, mora doren pas dhe thjeshte preka fytin tim, si per ti thene qe nuk flisja dot.
Pasi pa gjestin tim, ai psheretiu i bezdisur dhe u kthye perseri drejte meje.

-E ke nga surumi! Edhe 10 minuta dhe do te flasesh normalisht!

Pas fjaleve te tij thjeshte pohova me koke dhe hodha shikimin nga dera, kur ne sekond nje tjeter siluet e njohur u shfaq me disa doktore.

-Qenke zgjuar!? Mesa shoh temperatura te ka rene!- u afrua me nxitim drejte meje dhe doren e vendosi te fytyra ime.

Sapo pa reagimin tim, hoqi doren dhe u largua disa hapa.

-Me vjen keq nese te tremba! Emri im eshte Santiago Vados, por ti me quaj "Tiago". Burri i frikshem te karroca me rrota eshte Noval Orso Devado. Novali eshte shefi im, kurse une jam krahu i tij i djathte dhe miku i tij i femijerise. - tha ai dhe me shpupuriti floket.

-Gezohem! Une jam....- po thoja une kur ne sekond ndjeva nje dhimbje te forte koke.

-Te lutem mos e sforco veten! Doktoret thane se ke humbur kujtesen nga aksidenti...por mos u shqeteso se eshte e perkohshme.

-Faleminderit! Me vjen keq qe nuk prezantohem dot.

-Nuk eshte nevoja. Gjeta nje medalion ne qafen tende kur u zgjove. Ai ishte thyer dhe emri nuk eshte i gjithi, por ka vetem tre iniciale. ....T.I.A....- shqiptoj inicialet ne medalion me shpresen se do me kujtohej dicka, gjithsesi ende asgje.

-Une do te quaj "Tia". Ky eshte shkurtimi i emrit tend. - u hodhe i lumtur Santiago dhe me shtrengoi doren.

-Mjaft me kete Santiago! Tani merren mjeket. Ne duhet te ikim!

-Cfare po thua Noval!? Ajo nuk mban mend asgje! Si mund ta leme vetem ne rruge pa familje, pa shtepi, pa asgje ne xhep!?

-Kjo nuk eshte puna jone!- u kthye ai ftohte dhe pasi me pa mua me inat, u largua nga dhoma.

As vet nuk e kuptoja se cfare i kam bere ketij burri qe me urrente aq shume dhe vertet dyshoja nese kishte nje zemer qe rrihte ritmike dhe e gjalle si e te gjitheve.

-Mos u shqeteso Santiago! Fal jush une jam gjalle, ndaj kjo me mjafton. Mund te gjej nje pune sapo te dal nga spitali dhe nje dite do ua shperblej ndihmen tuaj. - thashe une kur ne sekond krahet e Santiagos me ngriten pesh nga shtrati dhe me mua ne krahet e tij doli nga dhoma.

-Po vepron sipas mendjes tende Santiago!? Lere vajzen!

-Jo Noval! Nuk e le vetem ketu!

-Cfare ke ndermend ateher!? Do martohesh me te dhe do heqesh dore nga gjithcka!?

-Po! Nese ti nuk me le zgjidhje tjeter Noval. Tashme jam 30 vjec dhe eshte normale te krijoj edhe une familjen time. - u pergjigje Santiago serioz dhe ne sekond Novali shfryu i inatosur dhe u largua para drejte makines me disa roje.

-Mesa shoh ai pranoi!- mori fryme i lehtesuar Santiago dhe po me shikonte duke buzeqeshur.

-Por ai....

-Novali! Mos u shqeteso! Ai i till eshte gjithmon!- tha ai duke rrotulluar syte i bezdisur dhe pasi me hipi ne makine u ul te vendi i shoferit.

-Po ajo cfare kerkon ketu!?- ktheva koken kur degjova zerin e Novalit pas meje.

LOVE ME AGAIN, MY GENERAL! Where stories live. Discover now