!I'M HERE MY LOVE!

82 9 0
                                    

Amantia..
Syte i kisha te renduar dhe vetem mendimi se me duhet ti hapja perseri me bezdiste.
Sapo i hapa u fiksova te tavani i bardhe i dhomes.
U perpoqa te levizja pak, por ne sekond trupi te therte nga dhimbja. Kur nuk munda te levizja trupin e ktheva vemendjen nga dora e cila ishte bllokuar.

Anova koken dhe ne sekond ndjeva zemren te me rrihte forte nga personi qe flinte i qete prane meje.

Pa menduar per dhimbjen e trupit tim, u ktheva nga ai dhe e shtrengova forte prane trupit tim.
Dikujt mund te thoshte se ndjeja dhimbje, por me e dhimbshme ishte te shikoja Novalin teksa zhdukej ngadal ne endrrat e mia.

Lotet me pushtuan fytyren dhe trupi me dridhej nga frika, por kjo frike nuk ishte vdekja....ishte te humbisja cfare doja me shume se kedo.

Afrova fytyren prane fytyres se tij te fjetur dhe me lotet varge arrita te shqiptoja vetem dy fjale te shkurtra.

"I'm here my love ".

Kercitja e deres ishte si nje kthim ne realitet dhe zeri i Santiagos vertetimi i atij realiteti.

-T..T..Tia!!

Ne ato momente fytyra e Santiagos nuk kishte asnje ndryshim nga fytyra e nje femije kur i kthehet lodra e preferuar.

-Po qan si femije Tiago!- thashe une duke sforcuar nje buzeqeshje.

-M..Me ne fund u zgjove Tia! M..mendova se nuk do zgjoheshe perseri...kane kane kaluar 4 dite. Doktori...- po mermeriste Tiago kur zeri im e bllokoj.

- 4 dite!!?? Doktori Novalit!!- me shkoj mendja se sot duhet te takoja doktorin qe mund te sheronte Novalin.

Pa dashur nga e berrtitura ime u zgjua Novali i cili po shikonte i habitur.

-Noval...nuk doja te zgjoja...m..me fal!- po mermerisja ne siklet nga shikimi i tij.

Ne sekond uli shikimin ne toke dhe nuk foli asnje fjale, sikur mos te kishte guxim te me shikonte ne sy ose sikur fytyra ime ti falte frike.

-N..Noval...m..me fal! A..ta nuk me preken...une...une nuk i lejova...nese do...ti..ti mund te pyesesh doktorin...ai..- po belbezoja une kur dora e Novalit preki lehte fytyren time dhe po me perkedhelte si te ishte duke qetesuar nje femije.

Ne momentin qe dora e tij ra ne kontakt me fytyren time harrova cdo dhimbje. Dukej sikur gjithcka ishte thjeshte nje enderr e keqe.

-Hiqi duart prej saj Noval!

-Santiago...cfare po...- ishte hera e pare qe Santiago i berrtiste Novalit dhe po ashtu hera e pare qe Novali nuk thote asgje.

Pas fjaleve te Santiagos, Novali beri me dore nga roja qe ta ulte te karroca me rrota dhe u larguan te dy nga dhoma pa thene asgje me shume.

- Pse i fole keshtu Santiago! Nuk ishte faji Novalit! Ai nuk bente dot gje per mua.

-Ti nuk e di...dreqin!- tha ai dhe u largua nga dhoma.

-Cfare kane keta!? Ohu lere!! Me duhet te ngrihem te takoj doktorin e Novalit.

Sapo vendosa kembet ne toke ndjeva nje dhimbje qe me bllokoj te gjithen. Per nje moment doja te hiqja dore, por nuk mund ta lejoja!

-Forca Amantia!! Beje per Novalin!!- i thashe vetes dhe u ngrita ne kembe.

Sapo u bera gati me ndihmen e nje sherbyese te re dola nga vila dhe hipa te taksia e pare qe kaloi.

Sapo i dhashe adresen shoferit, ai u nise dhe rruga nuk zgjati as 20 minuta.

Perball meje u hasa me nje shtepi te zymte, ku brenda saj nuk ishte asnje drite, jashte kopshti me lule ishte thare dhe rrjetat e merimangave bllokonin hyrjen.

LOVE ME AGAIN, MY GENERAL! Where stories live. Discover now