"HOLD MY HAND"

107 8 0
                                    

Amantia...
Tashme ishte bere nje muaj qe nga pakti me doktorin e vjeter. Puna ne klub behet gjithnje me e veshtire dhe e padurueshme.
Gjithmon do dali dikush qe te hedhi veshtrime, dikush tjeter qe te vendosi duart ne trupin tend, dhe te tjere qe eshte pak te thuash te rrezikshem.
Cdo nate kthehem ne shtepi me te nxira nga shtrengimi i horrave qe me kapin krahun, te cara nga shishet e thyera, ose e rraskapitur pasi menaxherja e klubit nuk te le nje sekond te pushosh.
Gjysma e te keqes eshte se nuk e kam pare burrin e para nje muaji.

Me shume se gjithcka me vret shikimi i ftohte i Novalit, ngacmimet e hjenave perreth, thashethemet e sherbyeseve dhe te mos mjaftonte injorimi i Santiagos.

-Hej engjell! Nje uiski!- degjova zerin e burrit nga tavolina ne cep.

Shikimi i tij dhe te tjereve bente te me veshtirej vetja, por thjeshte duroja duke i thene vetes " Edhe 2 muaj ".
2 muaj, pasi plotesova 1 vite qe nga dita kur takova Novalin dhe Santiagon, 3 muaj qe kur fillova punen si sherbyese, 2 muaj duke u kujdesur per Novalin dhe 5 muaj si gruaja e tij.
Ende nuk me besohet se koha kaloj kaq shpejt, por te dhemb kur mendon se marredhenja ime me Novalin dhe Santiagon sa vjen e ftohet.

-Ja ku i keni!- vendosa porosine ne tavoline dhe sa do largohesha me nxitim burri qe porositi me terhoqi ne krahet e tij dhe me kaloj doren rreth belit.

Sa u bera gati ta gjuaja, e ndalova veten, pasi nese shkaktoja telashe perseri menaxherja do me pushonte dhe nuk do mund ta mbaja premtimin e doktorit te vjeter.

-Duro per Novalin!- i thoja vetes, por perseri me zjente gjaku.

Njeri prej tyre me terhoqi jashte klubit dhe te tjeret vinin pas.

-Cfare doni nga une!?- berrtita me sa kisha fuqi.

-Thjeshte te luajme! Ka kaluar kohe qe kur kemi pare nje femer kaq te bukur sa ti! Eshte mekat te lesh nje bukuri te till te te iki nga duart!- tha ai dhe me njeren dore me ngriti kemishen.

Sapo u bera gati ta gjuaja zeri i doktorit te vjeter me shtangu.

-Lereni vajzen! Cfare po beni!?

-Largohu plakush!- i tha burri ne krahe dhe e shtyti tutje.

-Nuk iki! Me ktheni vajzen!!- u ngrite perseri, por burri qe po me mbante mua nxori armen dhe ia drejtoi.

-Do ikesh apo...

-Largohu doktor! Nuk merresh dot me ta!- i thashe une por ai nuk po levizte vendit.

-Djalli e mori!!!- mallkova nen ze dhe ne sekond i mora armen nga dora burrit ,duke e bere te perfundonte ne toke.

-Lepuri paska dhemb! - tha burri prane i cili kishte mberthyer doktorin.

-Hidhe armen ose plaku do presi plumbin!

Sapo hodha armen, burri qe shtyta pas mu afrua perseri dhe po me prekte ne te gjithe trupin.
Degjoja kopsat e kemishes qe keputeshin nje nga nje, por persa kohe qe doktori ishte ne duart e tyre nuk reagoja dot.

Per nje moment sapo duart e tij rane ne kontakt me lekuren time mbylla syte e friksuar.

-Hiqi duart prej saj!- degjova nje ze pas meje dhe nje e shtene arme e hodhi burrin pas meje ne toke.

Per frikson sekondi vendi u mbush me burra te armatosur dhe para tyre ishte burri i nje muaji me pare.

-A..ai ka vdekur!- degjova mermeritjet e doktorit kur pa dy horrat pas nesh te vdekur.

-Doktor! Mos...- po thoja une kur dy krahe te forte me moren prane dhe koka e atij personi u struk ne qafen time.

-Lepuri im! Me ne fund te gjeta! - u shkeput nga perqafimi dhe sapo pa kemishen time te zberthyer dhe strecat e zeza te grisura, syte u erren nga urrejtja.

-Kush!? Me thuaj kush guxoi te te prekte me dore!? Berrtiti shume prane fytyres sime.

- Ilias!! Disa po arratisen!

-Kapi dhe mi sillni mua! Do te bej te luten per vdekjen pas asaj qe i ben lepurit tim!- tha ai dhe u largua me nxitim.

-Ruani vajzen!!- u tha dy rojeve pas meje.

Sapo ai dhe te tjeret u larguan gjuajta dy rojet duke i lene pa ndjenja dhe u largova me doktorin.

-Po..por ai burri..ai na shpetoi jeten...ai..- po thoshte doktori kur une e nderpreva.

-Ai eshte me i rrezikshem se horrat qe vrau! Nese na kap harroje te largohemi me prej tij.

Sapo degjoj fjalet e mia doktori nuk foli me.

-Hiq dore vogelushe!- tha ai pasi arritem para shtepise se tij.

-Nuk heq! Pakti eshte pakte!

-Do te vdesesh per nje njeri qe nuk ta di vleren! Qe nuk ka besim te ti! Qe te urren deri ne ate pike sa eshte gati te te vrasi!!??

-Po!- thashe une dhe u largova duke e lene doktorin e vjeter te ngrire ne vend.

Sapo hyra brenda ne vilen Devado, rrugen ma zuri Serena.

-Me ne fund u ktheve! Cfare te ka ndodhur keshtu!? Harrova se kjo eshte puna e nje femre si ty!

-Zhduku nga rruga ime hjena e vogel!

-Ik te Novali se po te prete nje surprize e bukur! - tha ajo por une nuk i kushtova vemendje.

Sapo hapa deren, ngriva ne vend dhe lotet filluan te me binin rreke.

Ne sekond sapo ndjeu pranine time femra ne krahet e Novalit ngriti shikimin nga une.

-Pra kjo qenka "gruaja jote" Noval!?- tha ajo pasi shkeputi buzet e saj nga te Novalit.

- Sillu sikur ajo nuk ekziston!- tha ai pa e larguar femren nga krahet e tij.

-N..Noval!?- mermerita une duke pare drejte tij me lotet varge ne fytyre.

-Largohu!- tha ai ftohte!

Sapo degjova zerin e tij u largova me vrap nga dhoma. Perpiqesha te mbaja lotet, por sa here qe ne mendje me vinin ato momente ndjeja zemren te me ndahej ne pjese.

E doja! E doja aq shume sa nuk e mendoja dot jeten pa te, por perseri ai nuk me besonte.

-Pse dreqin nuk me pyet cfare kam Noval!? Pse nuk me pyet nese te dua!? Pse nuk me shikon ne sy njeher te vetme!? Pse nuk me beson, kur tu luta ta beje!? Aq e pavlere jam per ty!!- qaja me ze sikur ai vertet ti degjonte keto fjale.

-"JUST HOLD MY HAND NOVAL".
*****

-Zoti Ilias! Vajza ishte arratisur!

-Po rojet!?

-I gjeta pa ndjenja! Nese do mund ta kerkojme..

-Jo! Me pelqen ta kap lepurin tim pa lak! Dhe kur ta kap, nuk e le me te me iki.

-Pse jeni fiksuar kaq shume pas asaj vajze!?

-Se di! Ndoshta mund te quhet dashuri me shikim te pare!- tha ai duke qeshur dhe roja doli pa thene asnje fjale.

-Cfare tha zoti Ilias!?

-Ka rene ne dashuri me ate vajze!

-Dashuri!? Ku di nje monster si ai nga dashuria! Ai njeri vrau familjen e tij dhe te fejuaren shtatezane!- tha roja tjeter dhe u largua nga dhoma.
*******
Hey te gjithe. Sorry per vonesen!
Nje tjeter i fiksuar pas Amantias, dhe ky ne dukje mund te jete me i rrezikshem se Irvani.

Kush ishte vajza qe ishte duke puthur Novalin!? Edhe dy muaj dhe ferri mbaron, por cfare do sjellin keto dy muaj ne dukje te shkurter!?
blue__writer1
AntigonaFataj
InaQershori
Anastaglia31 dhe gjithe te tjeret shpresoj tu pelqej pjesa ❤.

LOVE ME AGAIN, MY GENERAL! Where stories live. Discover now