!I CAN CUT YOUR THROAT FOR MY MASTER!

102 9 26
                                    

Pas 3 ditesh...

Kane kaluar 3 dite qe nga ardhja ime ne vilen Devado dhe pervec thashethemeve dhe bezdisjeve te sherbyeseve punet me ecin mire.
Krahu eshte sheruar qe nga incidenti i fundit, por Novalin se kam pare.
Santiago thote se po merret me disa pune te rendesishme, sidomos tani qe pjesa tjeter e familjes Devado do kthehet.
Te gjithe jane vene ne levizje pasi sot do jene ketu.

-Hej Tia! Si je!?

-Santiago!? Kur u ktheve!? Po Novali!?

-Tani sapo erdhem! Novali u mbyll perseri te zyra e tij e famshme. Sot me te vertet qe nuk eshte ne humor.

-Pse!? Dicka qe nuk shkon ne kompani!?

-Jo! Bizenesi eshte pika e forte e nje biznesmeni, por problemi do vijne sot me makina.

-Ti do te thuash familja Devado!?

-Jo saktesisht familja e Novalit ...le te themi qe eshte nje histori e gjate. - tha Santiago duke ulur syte, por une u mbeshteta nga muri dhe po prisja qe ai te tregonte .

-Ti nuk heq dore apo jo? Ne rregull ateher!- tha ai dhe nisi te fliste.

-Familja Devado nuk eshte me si dikur, tani me shume jane si ujqer qe presin te ngulin dhembet. Para shume vitesh ,kur nena e Novalit ishte ende gjalle, mbiemri Devado i perkiste asaj. Kur Novali ishte ende 7 vjec nena e tij vdiq ne nje aksident, dhe babai i tij mori pushtetin e familjes. Ai njeri nuk duhet te quhet baba, pasi nuk e ka dashur kurre as gruan dhe as femijen e tij.
Sapo nena e Novalit vdiq, ai njeri i ndyre solli ne shtepi nje grua tjeter dhe u martua me te. Ajo grua ishte dashnorja e tij, me te cilen kishte nje femije...nje djale 4 vite me i vogel se Novali.
Qe nga ardhja e tyre, jeta e Novalit u be nje ferr dhe mbiemri Devado u be burgu i tij. Gjithsesi Novali u rrite i forte dhe i vendosur per te marr cfare nena e tij la pas. Kur ishte 18 vjec ai u dashurua me nje vajze ,por kjo dashuri zgjati vetem 3 vite, pasi pas 3 viteve ajo femer nxori fytyren e vertet.

-Cfare do te thuash!?- pyeta konfuze Kur pash fytyren gjithe urrejtje te Santiagos.

-Kur Novali mbushi 21, ndodhi nje aksident. Ishte dita kur me ne fund perpjekjet e tij u shperblyen dhe Novali do merrte pas cfare i takonte.
Aksidenti nuk i mori jeten, por kembet e tij.
Vajza qe Novali donte me shume se gjithcka e tradhetonte prej shume kohesh me gjysem- vellain e tij dhe ne fund mori gjithcka te cmuar qe Novali ia kishte dhuruar dhe u largua.
Kjo ishte arsyeja pse tashme ai nuk beson me ne dashuri. Braktisja nga i vetmi person qe besonte e kthehu ne paranojak, nje njeri qe si beson as vetes. Mu deshen shume vite per te fituar besimin e Novalit. Tani qe e vetmja arsye e Novalit eshte karroca me rrota, ujqerit kane marr ne dore shtepine.

-Kjo eshte arsyeja qe shume sherbyese flasin ne kete menyre pas shpines se Novalit!?

-Po! Ato shume here jane perpjekur te hyne ne shtratin e Novalit vetem qe te kene femijen e tij, por kane deshtuar.

-Cfare!! Me thuaj kush dhe kam per ti ballcamosur Santiago!

-Mire mire! Lejo te te them personat nga te cilet do ruhesh me shume.

-Ne rregull!

-I pari eshte Huan Devado! Ai eshte babai i Novalit. Nuk i kushton shume vemendje personave si sherbyeset ndaj nuk besoj te jete telash per ty, te pakten nese mbetesh e till.
Tjetra eshte Olivia Porter Devado. Njerka e Novalit. Olivia eshte shtrige ne cdo kuptim te fjales. Ajo i torturon sherbyeset qe nuk i binden dhe mund te blej edhe njeriun me besnik me para.
Vinsent Porter Devado, ose gjysem vellai i Novalit. Ai eshte nje idjot ne cdo kuptim te fjales. E ka mendjen vetem te dali neper klube dhe kur kthehet fle me cdo sherbyese qe i del para. Me pak fjale nuk punon me mendje por...hem..e di vet ti.
E fundit eshte Selena Devado. Ajo eshte femija qe Olivia lindi kur erdhi ne familjen Devado. Eshte vetem 19 vjece, por eshte nje dhelper qe nuk e ka shoqen. Nese do me pyesesh mua ajo eshte me e rrezikshmja. Mund te luaj rolin e nje vajze te pafajshme dhe te dobet dhe i fut te gjithe ne kurth me disa lot krokodili. Vetem per fajin e saj jane pushuar te gjithe ata qe ishin ne sherbim te Novalit. Ajo e urren Novalin, ndaj do qe te marri prej tij cfare ka me te rendesishme dhe ne fund te mbetet vetem ajo. Mua perpiqet te me joshi me cfare ti vije ne koke, por ende nuk ia ka dal.

LOVE ME AGAIN, MY GENERAL! Where stories live. Discover now