"PLEASE! DON'T SAY IT!"

104 8 0
                                    

Amantia...
Sapo lexoi emrin e Novalit, doktori u ngrit ne kembe dhe hodhi fletet ne duart e tij.

-Cfare ka...pse..

-Largohu!

-Pse po e thoni kete!? Ju...

-Mjaft!! Ti po me kerkon te operoi nje nga familja Devado!? Djalin e familjes...familjes e cila vrau vajzen time!?- sapo ai tha keto fjale u ul ne gjunje.

-Por...si mund te jeni i sigurt!?

-Pronari i atij klubi ku ime bije u gjet e vdekur ishte Huan Devado! Njerzit qe rrembyen vogelushen time dhe ma kthyen te vdekur ishin nga familja Devado!- pas fjaleve te tij ngriva ne vend. E besoja ne momentin kur permendi Huan Devado! Nga cfare Santiago me ka treguar per ate njeri nuk do ishte e cuditshme te arrinte deri ne kete pike.

-Po..Novali eshte ndryshe! Ai nuk ka lidhje me Huan Devado! Ai eshte braktisur prej tij dhe familjes Devado! Me vjen keq per cfare te ka ndodhur, por te jap fjalen se do te ndihmoj te marresh hakun e vajzes. Te lutem, operoje Novalin!

-Te operoi djalin e atij monstre!? Jo! Largohu!!

-Une do bej gjithcka qe ti me thua! Nese ia dal mbaje fjalen dhe operoje Novalin.

-Tch! Ti je e cmendur! Te duash dike aq shume, por ne rregull! Nga sot do punosh ne nje klub nate! Do jesh nje femer qe tregohet me gishte nga kushdo dhe e ke te ndaluar ti tregosh dikujt arsyet e tua! Behu memece dhe leri te tjeret te gjykojne! Lere njeriun qe do aq shume te te urrej dhe ti veshtiresh! Shikoje si do humbasesh gjithcka, sikurse vajza ime.

-Nese kjo eshte cfare ti do...ne rregull, por nese ia dal te mbjetoi mbaje fjalen!

-Ateher jemi dakort!

Sapo u largova nga ajo shtepi u nisa drejte nje klubi nate, ku do me duhet te punoja derisa te permbushja premtimin.

Sapo hyra brenda ndjeva tymin e duhanit dhe aromen e rend te alkoolit. Femra gjysem te veshura qe kercenin dhe disa te tjera te ulura ne krahet e meshkujve.
Ishte nje pamje, me te cilen kurre nuk do mundesha te mesohesha, por per Novalin mund te shkoj edhe ne ferre.

Pasi lidha nje kontrate pune, nje vajze diku mosha ime me nje make-up te renduar dhe fustan te shkurter siper gjurit me dha nje veshje. Me shume se nje veshje ishte nje rrobe e grisur qe nuk mbulonte as gjysmen e trupit tim.
Fal zotit isha vetem nje kamariere qe kisha detyre te sherbeja. I ruhesha shikimeve te meshkujve qe te mos perfshihesha teper ne kete ferre.

Sapo vendosa gotat dhe shishet e alkoolit diku ne nje tavoline te vogel ne cep, bera te largohesha, por dora e nje burri diku te 35 vjec me nje te care qe kalonte mes fytyres me terhoqi ne krahet e tij.
Bera te lirohesha nga shtrengimi, por ishte e pamundur. Pavarsisht sa here e shtyja pas me berryla ai nuk spostohej asnje centimeter. Ishte vall nje bllok betoni apo shufer metali ky njeri!?

-Ke nje ore qe perpelitesh dhe ende nuk ke zene mend kotele!? Me duhet ta pranoj qe kesaj radhe kam kapur nje lepur te eger!- degjova zerin e tij te forte shume prane veshit.

-Hiqi duart prej meje! - mermerita une duke e pare gjithe inat.

-Si mund te le lepurin tim te iki!?- tha ai duke cekur buzet te qafa ime. Ne sekond sapo ndjeva puthjen e tij, gjaku filloj te me zjente dhe imazhi i Novalit mu shfaq para syve.

-Nuk jam e jotja!- u ktheva perball fytyres se tij.

-Ateher lepuri i kujt je, t'ia kepus koken pronarit tend!?

-Nuk do ia kepusesh koken Novalit tim, sepse para se te shkosh te ai, une do kepus koken tende!- i peshperita dhe e shtyta aq forte sa ai u perplase me murin.

Sapo u lirova nga shtrengimi i tij vrapova drejte daljes, pasi tashme ishte koha te largohesha.

-Shef! Jeni mire!? Po shkoj ta gjej vajzen!

-Jo! Lere te iki!

-Por zoteri...

-Nuk mbahet lepuri ne kafaz! Kur ta kap perseri do sigurohem ta zbus pak!

-Eshte hera e pare qe te shoh te buzeqeshesh keshtu Ilias!

-Oh cfare surprize bukur Irvan Hisaki apo "Lucifer "!

-Nuk me the arsyen e kesaj buzeqeshje Ilias Don Serxho!?

-Ishte nje lepur i eger qe me iku nga duart! Nje lepururushe e rralle!

-Eshte hera e pare qe interesohesh per nje femer.

-Lere ate pune miku im i vjeter! Po ti e gjete gjeneralen tende!?

-Ende jo! Me duket sikur e kam kaq prane, por ka dicka qe e mban large meje!

-Do e gjesh miku im!

-Po! Dhe nuk e humbas perseri Ilias!
*******
-Zoti Noval! Vajza eshte gjetur ne nje klub nate! Ajo punon atje!

-Eshte e pamundur! Ky duhet te jete ndonje keqkuptim!

-Do ta pyesim kur te vije Santiago!- po thoshte Novali, kur silueta e Amantias hyri ne dhome.

-Tia! Ti erdhe!? Cfare eshte kjo veshje!? Ti nuk punon ne klub nate apo jo Tia!?- syte e Santiagos ishin te shqetesuar per pergjigjen, kurse ata te Novalit kishin nje rreze shprese se pergjigja ime do ishte jo, por tashme ishte vone.

-Po Santiago!- sapo degjuan pergjigjen time te dy ngrine ne vend.

-Jo Tia! Ti e di sa e rrezikshme eshte kjo pune!? Ti duhet te kesh nje arsye Tia!

-Kjo eshte deshira ime Santiago! -sapo thashe keto fjale ktheva koken nga Novali i cili po me shikonte i zhgenjyer.

-A jane para ato qe te duhen!? Merr sa te duash, por largohu nga ajo pune!

-Parat!? Parat e tua nuk jane asgje per mua Noval! Kjo eshte jeta ime!! Mesohu e mori djalli!!!

-Mendoja se e kisha gabim! Se ti ishe ndryshe..., por ju femrat jeni te njejta! Kjo eshte hera e fundit qe do te besoj perseri!- tha ai dhe u largua nga dhoma.

-Tia...une e di qe ti nuk je e tille! Ti....

-Te lutem Santiago! Ndalo! Mos me thuaj asgje, nese do thjeshte beso te une!- thashe une dhe u largova nga dhoma.

Sapo mbylla deren fillova te qaja sikur te kisha humbur nje pjese te rendesishme te zemres sime.

-Noval! "PLEASE! DON'T SAY IT...!" Me beso sado pak!

Lotet e mi nuk kishin te shteruar, por kjo dite do ishte vetem fillimi! Dite te gjata dhe plote urrejtje ne syte e Novalit do me linin te dobet. Ai ne me beson me, por tashme vetem me urren!
*********
-Naten Ilias!

-Naten Irvan! Shpresoj ta gjesh gjeneralen tende!

-Edhe ti lepurin tend Ilias!- tha Irvani dhe u largua drejte nje rrugice anes liqenit.
Teksa shikonte valet e ujit i kujtohen gjeneralja e tij. Humbiste ne pasqyrimin e liqenit sikur te ishte duke pare ate.

"I qete valezon me henen!
Por une henen ku e kam!?
U largua midis dallgeve,
Ndaj i vetem une sot jam!"
*********
Hey te gjithe!
Sorry per vonesen por shkolla ta merr shpirtin!
Premtimi i doktorit te vjeter dhe Amantias filloi ,por si perfundon kush do fitoi!?
Novali po e urren me shume Amantian dhe ajo as nuk mund ti shpjegoi arsyen!?
Irvani u afrua Amantias, por fati nuk donte ti bashkonte!?
Kush eshte personazhi i ri dhe sa i rendesishem do jete ai ne kete liber!?
Gjithcka do zbulohet me kohen!
Shpresoj tu pelqej pjesa ❤.
blue__writer1
AntigonaFataj
InaQershori
Anastaglia31
adelajda1 dhe gjithe te tjeret shpresoj tu pelqej pjesa ❤

LOVE ME AGAIN, MY GENERAL! Where stories live. Discover now