1

1.3K 62 187
                                    

Nje nga familjet me te respektuar te lagjes
Nje familje ne te cilen respektohej fjala e te gjithve,
ku te gjithe kishin te drejtat e tyre por si cdo familje shqiptare fjala e prinderve ishte ligj

- Mirëmëngjesi familja - tha duke zbritur shkallet
- Mirdita thuaj- tha duke qeshur i vellai
- eshte e diel sot keshtu qe kisha te drejt qe te flija me shume- tha ajo duke shkuar dhe duke puthur te motren

Familja e saj përbëhej nga pese antare
Ajo ishte fëmija i pare i familjes
Sapo kishte mbushur njeze e nje vjece gjithashtu kishte edhe nje vella tre vite me te vogel dhe nje moter shtate vjece

- po babi - tha duke hapur frigoriferin
- ka shkuar ne dyqan - tha mamaja e saj

Nuk ishin nje famije e pasur por kishin nje ekonomi normale
Ata ishin nje famije ku te gjithe mundohehin te sillnin dicka

Besimi ishte nje emigrant qe ishte kthyer me ne fund per te qen pran famijes dhe per te punuar ne vendin e tij
Pas shume vitesh emigrimi ne Greqi kishte vendosur te hapte nje dyqan te vogel ku te nxirrte te ardhurat per jetesën e tyre
Ndersa e ema Anila ishte mësuese dhe madje nje nga mësueset me te mira

Pasi kishte ndihmuar te emen me punet e shtepis po qendonte e shtrire ne divan duke degjuar muzik me kufje dhe duke pare ne instagram

Ne ate moment telefoni vazhdoi te binte dhe ajo qeshi
- nuk mund te qendrosh as nje dite pa mua - tha duke u pergjigjur

- dihet ajo gje - tha Vanesa duke qeshur
- do dalim me vone me grupin - pyeti ajo serish

- hmmm se duhet te pyes shefen njeher - tha Esra
- te degjova - u degjua zeri i Aniles
- ne rregull zemra pyete e me thuaj qe te behem gati - tha Vanesa duke mbyllur telefonin

- jo - tha Anila sapo ndjeu se ajo ju afrua
- po prit moj se akoma nuk kam folur - tha Esra duke qeshur

- moj vajze a ka mundesi te qendrosh me ne , vetem te dielave te kemi ne shtepi e ti do te dalesh- tha ajo serioze

-ti je mami me e mire ne bote e di une - tha ajo duke ju afruar
- mos me mashtro mua se e nxora shapken- tha Anila duke treguar kemben dhe pastaj te dyja vazhduan te qeshnin

Ajo e dinte se askush nuk e ndalonte per te dal sepse ata e njihnin vajzen e tyre dhe e dinin se ishte e zonja ta mbronte veten por deshironte qe gjithsesi ta merte lejen e tyre

Doli nga shtepi dhe vazhdoi te ecte me duart ne xhepa si gjithmon
- o goce ndal nje minut - degjoi zerin e dikujt dhe vazhdoi te qeshte
- mos kujto se jam hajdut- tha duke u kthyer nga ai

- seriozisht Es kur do vazhdosh te ecësh si duhet- tha Siari duke qeshur
- ate dite kur ti te pranosh ndjenjat qe ke per Vanesen- tha ajo duke e ngacmuar
- domethen kurr- tha ai dhe te dy vazhduan te qeshnin

Nderkoh Vanesa dhe Alba po qendronin ne hyrje te vollges duke biseduar
- e gjen dot per cfare flasin- tha Esra duke i pare
- si gjithmonë po ziheni se peshorja nuk eshte e sakt - tha Siari duke qeshur

- nuk arrij ta kuptoj perse hypni ne ate peshore kur asnjeher nuk e besoni dhe pranoni rezultatin e saj - tha Siari duke u afrua drejt tyre

- po si te qendrojm nje ore duke ju pritur ju kete pune do bejm - tha Vanesa duke i nxjerr gjuhen
- ahhh ju nuk jeni mire jo - tha Esra dhe Alba vazhdoi te qeshte

Ata te kater ishin shoke te ngusht kudo ishin bashke dhe Siarin gjithmonë e ngacmonin duke i then se ishte si gjeli mes pulave duke qen se ishte i vetmi djale ne grupin e tyre

Ishin ulur perball detit dhe po hanin fara
- kam nje propozim per ju - tha Siari duke u kthyer nga ata

- he njeher ta degjojm- tha Esra duke qeshur
- neser organizohet nje event i rendesishem dhe me than qe kan nevoj per kamarier- tha ai

Forca E DashurisWhere stories live. Discover now