26

463 41 94
                                    

Sapo e pa gjyshen te hynte ne dhomen e tij e dinte se dicka do te ndodhte dhe vetem po priste qe ajo te fliste

- po te degjoj- tha duke i buzeqeshur
- bir - filloi te fliste ajo duke e pare ne sy
- mos je semur- pyeti i shqetesuar ai
- jo fal zotit deri tani jam mire - tha ajo

- a mund te dalesh ne teme gjyshe - tha  serioz
- bir ti e din se je  nipi im i preferuar dhe se syt tek ti i kam - fliste duke i buzeqeshur dhe ai vetem po e shikonte

- po e di por për cfare po ma thua tani - tha duke u ngritur dhe duke ndezur nje cigare
- dhe endrra ime eshte qe te te shoh te veshur dhender - fliste  duke u kthyer nga ai

- gjyshe ti e din se une i kam mbyllur punet me martesën- tha serioz duke e pare
- e kemi biseduar shume here kete gje - tha ajo duke shkuar pran tij qe po qendronte tek dera e ballkonit

- edhe une kam qendruar i vendosur ne vendimin tim - tha sërish
- me degjo njeher deri ne fund - tha duke ngritur zerin ajo dhe Liami nuk foli por vetem e pa

- une e kam ate enderr dhe dua qe ta realizoj sa me shpejt- fliste duke e pare
- po shum mire e ke menduar por per kete gje duhet te gjej vajzen njeher - tha ai por ajo e nderpreu

- e di edhe per kete e kam une zgjedhjen perfekte - tha duke qeshur ajo dhe Liami e kuptoi se ku do te dilte  me ate teme

- ajo qe ti mendon nuk behet- tha para se ajo te fliste
- une nuk ta thash akoma se per ke mendoj- tha ajo

- nuk ka nevoj e kuptova shume qarte qellimin tend - u kthye drejt saj
- dhe po ta them se nuk behet - tha i vendosur

- e perse nuk behet Sandra eshte shume vajze e mire ajo eshte perfekte per ty edhe familjen tone- këmbëngulte ajo

- une nuk e dua dhe nuk ndjej asgje per ate vajze - fliste serioz
- nuk ndjen- tha duke ngritur zerin ajo sikur po e kritikonte per dicka

Liami vazhdoi te thithte cigaren e dyt qe kishte ndezur
- jo asgje - tha serish
- po ato here qe je futur ne shtratin e saj a nuk ndjeje
- kur ke kaluar netet pran saj a nuk ndjeje- tha duke ngritur zerin ajo

Liami  vazhdoi te qeshte me ironi
- ashtu te ka then epo ja qe nuk ti paska dhen informatat e sakta a do ta dish te verteten ta them une tani

- ne rradhe te pare gjyshe e dashur nuk kam hyr une ne shtratin e saj Por ka qen ajo tek i imi

- ne rradhe te dyt a te ka treguar ajo se ato here qe ka qen me mua une kam qen aq tap sa nuk me mbanin kembet e mia

- po qe kur e kam pare ne mengjes nuk mbaja mend asgje se cfare kishte ndodhur
- keto jan te verteta jo ato qe ju interesojnë juve - tha duke ngritur zerin

- bir me beso se me ate do te jesh i lumtur sepse une e njohe dhe ajo vajze eshte amaneti im - tha si duke ju lutur ajo

- e di qe eshte amaneti jot dhe prandaj nuk kam then asgje kur ti vendose ta sjellësh ketu por vetem kaq mos prit asgje tjeter nga une - tha duke e pare ne sy

- une ate vajze do ta bej nusen time dhe kjo gje ka marr fund - tha serioze
- po shume mire martohu ti me te - tha duke u larguar

- Liam Gega- tha duke ngritur zerin kur pa se ai hapi deren
- po - tha duke u kthyer nga ajo dhe e pa serioz

- une nuk pranoj askend tjeter vec asaj ne kete shtepi - tha duke dashur qe ta bente te ndryshonte mendim
- edhe po te doje ti nuk do e sillja ketu - tha i qet

- cfare do te thuash se ti tashme e ke dike- filloi te fliste serioze
- kam apo nuk kam kjo gje nuk ka cfare ju duhet juve - beri te largohej

- une e di se ti del e bredh lart e poshtë me vajza misterioze por ne shtepin time dhe mbiemrin tim nuk do ta marr askush pa miratimin tim - tha duke bertitur ajo

Liami e kuptoi se ajo kishte pare lajmet ne portal e prandaj kishte shkuar tek ai duke i then ato gjera
Sandra kishte folur me te dhe ai i dinte mire qellimet e saj

- gjyshe ti e din se une te dua dhe te respektoj shume por te lutem qendro larg jetes time sepse aty nuk lejo askend te hyj

- nese fejohem , martohem apo do te dashurohem nje dite do te ndodh kur une te vendos dhe me ate qe une do te zgjedh - tha duke u larguar para se ajo te flsite

Zbriti shkallet dhe e pa Sandren qe po qendronte ne sallon
- ki kujdes me mua - tha duke e pare me percmim

- cfare po thua - beri sikur nuk po e kuptonte ate qe ai tha
- po te them mos luaj me fatin se ateher kur nuk e pret mund te përfundosh ne rruge - tha duke u larguar dhe duke perplasur deren me inat

....

Sapo kishte arritur ne shtepi dhe ishte shtrire qe te flinte sepse ishte super e lodhur
Ne nje moment degjoi nje bori makine te binte

Mbuloi koken dhe nuk levizi por kur pa se ajo zhurme nuk po pushonte u ngrit dhe hapi dritaren me nerva dhe kur pa se kush ishte ngeli e habitur

Ai ndezi driten e makines qe ajo ta shikonte
doli nga dhoma  ngadal dhe zbriti poshte
Hapi porten e shtepis dhe shkoi pran tij

- mos ishe ne gjume - tha Liami duke buzeqeshur
- jo po kerceja vallen e kukesit- tha me ironi ajo

- aman a din ta kercesh- tha duke qeshur ai
- cfare po ben ketu - tha ajo duke u ber serioze

- kisha nevojë te flisja me dike dhe vetem ti me erdhe ne mendje- tha me gjysem zeri
Ajo u kthye duke pare nga shtepia e saj dhe nuk foli

- do te te pres tek Blu Stari nese nuk vjen per disa  minuta nuk ka gje te kuptoj- tha duke i buzeqeshur
- nuk e di nese do mundem- tha ajo dhe ai  u largua

- ufffff - shfryju ajo duke hyr brenda
Pa oren dhe ajo kishte kaluar dhjeten
Po shkonte drejt shkalleve kur degjoi zerin e te atit

- kush ishte ajo makine qe ndaloi para portes - pyeti ai duke bere qe ajo te kthehej nga ai
- hmmm- tha duke u menduar dhe ai vetem e pa

- ishte Siari- tha duke genjyer
- ne kete ore - pyeti ai serish
- po ja i ka ardhur nje kusherire sonte dhe me ftoi te shkoja edhe une - tha Esra

- a nuk eshte pak si vone - e pyeti
- po tani po ktheheshin ne shtepi se kan pas dal - tha duke e genjyer
- ne rregull shko por para ores dymbëdhjetë te jesh ne shtepi dhe te te sjell ai jo te vish ne kembe- tha serioz i ati

- je me i miri- tha Esra duke ju hedhur ne qafe edhe pse po ndihej fajtore per ate genjeshter qe i tha
Por per Esren kjo futej tek genjeshtrat e bardha

Liami pa oren dhe ndezi makinen
Ndoshta kishte gabuar qe kishte shkuar tek ajo se ne fund te fundit cfare ishin ata te dy

Sapo do largohej ajo hapi deren dhe hyri brenda
- ne dymbëdhjetë duhet te jem ne shtepi - tha duke vendosur rripin dhe Liami buzeqeshi kur pa se ajo  kishte shkuar tek ai

As ai vet nuk e kuptoi perse kishte nevoj te fliste me te por vetem dinte se beri ate qe mendja i tha
Te shkonte dhe ta takonte ate 
Vajzen qe ditet e fundit kishte hyr thell ne mendimet e tij .....


Ne fakt mendova edhe te mos shkruaja sonte sepse kam pasur nje dite te ngarkuar  por serish mendova qe duhet ti mblidhja forcat sepse  ju  e meritoni qe te pakten nje pjese ta  postoj 🤗

Shihemi neser 👋👋

Forca E DashurisWhere stories live. Discover now